web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Karen Donfrid: The US will continue to help Ukraine, but Putin is the only one who can stop the war

2022-06-25 19:20:00, Blog CNA
Karen Donfrid: The US will continue to help Ukraine, but Putin is the only one
Karen Donfrid

"Der Spiegel"

Karen Donfrid, 59, is Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs. In an interview with Der Spiegel, the senior US diplomat expressed concern about the progress of Russian troops in the Donbas in recent weeks, while feeling encouraged by German Chancellor Scholz's promises to provide more military assistance to Kiev.

Ms. Donfried, Russia is gaining ground in eastern Ukraine as the Ukrainian military comes under intense pressure in the south as well. Are we seeing a turning point in this war?

Është e qartë se ne ndodhemi në një fazë tjetër të luftës. Më 24 shkurt, pamë që Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës nga veriu, nga lindja dhe nga jugu. Nga fundi i muajit mars, Moska i braktisi përpjekjet e saj për të pushtuar Kievin, duke i tërhequr forcat dhe fokusuar kryesisht në rajonin e Donbasit.

Shumë analistë ushtarakë thoshin në atë kohë se ky do të ishte një problem i madh për Ukrainën, pasi Rusia do të ishte në gjendje të përqendronte forcat e saj në jug, duke i bombarduar qytetet me artileri. Dhe kjo është në thelb ajo që ne kemi parë. Për momentin Rusët po fitojnë. Por gjërat nuk janë të lehta as për ta. SHBA-ja dhe aleatët e saj po vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë armët gjithnjë e më efektive.

Por Ukrainës po i mbarojnë municionet për artilerinë të rëndë. A po bën Perëndimi vërtet mjaftueshëm për ta mbështetur Ukrainën?

Nëse e shihni nga këndvështrimi i çdo ukrainasi, pavarësisht se ku jeton, ndihma nuk është e mjaftueshme. Ukraina po lufton për ekzistencën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Parë nga ky këndvështrim, ukrainasit po kërkojnë me të drejtë më shumë ndihmë. Por parë nga këndvështrimi i SHBA-së, unë mund të them që ne po bëjmë shumë. Më 21 maj, presidenti Bajden nënshkroi një paketë fondesh shtesë prej 40.1 miliardë dollarësh. Me herët kishim dhënë për Ukrainën 13.6 miliardë dollarë.

Menjëherë pas pushtimit të Rusisë, kancelari gjerman Olaf Sholc mbajti në parlament një fjalim të zjarrtë kundër Rusisë, që u prit mirë në Uashington. Por deri më sot, Gjermania nuk i ka dërguar Ukrainës armë të rënda, gjë që po shkakton zemërim të madh jo vetëm në Kiev, por edhe në Poloni dhe shtetet baltike...

Unë u befasova nga fjalimi që mbajti kancelari Sholc, sepse i dha fund disa dekadave të politikës gjermane. Si për shembull, vendimi për të dërguar armë në një zonë konflikti, thirrja për krijimin e një fondi special prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane, apo shpenzimi për mbrojtjen në masën më shumë se 2 për qind të PBB. E di që në Gjermani ka shumë njerëz që mendojnë se duhet të ecet më shpejt. Por unë mendoj se këto vendime janë të rëndësishme dhe të mirëpritura nga ne këtu në Uashington.

Sholc ka shmangur gjithmonë të folurit mbi fitoren e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Madje presidenti francez Makron është shprehur kundër poshtërimit të Vladimir Putinit. A nuk është kjo një retorikë e dobët, duke pasur parasysh se përballë kemi një diktator që nuk i shmanget vrasjeve në masë dhe krimeve të luftës?

Presidenti Bajden e ka deklaruar shumë qartë që ne besojmë se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Dhe e marrim shumë seriozisht nevojën për llogaridhënien nga rusët. Në lidhje me pyetjen se si do të përfundojë kjo luftë, unë mendoj se të gjithë në administratën Bajden imagjinojmë vetëm një zgjidhje të negociuar në tryezën e bisedimeve. Por për momentin kjo zgjidhje diplomatike nuk duket e realizueshme, pasi rusët nuk kanë treguar asnjë shenjë se janë të gatshëm të marrin seriozisht pjesë në negociata.

Për momentin, duket më se e dyshimtë që Ukraina do jetë në gjendje të rimarrë Donbasin. Si mund të përfundojë kjo luftë me një sukses për Ukrainën?

Unë nuk dua t`i nënvlerësoj ukrainasit. Ajo që ne kemi parë të bëjë Ukraina që nga 24 shkurti, nuk ka qenë aspak e jashtëzakonshme. Shkathtësia dhe trimëria e tyre në fushën e betejës më ka bërë përshtypje mua dhe gjithë administratës. Presidenti Zelenski e ka treguar që është një udhëheqës i jashtëzakonshëm në kohe lufte.

Ne në SHBA nuk do të përcaktojmë çfarë do të quhet sukses për Ukrainën. Kjo i takon vetë Ukrainës. Dhe Putin duhet ta përcaktojë suksesin për veten e tij. Ne pamë këtë të fundit të ndryshonte synimet e tij në fund të marsit, kur u zhvendos nga Kievi për t’u fokusuar në Donbas. Dhe e them me sinqeritet, që Putin është i vetmi njeri që mund ta ndalë nesër këtë luftë.

Kancelari Sholc ka folur mbi rrezikun e një lufte bërthamore. Sipas jush, a ka ndonjë shenjë se presidenti rus mund të përdorë arsenalin e tij bërthamor?

Ne kemi qenë shumë të qartë me Rusinë, se dy vende tona bartin një përgjegjësi shumë të veçantë rreth armëve bërthamore. Dhe ne mendojmë se çdo bisedë e shpenguar mbi përdorimin e armëve bërthamore është e papërgjegjshme.

Lufta në Ukrainë ka sjellë së fundmi 2 aplikime të reja për anëtarësim në NATO:Finlandën dhe Suedinë. Por për momentin Turqia po bllokon pranimin e tyre. Pse?

Turkey has raised its concerns, especially regarding the Kurdish Workers' Party (PKK). We have been very supportive of Turkey, Sweden and Finland negotiating to settle the dispute. Turkey is a supporter of NATO's open door policy, and we are confident that Finland and Sweden will be welcomed into the alliance. There is widespread support for the membership of Finland and Sweden.

Taken with cuts

/ Adapted in Albanian by CNA.al

 





09:48 Blog

What is the G7?

The G7 summit takes place in late June under the German pres...

Lajmet e fundit nga