PHOTO-27th day of protest/ "Spicy" banners from citizens
Thousands of citizens gathered this Friday from 7:00 PM fo...
Thousands of citizens gathered this Friday from 7:00 PM fo...

Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të Berezhivkës, 40 km në perëndim të Kievit, u identifikua, u shënjestrua dhe u shkatërrua në fundin e muajit shkurt, falë të dhënave të siguruara nga një nxënës 15-vjeçar.
Duke iu përgjigjur thirrjeve të ushtrisë ukrainase për të ndihmuar në zbulimin e lëvizjeve të trupave ruse, Andri Pokrasa hyri fshehurazi një natë në një arë, duke e gjurmuar kolonën ushtarake ruse me dronin e tij personal. I ati i tij i futi më pas koordinatat GPS në një aplikacion të mediave sociale.
Më pas, artileria ukrainase e zbuloi vendndodhjen e autokolonën ruse. “Përvoja ishte shumë, shumë e frikshme”- tha Pokrasa për Global News, por ai ishte i vendosur të mos i lejonte rusët që të pushtonin qytetin e tij. Pokrasa është një nga rreth 1000 operatorët civilë të dronëve që kontribuojnë në mbrojtjen tejet të guximshme dhe të zgjuar të Ukrainës.

Ata e bëjnë këtë gjë duke rrezikuar shumë në aspektin personal. Kështu, ka pasur disa raporte mbi forcat ruse që kanë qëlluar mbi civilët e dyshuar si spiunë. Ekspertë të pavarur të sigurisë, kanë paralajmëruar gjithashtu mbi rreziqet e mjegullimit të vijës ndarëse midis civilëve dhe luftëtarëve, duke kërkuar përditësimin e ligjeve të luftës, në përputhje me realitetet e reja.
Pasi u kufizua tek pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në një fushëbeteje fizike, lufta ka angazhuar shumë fusha të tjera të veprimtarisë njerëzore. Kësisoj fushat e sotme të betejës, sidomos në zonat urbane, janë të mbushura plot me kamera, sensorë dhe pajisje monitorimi.
Që të gjitha këto gjenerojnë të dhëna, të cilat mund të analizohen dhe shfrytëzohen nga kudo në botë. Agjencitë e inteligjencës me burime të hapur si Bellingcat dhe Witness, i kanë përdorur këto të dhëna, të shpërndara shpeshherë në mediat sociale, për të verifikuar pretendimet e secilës palë, dhe për të hetuar krimet e supozuara të luftës.
Ndërsa civilët ukrainas i ndjekin lëvizjet e trupave ruse në terren, disa kompani satelitore të sektorit privat i vëzhgojnë ata që nga hapësira. Njëra prej tyre është “Planet” me seli në San Françisko, SHBA, që ka në zotërim një flotë prej rreth 200 satelitësh në orbitën e ulët të tokës.
Këta satelitë të vegjël fotografojnë çdo pikë të planetit një herë në ditë, duke i dhënë mundësi kompanisë të identifikojë “modelet e jetës”. Këto të dhëna përdoren më së shumti për zbulimin e ndotjes së lumenjve, shpyllëzimit apo shtrirjes urbane. Por gjatë luftës në Ukrainë, “Planet” ia ka dhënë Kievit dhe NATO-s të dhënat e tij gjeo-hapësinore mbi atë që po ndodh në këtë konflikt.

Kompania thotë se ka ndihmuar në rritjen e transparencës, reduktimin e pasigurisë dhe në llogaritjet e gabuara ushtarake të ushtrisë ruse. Po ashtu ka ndihmuar me ndihmat humanitare dhe kundër fushatave ruse të dezinformimit. “Kjo është vërtetë një epokë tjetër. Qeveritë nuk mund të të shpëtojnë duke vepruar të vetme”- thotë Uill Marshall, bashkëthemelues i “Planet”.
Por ndarja e të dhënave të tilla, përfshin edhe bërjen e disa zgjedhjeve morale dhe politike. Marshall e pranon se kompania e tij ka përgjegjësinë të sigurojë që të dhënat e saj të mos përdoren për qëllime të liga. Komiteti i etikës në “Planet”, shqyrton me kujdes të gjithë klientët e mundshëm.
Për shembull, kompania nuk do t’i shesë kurrë të dhënat e saj kompanive ruse që janë nën sanksione. “Sot është e lehtë të thuhet se teknologjia është neutrale, dhe që ne nuk po luajmë rolin e Zotit. Në fakt ne jemi duke e bërë këtë. Çështjet e etikës janë shumë të ndërlikuara”- thotë Marshall.
Ndërkohë, janë bërë disa përpjekje për të vendosur disa norma dhe standarde për të rregulluar shpërndarjen e të dhënave inteligjente me burim të hapur. Në fillim të këtij viti,u publikua “Protokolli i Berklit”, që përshkruan procedurat e nevojshme për ta kthyer inteligjencën me burim të hapur në një provë ligjërisht të pranueshme ku të ndiqen penalisht krimet e luftës.
Po ashtu, qeveritë po shqyrtojnë se cila është mënyra më e mirë për të verifikuar dhe shpërndarë një informacion të tillë. Por ekspertët bëjnë dallimin midis organizatave të shoqërisë civile, dhe kompanive që marrin përgjegjësinë për atë që prodhojnë dhe ndajnë, dhe grupeve më jo-formale të aktivistëve të huaj të prirur të ndihmojnë Ukrainën.
Kur veprojnë për qëllime mbrojtëse, këta hakera mund të ndihmojnë në gjetjen dhe dhe mbylljen e të “çarave” në rrjetet dixhitale të Ukrainës. Por nëse marrin pjesë në fushata dezinformuese ose sulme kibernetike ndaj objektivave ruse, kjo gjë mund të ketë rezultate të paparashikueshme. Ato mund të shfrytëzohen nga agjencitë e inteligjencës që përdorin propagandën, dhe bandat kriminale që merren me zhvatje.
Po ashtu, ata rrezikojnë të ndiqen penalisht ose të pësojnë sulme hakmarrëse. “Është e kuptueshme se përse ukrainasit që po mbrojnë shtëpitë dhe jetët e tyre, kërkojnë çdo lloj mjeti të mundshëm për të mbrojtur veten”- thotë Ronald Deibert, drejtor i Laboratorit të Qytetarëve në Universitetin e Torontos. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha normat dhe rregullat janë pezulluar për gjithë të tjerët. “Nëse do të përfshiheshit në një aktivitet të tillë, do të kuptonit më mirë pasojat”- thotë ai.
Teknologjia e ka fuqizuar shoqërinë civile për të sfiduar monopolin tradicional të shtetit mbi luftën. Duke krijuar një agjenci të inteligjencës për njerëzit, ky zhvillim mund të sjellë përfitime reale dhe një llogaridhënie më të madhe. Por duhet të jemi të vetëdijshëm edhe mbi rreziqet e saj.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Vladimir Putin likes history very much, but only insof...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Commentary magazine published in November 1979 one of ...
"Was Hitler a Jew?" Asked in this form this question m...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The State Police announces that two Dutch tourists who had...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
New clues on the future of navigation in the Strait of Hor...
US President Donald Trump has accused Iran of recklessly v...
Barcelona authorities are proposing to almost triple the t...
Russian President Vladimir Putin and his Belarusian counte...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The insurance market is growing at a slower pace this year...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...