web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Will the transatlantic coalition against Russia remain united?

2022-06-26 08:19:00, Blog Matthew C.Mai
Will the transatlantic coalition against Russia remain united?
Illustrative photo

American policymakers often state that Western sanctions imposed on Russia are evidence of a unified international response to the war in Ukraine.

Për shembull, kur u pyet nga një gazetar javën e kaluar, nëse propozime për një marrëveshje paqeje nga ana e presidentit francez Emanuel Makron, ngrenë shqetësime se uniteti transatlantik mund të vihet “nën presion”, ambasadori amerikan në OSBE, Majkëll Karpenter u përgjigj duke treguar 6 paketat e sanksioneve që ka miratuar deri tani Bashkimi Evropian si një provë se ekziston një “unitet i jashtëzakonshëm” me vetëm “disa dallime të rastësishme në lidhje me taktikat”.

E megjithatë, pas një analize më të imtësishme, del se përçarjet që ekzistonin në Evropë para luftës Rusi-Ukrainë nuk janë zhdukur. Nëse administrata Bajden nuk ndërmerr një ndryshim të madh në politikën e saj, përçarjet brenda koalicionit transatlantik rrezikojnë t’a bëjnë SHBA-në spektatore dhe jo pjesëmarrëse në procesin e paqes.

Nëse politikë-bërësit amerikanë shpresojnë të kenë një rol me peshë në hartimin e një projekt-marrëveshjeje që do të krijojë terrenin për një paqe të qëndrueshme - dhe për një zbutje të mundshme në marrëdhëniet SHBA-Rusi - atëherë ata duhet të miratojnë një strategji tjetër, e cila sheh përtej paketës së ardhshme të dërgimit në Ukrainë të armëve të kalibrit të rëndë.

Qëndrueshmëria e fushatës së presionit maksimal të SHBA-së ndaj Rusisë, varet nga mbështetja nga aleatët dhe partnerët, sidomos në Evropë. Siç e ka deklaruar në mënyrë të përsëritur Sekretari i Shtetit Entoni Blinken, vendet që përbëjnë “më shumë se 50 për qind”  të PBB-së globale (përfshirë edhe Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë) po veprojnë së bashku për t’i imponuar Rusisë kosto ekonomike dhe financiare për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Will the transatlantic coalition against Russia remain united?
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken

Nëse lehtësimi i sanksioneve lidhet me qëllimet e kufizuara dhe të arritshme, kjo i jep Shteteve të Bashkuara, por edhe aleatëve dhe partnerëve të saj, një avantazh unik në tryezën e negociatave. Deri më tani, koalicioni i krijuar nga Uashingtoni për ta izoluar Rusinë ka qëndruar i bashkuar.

Por balanca ushtarake dhe politike po anon në mënyrë vendimtare në favor të Rusisë, ndërsa kjo e fundit vazhdon të shkatërrojë pozicionet ukrainase në rajonin e Donbasit, të marrë nën kontroll qendrat kryesore urbane, dhe po e degradon fuqinë luftarake të Ukrainës.

Ndërsa politikë-bërësit amerikanë janë mosbesues në lidhje me perspektivën e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, aktorë të tjerë kanë ndërhyrë për të mbushur boshllëkun.

Administrata Bajden nuk ka arritur që t’i bindë partnerët nominalë, përfshirë Indinë, Brazilin dhe shtetet e Gjirit Persik që “t’i bashkohen fushatës së sanksioneve ekonomike, mbështetjes ushtarake dhe presionit diplomatik për ta izoluar më tej Rusinë dhe për t’i dhënë fund luftës”.

Will the transatlantic coalition against Russia remain united?
Presidenti amerikan Jo Biden

Po ashtu, do të ishte e gabuar që politikë-bërësit amerikanë të supozojnë se aleatët evropianë, do të vazhdojnë ta shohin si në interesin e tyre më të mirë ndjekjen e kursit të Uashingtonit, sidomos kur lufta të kthehet në favor të Rusisë. Vazhdojnë këndvështrimet e ndryshme mbi shkallën e kërcënimit, kufizimet ekonomike etj.

