LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

The war in Ukraine / Why popular resistance is a big problem for Russia

2022-06-18 08:57:00, Blog Christopher Morris

The war in Ukraine / Why popular resistance is a big problem for Russia

When occupying a neighboring country, an armed resistance must also be expected. In addition to confronting Ukraine's regular military forces, Russia is likely to find itself spending a lot of energy to maintain control of the territory it has managed to occupy so far. Continued resistance in the occupied territories - violent and non-violent - is challenging the Russian narrative as well as its strategy.

Moska e ka pranuar zyrtarisht se një seri sulmesh “terroriste” janë kryer kundër trupave të saj në pjesën tashmë të pushtuar të Ukrainës. Shembulli më  i fundit është sulmi me bombë ndaj një kafeneje të frekuentuar nga forcat pushtuese në qytetin Herson në Ukrainën jugore.

Kjo ngjarje mund të jetë e inskenuar nga vetë forcat pushtuese, pasi Rusia është e njohur për akte të tilla. Por nëse e pranojmë si të vërtetë variantin që na serviret, atëherë ky sulm përkon me modelin më të gjerë të rezistencës së organizuar të drejtuar ndaj palës ruse në territorin e pushtuar së fundmi.

Përveç përgatitjeve dhe trajnimit përpara 24 shkurtit, Ukraina kishte shumë kohë  përpara pushtimit një kuadër ligjor dhe administrativ për të zhvilluar një rezistencë të gjithë shoqërisë ukrainase ndaj pushtuesit.

Duke pasur parasysh perceptimin mbi aftësitë ushtarake ruse në atë kohë, kjo ishte në përgjithësi lloji i luftës që planifikoi të zhvillonte pala ukrainase. Duke planifikuar një “çlirim” të shpejtë të Ukrainës, rusët ndoshta menduan se do të përballeshin me një rezistencë serioze të çfarëdolloj natyre.

The war in Ukraine / Why popular resistance is a big problem for Russia

Prandaj, duket se atyre u mungon një strategji për t’u përballur me forcat guerile që mbeten në zonat e pushtuara. Rezistenca ukrainase ka qenë shumë më e ashpër se sa pritej, dhe kjo është po aq e vërtetë në rajonet e pushtuara, sa edhe në vijën e parë të frontit.

Vetëm në Herson, ka pasur sabotazhe, tentativa për atentate, por edhe sulme të drejtpërdrejta ndaj forcave ruse, edhe pse jo të gjitha sulmet e raportuara kanë qenë të sakta. Po ashtu, bashkëpunëtorët që Rusia mendonte se do ta ndihmonin në administrimin e këtyre territoreve, nuk janë në numrin e mjaftueshëm për ta bërë këtë.

Edhe më shqetësuese: Moska e ka shumë të vështirë të ofrojë shërbimet publike bazë në rajonet që ka pushtuar. Disa burime kanë sugjeruar se lufta po inkurajon rezistencën edhe në zonat e pushtuara nga Rusia, megjithëse kjo është e vështirë të konfirmohet.

Po ashtu është e vështirë të vlerësohet edhe shkalla e vërtetë e forcave të rezistencës ukrainase në zonat e pushtuara. Ashtu si forcat “partizane” të trajnuara dhe të pajisura enkas për të luftuar, duket se në të ka vend për këdo që dëshiron ta kundërshtojë pushtimin rus. Natyrisht, Ukraina do të priret natyrshëm të theksojë ndikimin e lëvizjeve të rezistencës, ndërsa Rusia dëshiron që të minojë legjitimitetin dhe shkallën e çdo lloj aktiviteti ukrainas pas vijës së saj të frontit.

Nuk është e paimagjinueshme që disa veprime të rezistencës ukrainase, mund të jenë të jashtëligjshme. Por sipas vlerësimeve më të arsyeshme, forcat e rezistencës mund të përkufizohen si luftëtarë, dhe jo terroristë, për sa kohë që respektojnë Konventat e Gjenevës.

