LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Communism still haunts Russia

2022-06-14 18:53:00, Blog Robert D.Kaplan
Communism still haunts Russia
Vladimir Putin

Commentary magazine published in November 1979 one of the most important essays of the twentieth century, entitled "Dictatorship and Double Standards" by Gene J. Kirkpatrick, who was to become President Ronald Reagan's ambassador to the United Nations.

Authoritarian right-wing regimes, she explained, controlled only the levers of power, so they did not interfere in the "usual rhythms" of traditional societies; and were not even prone to revolutions. Thus, they left their places unchanged.

Ndërkohë sistemet dhe ideologjia komuniste u përpoqën të rindërtonin shoqëritë, duke pretenduar “juridiksionin mbi gjithë jetën” e popujve të tyre. Për këtë arsye, gjatë dekadave në vazhdim i shkatërruan ato krejtësisht nga lart poshtë.

Edhe pse fokusi i Kirkpatrik ishin regjimet komuniste në Botën e Tretë, nuk mund të

gjendet një shembull më i mirë për këtë sesa Rusia e sotme, një shoqëri e evropianizuar vetëm në sipërfaqe, dhe që përjetoi më shumë se 70 vjet komunizëm.

Kur sistemi sovjetik më në fund u shemb në vitin 1991, rezultati nuk ishte stabiliteti, por një dekadë gati anarkie. Me një trashëgimi të tillë, tirania e Vladimir Putin erdhi në mënyrë organike. Putin është përshkruar me të drejtë si një fashist, për shkak të kultit të tij të personalitetit dhe sulmit të egër ultra-nacionalist ndaj Ukrainës.

Por meqë e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme kanë ndarë gjithmonë ngjashmëri të çuditshme midis tyre sa i përket metodave të tyre të kontrollit dhe demonizimit të armiqve, është gjithashtu e vërtetë se Putin ka qenë sovjetik në stilin e tij të qeverisjes. Ai ka grumbulluar më shumë pushtet personal sesa çdo lider tjetër rus që nga koha e Josif

Stalinit.

Shumë prej rusëve ishin vërtet naivë kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, pasi menduan se komunizmin e kishin lënë pas në një të kaluar të pakthyeshme. Por 3 dekadat e fundit kanë rezultuar të jenë thjesht një fillim i rremë për Rusinë, për shkak se problemet e komunizmit janë ende me ne.

Revolucioni Rus nuk ishte një ngjarje e pashmangshme. Ai ishte produkt i shumë faktorëve të dobët dhe të rastësishëm. Sikur Car Nikolla II të kishte mbetur në pushtet, Rusia ka të ngjarë të kishte evoluar në një monarki kushtetuese vërtet jo të përsosur, por jo në monstruozitetin vrastar të 100 viteve të fundit.

Për t’u kthyer sërish tek eseja e Kirkpatrik, autoritarizmi i krahut të djathtë do t’i kishte

bërë Rusisë shumë më pak dëme sesa ai i krahut të majtë. Asgjë nuk e zbulon më mirë trashëgiminë sovjetike të Vladimir Putin sesa struktura dhe performanca e ushtrisë ruse gjatë  luftës aktuale në Ukrainë.

Disa vite angazhim me forcat tokësore të SHBA-së, më mësuan se një ushtri perëndimore është ndërtuar rreth korpusit të saj të nënoficerëve: rreshterëve dhe tetarëve të ndryshëm, që u imponojnë trupave krenarinë por edhe disiplinën. Ushtria ruse që dërgoi Putin në Ukrainë, mezi kishte një trupë nënoficerësh.

Ky detaj nuk kishte shumë rëndësi për mercenarët dhe njësitë e forcave speciale që ishin angazhuar më parë në luftërat e vogla të zotit Putin. Por në kuadër të forcës së madhe konvencionale ruse në Ukrainë, mungesa e një korpusi të fortë dhe kompetent nënoficerësh ka qenë vendimtare.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse janë vrarë kaq shumë gjeneralë rusë. Në vend se të qëndrojnë në pjesën e pasme të frontit siç ndodh në një ushtri perëndimore, ata shkojnë në vijën e parë të frontit për të koordinuar lëvizjet, ndaj janë të pambrojtur. Një ushtri që është produkt i demokracisë perëndimore, e decentralizon vendimmarrjen sipas gradave. Ndërkaq, një ushtri që është produkt i një sistemi sovjetik nuk e bën këtë.

Një Rusi post-Putin nuk është aspak e afërt. Perëndimit do t’i duhet që të tregohet i durueshëm dhe mirëkuptues. Vetë Kirkpatrik ishte shumë e kujdesshme në lidhje me imponimin e demokracisë tek shoqëritë që kishin pak përvojë për të.

“Në Britaninë e Madhe, rruga nga Magna Carta tek Akti i Zgjedhjeve, dhe tek Ligjet e Reformës së Madhe së viteve 1832, 1867 dhe 1885, zgjati plot 7 shekuj”- shkroi ajo. Sa i përket historisë amerikane, ajo thotë se nuk ka ndonjë bazë më të mirë “për të besuar se demokracia vjen lehtë, shpejt apo edhe pa e kërkuar”.

Daniel Patrik Mojnihan na kujtonte se e vërteta thelbësore e konservatorizmi, është kultura dhe jo politika, ajo që përcakton suksesin e një shoqërie. Kultura ruse mbetet viktimë e një regjimi disadekadësh revolucionar i krahut të majtë, të ndjekur nga një variacion Putinian.

Degradimi i ushtrisë ruse reflekton forcat e errëta në shoqërinë dhe politikën ruse në përgjithësi, forca që ka të ngjarë të shfaqeshin në rastin e një boshllëku pushteti. Nëse humbja ushtarake e Putinit në Ukrainë do të shkaktojë trazira në Moskë, drama vetëm sa do të përshkallëzohet.

Një Rusi post-Putin do të vazhdojë të jetë sfida më e madhe gjeopolitike e Evropës, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm për zgjidhjet e shpejta në shoqërinë apo politikën ruse. Por

për shkak se sjellja kafshërore e rusëve në Ukrainë, është pjesërisht rezultati përfundimtar i një shekulli ideologjie, nga ky përfundim rrjedh se një shkëputje nga kjo ideologji ofron shpresën më të mirë për të ardhmen.

There may still come a day when the West will need to help Russia. Kirkpatrick, the always hopeful realist diplomat, concluded her essay: "Liberal idealism must not be identical with masochism, and must not be incompatible with the defense of freedom and the national interest."

 

Note: Robert Kaplan, member of the Foreign Policy Research Institute, USA.

Translated and adapted by CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga