Formal competitions in the State Police
Today, the ranking of candidates expected to take over the...
Today, the ranking of candidates expected to take over the...

"Was Hitler a Jew?" Asked in this form this question may seem very contradictory. Because we are talking about the dictator who brought the Jewish persecution to the dimension of the "Holocaust", a real genocide. Claiming that Hitler was of Jewish descent may seem like a weak conspiracy theory.
Por për disa studieus, marrëdhëniet e këqija midis liderit të nacional-socializmit dhe babait të tij shkuan shumë përtej dallimeve në karakter. Ai e urrente, sepse Alois Hitler ishte pjesërisht hebre. Antisemitizmi kishte qenë tashmë i pranishëm në mentalitetin evropian për shekuj me radhë, dhe Fyhreri e bëri atë kauzën e tij pas themelimit të Republikës së Vajmarit, kur sipas asaj që shkroi në librin e tij “Mein Kampf”, hebrenjtë gjermanë kishin kontribuar në humbjen e vendit në luftë, gjë që solli edhe rënien e Rajhut të Dytë.
Problemi mbi të cilin u përqendruan shumë nga bashkëkohësit e Fyhrerit është një pikëpyetje e madhe brenda pemës familjare të familjes së Hitleri: Kush ishte babai i Aloisit? Ne dimë që Maria Shiklgruber, një grua fshatare 42-vjeçare, e pamartuar zyrtarisht, e lindi atë në fshatin Shtrones.
Ajo refuzoi të tregonte emrin e babait të fëmijës. Famullitari i fshatit që e ndihmoi të lindte, e regjistroi duke shkruar në certifikatë fjalët “fëmijë i lindur jashtë martese”. Më vonë, ajo u transferua në shtëpinë e mullixhiut Johan Georg Hidler, me të cilin u martua më 10 maj 1842.
Disa vite më vonë çifti e dërgoi të riun Alois të jetonte në fermën e Johan Nemopuk Hidler, vëllai i vogël i Johan Georg, që u kujdesej për të edhe pas vdekjes së prindërve. Në vitin 1876 Alois e deklaroi veten si djali biologjik i Johan Georg, dhe pavarësisht se kishin
kaluar 20 vite nga vdekja e këtij të fundit, famullitari i Dëlersheim ra dakord të ndryshonte certifikatën e lindjes dhe të ndryshonte të dhënat e tij personale.
Në moshën 39-vjeçare, Alois Shiklgruber u bë Alois Hitler, një variant drejtshkrimor i Hidler, i kryer për arsye ende të panjohura. Mbi identitetin e babait të Alois është debatuar për një kohë të gjatë, dhe vetë Hitleri u përpoq të fshihte gjithçka në lidhje me familjen e tij.
Ky mister zgjoi kureshtjen e numrit 2 të Rajhut të Tretë, Hajrih Himler, që kreu një hetim sekret. Dyshimi i hierarkëve nazistë ishte se Fyhreri kishte origjinë hebreje, por kërkimet rezultuan të pafrytshme. Aktualisht ekzistojnë tre teori në lidhje me origjinën e Adolf
Hitlerit.
Së pari, Johan Georg ishte vërtet babai natyral i Alois. Por është e pamundur të dihet pse nuk e njohu atë edhe pas martesës së tij me Marian. Ndërkohë historiani Verner Maser, spekuloi se Alois ishte fryt i lidhjes jashtëmartesore të Johan Nepomuk.
Maser thotë se fermeri ishte i martuar dhe organizoi martesën midis Marias dhe vëllait të
tij, që ta rriste Aloisin pa ngjallur dyshimet e gruas së tij. Vëllezërit Hidler nuk ishin hebrenj, por gjatë Gjyqit të Nurembergut, Hans Frank, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Fyhrerit, bëri deklarata që e ushqyen më tej legjendën e paraardhësit hebre të Hitlerit, dhe e zhvendosën vëmendjen tek një person i tretë, deri atëherë i panjohur.
Sipas rrëfimit të tij, në fundin e viteve 1930, Uilliam Patrik, djali i Alois Jr., ose gjysmëvëllai i Adolf Hitlerit, e kërcënoi xhaxhain e tij se do t’i tregonte shtypit se ai ishte me origjinë hebreje. Diktatori e ngarkoi Hans Frankun të hidhte dritë mbi këtë çështje.
Ndaj Frank shkoi në Ganz, ku sipas tij zbuloi se Maria Shiklgruber kishte punuar si kuzhiniere në shtëpinë e familjes së pasur hebreje Frankenberger. Gruaja do të mbetej shtatzënë me Leopold Frankenberger, dhe më vonë do të kthehej në Strones, ku do të lindte Alois dhe do të martohej me Johan Georg.
Dëshmia e Hans Frank është përgënjeshtruar nga shumë studiues. Nuk ka asnjë siguri mbi identitetin e vërtetë të babait të Alois. Historianët bien në përgjithësi dakord se kandidati më i përshtatshëm është Johann Georg dhe pretendojnë se teoria e Hans Frank është një mashtrim.
Sipas ish-vartësit së Hitlerit, Maria Shiklgruber jetoi vërtet në Ganz në vitet 1830, por sipas librave të historisë, familjet hebreje që banonin në atë rajon ishin dëbuar që në fundin e shekullit XV-të dhe u rikthyen vetëm në vitin 1860, shumë vite pas lindjes së Alois.
Në atë kohë në qytet kishte vetëm një familje me një emër të ngjashëm, Frankenfurters, por ata nuk kishin prejardhje hebreje. Po ashtu nuk ka asnjë fakt për ekzistencën e një njeriu me emrin Leopold Frankenberger, apo ndonjë listë me faturat e pagesave për ushqimin e djalit të tij, siç u pretendua nga Hans Frank në Nuremberg.
Por konspiracioni rreth biografisë së Fyhrerit, përmban edhe një tezë gjuhësore. Për disa, mbiemri Shiklgruber, ai i nënës së Alois, ishte shumë i zakonshëm në mesin e hebrenjve, të cilëve, perandoresha Maria Tereza e Austro-Hungarisë, u kishte dhënë shtetësinë austriake pas konvertimit të tyre në katolicizëm.
Në vitin 2010, Universiteti Katolik i Luvenit në Belgjikë, kreu një test ADN-je mbi 39 të afërmit e Hitlerit, djemve,dhe nipërve të vëllezërve të tij, dhe zbuloi praninë e haplogrupit E1b1b. Kjo sekuencë gjenetike është shumë e rrallë në popujt perëndimorë, por është e përhapur në mesin e atyre me origjinë marokene, algjeriane dhe tuniziane, apo tek hebrenjtë sefardikë dhe ashkenazi.
Këto komunitete hebreje kishin banuar dikur në gadishullin Iberik dhe më pas ishin vendosur në luginën e Rinit në Gjermani, dhe më pas në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.
Por historianët dhe shkencëtarët e këtij projekti, kanë theksuar se ky nuk është një zbulim domethënës, sepse edhe pse i rrallë, haplogrupi E1b1b është ende i pranishëm tek perëndimorët.
In conclusion, the Führer's theories of Jewish descent are largely a historical suggestion. Of course, Hitler did not organize the Holocaust as a result of anti-Semitism born of his father, nor because he had a grandfather named Leopold Frankenberger. The reality is that there is a gap in his family tree, which some insist on filling with a false myth.
https://www.vanillamagazine.it/il-padre-di-adolf-hitler-era-ebreo
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...