BE-ja mes Çmimit Nobel për Paqen dhe luftës kundër emigrantëve
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...

Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mendoni se jeni mirë derisa kaloni me makinë në atë cep të rrugës, apo ndeshni diku një mik të përbashkët apo dëgjoni në radio një këngë dashurie që ishte e veçantë për ju si çift. Pavarësisht se sa shumë do të dëshironit të ndalonit së menduari për atë person, gjithçka që ndodh është në fakt një kujtesë e asaj marrëdhënieje që sot nuk ekziston më.
Pa fshirë pjesë të tëra të kujtesës, siç ndodh me personazhin e luajtur nga Xhim Kerri në filmin “Eternal Sunshine of the Spotless Mind”, a është e mundur të largojmë nga mendja mendimet e padëshiruara? Përgjigja e shkurtër: Ndoshta. Por nëse është e këshillueshme për ta bërë këtë në një periudhë afatgjatë, atëherë përgjigja është më e ndërlikuar.
Mendimet e njerëzve janë shumë më pak të përqendruara sesa e imagjinojnë shumica e tyre, thotë Xhoshua Megi, psikolog klinik dhe themelues i qendrës “Wellness Path Therapy”, që ka kryer kërkime mbi mendimet, imazhet dhe nxitjet e padëshiruara në çrregullimet mendore.
Në një studim të famshëm të vitit 1996 botuar në revistën “Cognitive interference: Theories, methods, and findings” nga autori i studimit Erik Klinger, profesor i psikologjisë në Universitetin e Minesotës, pjesëmarrësit ruajtën gjurmët e të gjitha mendimeve të tyre gjatë një dite.

Mesatarisht, ata raportuan më shumë se 4000 mendime individuale. Dhe këto mendime ishin kalimtare, nuk zgjasnin mesatarisht më shumë se 5 sekonda secila. “Mendimet janë vazhdimisht duke u pakësuar dhe zbehur ndaj shumë prej nesh nuk i vënë re”- shprehet Megi. Në studimin e vitit 1996, 1/3 e këtyre mendimeve dukej se dilnin krejtësisht nga hiçi.
Është normale të përjetosh mendime që përjetohen si shqetësuese, shton Megi. Në një studim të vitit 1987 të kryer nga Klinger dhe kolegët, njerëzit i perceptuan 22 për qind të mendimeve të tyre si të çuditshme, të papranueshme ose të gabuara.
Për shembull, ju mund ta imagjinoni veten duke prerë gishtin ndërsa jeni duke gatuar, ose sikur ju bie fëmija nga duart gjatë kohës që po e çoni në krevat. Në disa situata, është logjike që të doni t’i shtypni këto mendime të padëshiruara. Për shembull në një provim apo intervistë pune, nuk doni të shpërqendroheni nga mendimi se do të dështoni.
Ndërkohë gjatë një udhëtimi me avion, nuk do të dëshironi që të mendoni mbi rrëzimin e tij. Dhe Megi thotë se ka shumë prova se është e mundur që të largohen këto mendime. Në një studim të këtij vitit 2022 në revistën “PLOS Computational Biology”, një ekip studiuesish izraelitë u tregoi 80 vullnetarëve të paguar një seri faqesh në projektor që shfaqnin emra të ndryshëm.
Çdo emër përsëritej në 5 faqe të ndryshme. Ndërsa shihnin shfaqjen e faqeve në ekran, pjesëmarrësit shënuan në një letër një fjalë që e shoqëronin me secilin emër. Për shembull, “rrugë” në përgjigje të fjalës “makinë”. Studiuesit i thanë njërit grupi se nuk do të paguhej për fjalët që përsëriste.

Ndërkohë një grup tjetër mund të përsëriste aq emra sa të dëshironte. Me këtë metodë, studiuesit u përpoqën të imitonin atë që ndodh kur dikush e dëgjon atë këngë dashurie në radio dhe përpiqet dëshpërimisht të mendojë për ndonjë gjë tjetër përveç ish të dashurit/ës të tyre.
Rezultatet zbuluan se kur pjesëmarrësit e panë secilin emër për herë të dytë, iu desh më shumë se grupi i kontrollit për të krijuar një lidhje të re - për shembull të përdornin fjalën “gomë” në vend të “rrugë” - dhe kjo tregon se përgjigja e tyre e parë u shfaqej automatikisht në mendje përpara se ta zëvendësonin me diçka tjerët.
Përgjigjet e tyre u vonuan sidomos për fjalët që ata i vlerësuan si “të lidhura fort” me fjalën sugjeruese që krijuan herën e parë. Megjithatë, pjesëmarrësit u bënë më të shpejtë sa herë që shikonin të njëjtën faqe, gjë që tregon se lidhja e tyre midis fjalës sugjeruese dhe përgjigjes së tyre të parë - mendimit që po përpiqeshin të shmangnin - po dobësohej.
“Ne nuk gjetëm prova se njerëzit mund të shmangin plotësisht mendimet e padëshiruara”- deklaroi për Live Science autori kryesor i studimit, Isak Fredkin, që e kreu studimin si psikolog në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Po sipas tij rezultatet sugjerojnë se praktika mund t’i ndihmojë njerëzit të përmirësohen në shmangien e një mendimi specifik. Por jo të gjithë pajtohen me këtë konstatim. Pasi hulumtime të tjera sugjerojnë se shmangia e mendimeve mund të sjellë efektin e kundërt.
“Kur ne e shtypim një mendim, jemi duke i dërguar një mesazh trurit tonë. Kjo përpjekje e etiketon mendimin si diçka nga i cili duhet pasur frikë. Pra në përpjekje për t’i kontrolluar ato, ne po i bëjmë këto mendime edhe më të fuqishme”- thotë Megi.
Një analizë e vitit 2020 në revistën “Perspectives on Psychological Science” mbi 31 studime të ndryshme mbi shtypjen e mendimit, zbuluan se kjo funksionon vetëm për një periudhë të shkurtër. Ndërsa pjesëmarrësit prireshin të kishin sukses në detyrën e shtypjes së mendimit, mendimi i shmangur u shfaqej më shpesh në kokë pasi mbaronte detyra.
Në fund, mund të ketë më shumë kuptim t’i kushtoni vëmendje këtyre mendimeve të padëshiruara dhe thjesht të prisni që ato të kalojnë, në vend që t’i shmangni ato - ashtu si mijëra mendime të tjera që kalojnë nëpër kokën tuaj çdo ditë, thotë Fradkin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
When we fail the fourth, fifth, or tenth time, after promi...
What would we do if we had an abundant, cheap and inexhaus...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
You may have heard the story of Mogli or Tarzan, who were ...
Most people can think of something that is particularly te...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
During the Cold War, the constant threat of mutual annihil...
Europe is beginning to shudder as it faces its worst energ...
Thirty years after the horrors of the Balkan wars exposed ...
Iran is at the height of a popular revolt, sparked by ...
The Black Death pandemic was considered responsible fo...
Superstitious rituals are a very widespread practice i...
"The Economist" Xi Jinping was only 31 years old when he ...
Tashaun* is in his late thirties. "I have a special an...
More than 36 years ago, when Apple was still a relativ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...