Aleatët e fuqishëm të Evropës Perëndimore, ka të ngjarë të nisin t’i shmangen izolimit si një qëllim politik, në favor të negociatave të paqes për të arritur një zgjidhje me Rusinë. Tre akse po formësojnë tendencat dhe diskursin e politikës së jashtme evropiane.

E para, e cila sillet rreth Parisit dhe Romës, i jep përparësi dialogut me rivalët dhe preferon pavarësinë nga Uashingtoni. Me përjashtim të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Makron dhe kryeministri italian Mario Dragi kanë qenë në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin më shumë se sa çdo udhëheq tjetër botëror gjatë gjithë luftës.

Will the transatlantic coalition against Russia remain united?

Në më shumë se një rast, Makron i ka bërë thirrje Perëndimit të shmangë “tundimin e poshtërimit të Putinit”, dhe t’i japë këtij të fundit mundësinë e largimit diplomatik nga konflikti. Nga ana e tij, Dragi ka qenë aktiv në nxitjen për bisedime, që do të lejojnë eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, dhe do të ndihmonte në lehtësimin e pasigurisë globale ushqimore.

Aksi i dytë, që ka ushtuar më shumë presion për një ndërprerje të plotë të blerjes së energjisë ruse, dërgimin e armëve të rënda vdekjeprurëse, vendosjen e sa më shumë sanksioneve ekonomike dhe për mbështetjen për qëllimet maksimaliste ushtarake të Kievit, përfshin Britaninë e Madhe, Poloninë, shtetet baltike, Sllovakinë dhe Republikën Çeke.

Për arsye historike dhe gjeografike, Polonia dhe shtetet baltike kanë pasur tradicionalisht një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë. Evropiano-lindorët, kanë qenë kundërshtarët më të zjarrtë të propozimeve të Francës për ngritjen e strukturave alternative të mbrojtjes pan-evropiane, për të cilat ata kanë frikë se mund ta distancojnë Uashingtonin, të cilin ata e shohin si aleatin e tyre më të besueshëm.

Aksi i tretë rrotullohet rreth një kryeqyteti: Berlinit. Kancelari gjerman Olaf Sholc, është përpjekur të arrijë një konsensus në kuadrin e BE-së për Ukrainën, të cilin nuk mund ta pranojnë vendet që bëjnë pjesë në aksin e parë dhe të dytë.

Will the transatlantic coalition against Russia remain united?
Kancelari gjerman Olaf Sholc

Në praktikë, kjo do të thotë t’i mbështesim sanksionet me një lloj kujdesi, të mos dërgojmë të gjitha llojet e armëve që kërkon Kievi, dhe të bëjmë thirrje për një zgjidhje diplomatike. Qasja e Gjermanisë pasqyron një politikë të jashtme të balancuar që ia kalon SHBA-së kostot e sigurisë, që dobëson propozimet e Parisit për struktura alternative të mbrojtjes pan-evropiane, dhe të angazhohet në tregti dhe diplomaci të fuqishme me konkurrentë me fuqi të madhe, si Rusia.

Sholc has been widely criticized for vague and delayed decisions regarding energy sanctions and arms shipments. But as the military balance favors Russia, and with the European Union unable to impose further sanctions without incurring large domestic costs, Sholc will find it easier to rely on the German Ostpolitik tradition, and join Macron and Drag. in the work to advance peace negotiations.

This tripartite grouping, made up of the European Union's largest economies, will dilute Russia's isolationist strategy, embraced by Washington and the London-Eastern Europe axis. If these developments are confirmed, Washington should reconsider its stance on the Russia-Ukraine war.

Translated and adapted by CNA.al.





09:48 Blog

What is the G7?

The G7 summit takes place in late June under the German pres...

Lajmet e fundit nga