A do të jetë ndonjëherë i mundur transplantimi i trurit?
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...

Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është mënyra se si mbërrijmë tek ato. Kjo lloj mençurie konvencionale ka marrë një goditje të fortë gjatë 8 muajve të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Por ndërsa dimri është në prag, mund të pritet të dëgjoni më shumë zëra, sigurisht larg fushëbetejës, që sugjerojnë se tashmë është koha për të folur për paqen.
Faza e parë e pushtimit rus të Ukrainës në vitet 2014-2015, përfundoi me të ashtuquajturat Marrëveshjet e Minskut. Me siguri diçka e ngjashme mund të funksionojë përsëri. Por sa më shumë që dini mbi historinë e lojërave të mëparshme diplomatike, aq më pak tërheqës bëhet ky argument.
Së pari, Marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara nën presionin e armëve ruse nga autoritetet e reja ukrainase, rezultuan të mos ishin një kornizë për negociatat nën një atmosferë besimi të ndërsjelltë për ri-integrimin e rajonit të pushtuar të Donbasit.
Në realitet bisedimet qenë një instrument që Rusia e përdori për të kërkuar ndryshime politike në Kiev dhe ndarjen e këtij vendit. Po ashtu, edhe plani me 8 pika që iu propozua Rusisë, i publikuar në dhjetorin e vitit të kaluar pak javë para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, nuk ishte një përpjekje e fundit për të shmangur luftën, por një tymnajë për ta maskuar atë.
“Paketa” e Moskës, e shoqëruar me kërkesa të detyrueshme për arritjen e marrëveshjes brenda disa javësh, dhe jo muajsh, kërkonte de facto tërheqjen e NATO-s nga të gjitha vendet që janë anëtarësuar në aleancë pas vitit 1997, shoqëruar me “garanci të shkruara” për sjelljen e ardhshme të saj.
Në pragun e luftës, Ukraina ishte në fakt e përgatitur që të diskutonte mbi mundësinë e ngrirjes për një kohë të pacaktuar të planeve të saj të anëtarësimit në NATO. Por Putini nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Tani çdo marrëveshje për paqe, do të përfshinte garanci sigurie për Ukrainën në këmbim të lëshimeve të tilla.
Por Rusia e shkeli Memorandumin e Budapestit që nënshkroi në vitin 1994, në të cilin Ukraina çaktivizoi rezervat e saj bërthamore, në këmbim të garancive për kufijtë dhe sovranitetin e saj nga fuqitë kryesore bërthamore. Duke pasur parasysh këtë fakt, pse do të ishte i besueshëm çdo angazhim i ardhshëm i Kremlinit?
Në rast se Perëndimi nuk është i gatshëm të shkojë në luftë për Ukrainën sot, kur vendi po lufton për ekzistencën e tij kundër një agresioni të paprovokuar, premtimet për kundërpërgjigje ushtarake ndaj një sulmi të ardhshëm, nuk kanë gjasa të jenë një pengesë e besueshme.
Nëse një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes është e pabesueshme, ç’mund të thuhet për një armëpushim? Përshkallëzimi aktual ose ai që kërcënon të nxisë akoma më tej Rusia, mund t’i nxitë vendet perëndimore që të ushtrojnë presion ndaj Ukrainën për të pranuar një armëpushim përgjatë linjave aktuale të frontit.
Por mendoni pak për pasojat. Një rezultat i tillë do të nënkuptonte se kërcënimet bërthamore të Putinit funksionuan, duke krijuar kësisoj një precedent të rrezikshëm për shantazhet e ardhshme nga Rusia, apo nga çdo vend tjetër i përgatitur të përdorë të njëjtën taktikë.
Në çdo rast, edhe nëse ndalen luftimet, konflikti nuk do të ndodhë. Qëllimi i Rusisë nuk është të zgjerojë kufijtë e saj, por të parandalojë kërcënimin konkurrues që vjen nga vendet e lira dhe të begata përtej kufijve të tyre.
Për këtë arsye, Ukraina edhe pse një vend sovran, duhet të shkatërrohet. Plaçkitjet, torturat, rrëmbimet dhe shkatërrimet e shkaktuara tashmë në territoret e pushtuara, janë vetëm një shembull paraprak i asaj që pret të gjithë ata që jetojnë në hijen e Rusisë.
Ukrainasit do të votojnë kundër një marrëveshjeje paqeje, gjithnjë nëse munden. Nëse jo, do të tentojnë të largohen në masë nga vendi për t’i ikur sa më larg kërcënimit rus. Ndërkaq, regjimi i Putinit do ta trajtojë çdo fitim territorial si një justifikim të vendimit për të sulmuar Ukrainën.
Kremlini, aleatët dhe përfaqësuesit e tij, do të triumfojnë dhe do të jenë shumë më guximshëm në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi. As Evropa nuk do të jetë më e sigurt. Mund të duhen disa vite që Rusia ta marrë veten nga humbjet ushtarake që ka pësuar në Ukrainë, por oreksi vjen duke ngrënë.
Një opsion do të jetë një tjetër gllabërim territoresh nga një Ukrainë tashmë e gjymtuar. Një tjetër do të jetë rishikimi i kufijve të pas vitit 1991 në rajonin e Baltikut. Pra ne nuk do ta kemi ndalur luftën, por vetëm sa do ta shtyjmë atë. Rregullimet afatshkurtra mund të duken si triumfe diplomatike, por i bëjnë më të mëdha problemet e tjera. Perëndimi nuk e kujton kurrë këtë. Dhe as Rusia.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se Udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Public statements are not commensurate with the gravit...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
When we fail the fourth, fifth, or tenth time, after promi...
What would we do if we had an abundant, cheap and inexhaus...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
You may have heard the story of Mogli or Tarzan, who were ...
Most people can think of something that is particularly te...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...