The war in Ukraine / Why popular resistance is a big problem for Russia

Rusisë i është dashur të modifikojë shumë nga objektivat e saj fillestare, edhe pse nuk ka asnjë dyshim se ajo dëshiron që të ruajë kontrollin mbi rajonet që ka pushtuar deri më tani. Në lidhje me territorin e pushtuar në Ukrainën Jugore, Rusia ka shpallur synimet e saj për të qëndruar “përgjithmonë” atje.

Për ta arritur këtë, ajo po përpiqet të “rusifikojë ” zonat e pushtuara, duke forcuar kontrollin e saj përmes zëvendësimit të administratës civile me bashkëpunëtorë pro-rusë. Po ashtu, pushtuesit po ndryshojnë edhe monedhën, dhe po ofrojnë mbështetje humanitare, duke synuar një aneksim si ai i Krimesë të qyteteve si Herson.

Por kjo gjë do të jetë tejet e vështirë për t’u realizuar. Duke pasur parasysh nivelin e rezistencës, Rusia mund të detyrohet të ri-mendojë edhe objektivat aktuale. Sipas disa vlerësimeve, ajo ka aktualisht në kontroll mbi 20 për qind të territorit të Ukrainës.

Në këtë drejtim, mund të ketë “kafshuar më shumë nga sa mund të tresë”. Për momentin, Rusia duhet të përballet si me ushtrinë konvencionale ukrainase, po ashtu edhe me forcat guerile në prapavijë, gjë që e vendos atë në një pozitë të pakëndshme.

Nëse rezistenca do të përhapet përtej territoreve të pushtuara nga Rusia që nga shkurti, atëherë kjo do të kishte pasoja të mëtejshme. Rusia e ka nën kontroll Krimenë dhe disa pjesë të Ukrainës Lindore që nga viti 2014. Shfaqja e një rezistence serioze e të organizuar në këto zona, do të sillte jo vetëm një shterim të mëtejshëm të burimeve të kufizuara të Rusisë, por do të dëmtonte më tej vetë-perceptimin e Moskës si një forcë çlirimtare.

The war in Ukraine / Why popular resistance is a big problem for Russia

Për të reaguar me efektivitet, Rusia mund të detyrohet t’i rikthehet mjeteve më brutale të nënshtrimit që ka përdorur në të kaluarën. Historia e kohëve të fundit e Rusisë me rebelimet është cilësuar si e zymtë por e suksesshme. Konfliktet kundër separatistëve çeçenë, dhe mbështetja ndaj regjimit sirian, tregoi përdorimin efektiv të terrorit dhe reprezaljeve nga Rusia për të shuar lëvizjet e rezistencës.

Natyrisht, “zgjidhjet ruse” gjenerojnë probleme, dhe një qasje më agresive në territorin e pushtuar, mund të gjenerojë probleme serioze për regjimin e Putinit, duke e izoluar më tej Rusinë. Po ashtu ne nuk e dimë se si mund të sillet ushtria ruse në frontet e tjera, pavarësisht sukseseve të dikurshme.

Aktualisht forcat tokësore ruse janë shumë të traumatizuara dhe të demoralizuara, dhe mund të mos kenë më burimet që u nevojiten. Rezistenca ukrainase është qartësisht e aftë për më shumë veprime sesa vetëm disa sulme të izoluara me bomba.

It is able to impose huge costs on the occupiers, and its success deepens the failure of both Russia's imperial vision of Ukraine and its "Russification" program. After all, maintaining occupied territory may be more costly for Russia than its initial occupation.

Far from the expansion and renewal of the Russian Empire, Russian territorial expansion into Ukraine has opened a series of wounds, which will remain open as long as Russia maintains a military presence in Ukraine.

Translated and adapted by CNA.al.

Lajmet e fundit nga