Global population reached 8 billion/ How to slow the pace of growth
On November 15, the world's population is expected to exce...

Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i tërmeteve, përgjigja e shkurtër nga komuniteti shkencor është ende jo. Por kërkimet në këtë aspekt po përparojnë, dhe tashmë nuk ka më dyshime mbi faktin se një e çarë në thellësi të kores së Tokës, përpara se të shkaktojë një fenomen sizmik me intensitet të madh, prodhon sinjale, të cilat në një farë mënyre mund të kapeshin nga sizmografët apo instrumentet e tjera.
Komuniteti shkencor është vazhdimisht në kërkim të modeleve parashikuese të afta për të përcaktuar me saktësinë maksimale të mundshme hapësinore dhe kohore, kur dhe ku do të ndodhë një dukuri sizmike, duke shfrytëzuar të gjithë informacionin e mbledhur ndër vite dhe të dhënat e mëdha që kemi sot.
Një potencial teknologjik i paimagjinueshëm deri pak vite më parë, që me qasje të ndryshme mund të çonte në rezultate të kënaqshme. Sa herë që një tërmet i madh godet një zonë të botës, ai shkakton dëme dhe shkatërrime, duke vënë në rrezik shumë jetë njerëzish.
Edhe pse në shumicën e rasteve mund të duket si një ngjarje e papritur, në realitet në ditët para ngjarjes sizmike ndodhin një sërë dinamikash, të cilat nuk janë të lehta për t’u kuptuar apo interpretuar. Një pikënisje interesante - dhe relativisht inovative - për studimin e proceseve gjeologjike si origjinë e tërmeteve vjen nga studimi “QuakeFinder”, një projekt i koordinuar nga kompania e shërbimeve inxhinierike Stellar Solutions me një grup pune që përfshin gjithashtu Google Research.
Ata analizuan ndryshimet në fushat magnetike gjatë dukurive sizmike që ndodhën gjatë viteve 2005-2019, duke përdorur sisteme të mësimit të makinerive që punojnë nga 125 stacione matëse në shtetin e Kalifornisë, SHBA.
Të dhënat e disponueshme kanë nxjerrë në pah disa elementë që përsëriten, dhe që mund të lidhen me fillimin e fenomeneve sizmike. Për shembull, rritja e madhe e presionit në koren e Tokës, duket se është e aftë të modifikojë përçueshmërinë e shtresave shkëmbore, dhe ky është prelud i një tërmeti të madh. Edhe emetimet natyrore elektromagnetike me frekuencë shumë të ulët, mund të tregojnë se do të ndodhë një ngjarje e rëndësishme.

Çdo mënyrë sinjalizuese duhet të vendoset në shkolla, zyra, kudo
Nuk është hera e parë që variacioni i fushës magnetike shfrytëzohet për të investiguar dukurinë e tërmeteve. Por polemikat e ndryshme kanë bllokuar gjithmonë vazhdimin e hetimeve në këtë fushë. Në fakt, nga studimet më të fundit, është zbuluar se përpara rënies se një tërmeti, aktivizoheshin forcat gjeologjike, që deformonin paksa koren e Tokës.
Sot është e mundur të mblidhet një sasi shumë më e madhe të dhënash se më parë, duke krijuar bazën për analiza më të hollësishme dhe për një qasje të të dhënave të mëdha. Megjithatë, rruga drejt zbulimit të një modeli parashikues vërtet të besueshëm, duket ende shumë e gjatë.
Kjo duke marrë parasysh pengesat e shumta në aplikimet e mundshme, përfshirë të ashtuquajturat ndërhyrjet mjedisore si ndryshimet në aktivitetin diellor, apo ndryshime të rëndësishme në trafikun lokal.
Me pak fjalë, ekziston rreziku i prodhimit të një numri të madh alarmesh false. Sidoqoftë, duhet theksuar se shkencëtarët e kanë cilësuar sinjalin e variacionit të fushës magnetike si fenomen me rëndësi, edhe pse e pranojnë se ai nuk shfaqet në të gjithë tërmetet. Megjithatë, ekzistojnë kushtet për studime të mëtejshme, të cilat synojnë mbi të gjitha që të filtrojnë ndërhyrjet që mund të ndikojnë tek vlerat, duke filluar nga aktiviteti diellor.
A mund t’i parashikojnë kafshët tërmetet?
Gjithmonë pasi bie një tërmet, ka shumë njerëz që flasin për sjelljet e pazakonta të kafshëve shtëpiake, si qentë dhe macet pak minuta para lëkundjes. Por sa e vërtetë është kjo? Deri më sot mungon informacioni i disponueshëm mbi këtë çështje, por ndoshta ai është deri diku i vërtetë.
Duke filluar nga Italia, një studim i botuar në “Gazetën e Zoologjisë” tregoi për shembull se bretkosat u fshehën vetëm pak minuta para goditjes kryesore të tërmetit të Abrucos në vitin 2009. Një përmbledhje sistematike e literaturës shkencore mbi këtë temë, botuar në vitin 2018 në buletinin e “Shoqatës Sizmologjike Amerikane”, analizoi mbi 180 raporte të ndryshme dhe 700 përshkrime të episodeve individuale, duke arritur në përfundimin se për momentin mungojnë provat e duhura shkencore.
Edhe nëse dëshmitë janë të shumta, duke e bërë të pamundur që hipotezat e kafshëve të parashikojnë tërmete të jetë tërësisht një gënjeshtër, të dhënat e disponueshme janë jo-homogjene dhe shpesh shoqërohen me histori retrospektive dhe anekdotike.
Për më tepër, në varësi të rastit, këto sjellje kafshësh ishin regjistruar nga disa sekonda deri në disa muaj para tërmetit, dhe në një interval hapësinor nga disa kilometra në disa qindra km nga epiqendra e tërmetit. Prandaj, në përgjithësi, fuqia parashikuese e sjelljeve të kafshëve duket të jetë - gjithnjë duke supozuar se ekziston mundësia e njohjes së vetë fenomenit si të bazuar në shkencë - shumë pak e dobishme në praktikë si një mjet për zbulimin paraprakisht të goditjeve të forta sizmike.
Gjithsesi, aftësia për të kuptuar atë që mund të perceptojnë kafshët - nuk dihet nëse ato janë dridhje në tokë, ndryshime të vetive magnetike apo frekuenca elektromagnetike anormale - mund të diktojë kërkimet e ardhme shkencore dhe të ofrojë disa rrugë për përmirësimin e modeleve parashikuese.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
On November 15, the world's population is expected to exce...
For centuries empires have been the dominant form of polit...
If you believe the media, we are living in the midst of an...
It's no secret that most of us feel something between disp...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Tech giants have taken a central role in Russia's war ...
After "The Economist" compared the time of Liz Tras as pri...
Albania tied yesterday with the result 1-1 against Saudi A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se Udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Public statements are not commensurate with the gravit...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...