They took a bribe from the driver/ AMP arrests 2 police officers in flagrante delicto
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...

Një lajm plasi në rrjetet sociale në lidhje me një investim që shkon 3 apo 4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, miliarda euro në Zvërnec nga një bashkëpunim i kompanive shqiptare me kompani amerikane dhe investitorë të tjerë të huaj.
Një video virale, për çfarë? Një protestues hynte në një pronë private, një sjellje në tejkalim të ligjit, një polic privat e dhunonte dhe disa të tjerë e tërhiqnin zvarrë. Përtej çdo argumenti polici e ka tejkaluar veprimin e tij pasi protestuesi nuk po shfaqte dhunë por kishte bërë një gabim, një shkelje ligjore, kishte hyrë në pronë private.
Të dy janë përgjegjës. Polici për dhunën e ushtruar dhe protestuesi që hyn dhe dhunon një pronë private. Sepse po të shkonte dikush në shtëpinë e protestuesit, ndoshta do t’i dilte me kallashnikov. Por ta lëmë mënjanë këtë pjesë dhe të shohim më gjakftohtësisht.
Lehtësisht morëm një informacion brenda 24-48 orëve edhe nga vetë kompanitë private por edhe nga studio ligjore që i mbështesin dhe nga vetë përfaqësuesit e disa protestuesve, disa banorëve.
Cilat janë pretendimet e bëra? A ka ndonjë letër pronësie? Përgjigja ishte se nuk ka dhe më e bukura ishte se asnjë prej tyre në 35 vjet nuk ka hapur një gjyq për këtë rast. Pra personat që shkojnë dhe protestojnë te gardhi rrethues ku do të bëhet investimi nuk kanë hapur asnjë proces civil, penal, administrativ në ndonjë gjykatë shqiptare për të pretenduar truallin ku po ndërtohet resorti.
Një pjesë e tyre shkojnë dhe protestojnë thjesht dhe vetëm për të vënë gjobë. Disa shkojnë dhe protestojnë se i kanë paguar të tjerë qarqe të ndryshme që vijnë sa nga Turqia aq edhe nga rrjetet e Sorosit. Këtë do ta sqarojmë më poshtë.
Pra, kur asnjë banor nuk ka hapur asnjë proces gjyqësor, kur asnjë banor nuk ka asnjë dokument që atë tokë ta ketë marrë me ndonjë ligj nr.7501 apo ndonjë dhurim nga këshillat e pronave të rretheve, çfarë kërkojnë atje? Për çfarë po protestojnë?

Ndryshe janë ambientalistët, por këta futen në një tjetër thes. Këta që shfaqen vendosin ndonjë gjobë, marrin ndonjë lek dhe ikin. Por dhe të paguar nga projektet e Sorosit me miliona e miliona lekë. Jo pa qëllim shkojnë në Zvërnec. Mjafton ta shikojmë me pak gjakftohtësi.
Kur në Shqipëri ishte ndezur debati më i fortë për terapitë hormonale për transgjinorët dhe pati një reagim të ashpër të opinionit publik deri te përgatitjet për protesta në lidhje me këtë çështje që qytetarët të protestonin për të mos pranuar që shteti t’i subvenciononte dhe t’i jepte falas këto terapi kur një 14 ose 15-vjeçar është ende i mitur dhe në atë moshë t’i bësh terapi hormonale për shumë njerëz kjo është kriminale dhe reagimi i opinionit publik ishte shumë i ashpër.
Por çfarë ndodhi? Ngrihen disa shoqata ambientaliste sorosiane sa të paguara në Serbi dhe sa nga OJF-të e Shqipërisë mbledhin nja 10 banorë që nuk kishin pasur kurrë një document, apo nuk kanë hapur kurrë një proces gjyqësor, apo nuk kanë pasur kurrë një pretendim, kalojnë një gardh dhe shkojnë e protestojnë.
Atje dikush dhunohet se ka kaluar pronën private, kuptohet se polici e ka tejkaluar atë që i lejon ligji dhe vëmendja shkon në Zvërnec.
Në fakt u harruan transgjinorët. Çudia më e madhe tre ditë zgjat. Kush është halli më i madh për Shqipërinë?
Terapitë hormonale të transgjinorëve që nuk dihet se çfarë do të bëhet me të miturit dhe me adoleshentët në moshën e pubertetit apo prona e blerë që do të zhvillohet nga një investitor që janë paguar miliona euro arkitektë studio ligjore.
Miliona euro të investuara për ta zhvilluar një pronë që do të punësojë rreth 10 mijë vetë. Por le ta lëmë reklamën për investimet.
Del një konflikt, një sherr, një rrahje dhe heq vëmendjen nga problematika e transgjinorëve. Me dirigjencë sa nga pagesat në Turqi, aq te pagesat në Serbi.
Sa nga interesa investimesh që duan të kalojnë nga xhepat e dikujt, nga sulltanati deri tek Soros që sulmon me OJF-të e tij, një investim ku është përfshirë edhe vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, e cila së fundmi ka qenë në Shqipëri me një grup arkitektësh, nga më të mirët në botë.
Ndaj dhe çështja “Zvërneci” nuk fillon dhe nuk mbaron te investimi një kompanie private, qoftë ky Kastrati apo emra të tjerë.
Fillon dhe mbaron jo tek një grusht apo tek një konflikt midis një protestuesi që hyn, kalon gardhin e një prone private, se po të kalonte një gardh të një institucioni shtetëror edhe mund të vritej, se po të shkonte në një pronë tjetër private edhe mund të vritej. As tek një polic privat që dhunon një qytetar në tejkalim të kompetencave të veta.
Gjithçka është një skemë dhe skenar i mirorganizuar me dirigjencë sorosiane dhe para. Ndaj disa, gjoja pretendues banorë që nuk kanë asnjë dokument dhe nuk kanë pretenduar kurrë atë pronë, por me letra që në kohën e Zogut figuron ndryshe, ashtu si shumë prona të tjera në Shqipëri dhe deri tek ata që paguhen nga interesat e sulltanatit, sa nga OJF-të dhe sa të keqpërdorurit që mirëpaguhen në të tilla raste.
Dhe ky nuk është i vetmi. Ai në Rrjoll është po i njëjti, por atje ka pasur edhe një konflikt midis disa banorëve, kurse këtu nuk ka pasur kurrë dhe pretendime të tilla.
Megjithatë, në të dyja rastet shfaqen ambientalistët e Sorosit, gjobaxhinjtë e mirëinstruktuar dhe të mirëpaguar për të penguar investime në zona ku prej 35 vitesh nuk ka pasur asnjë pretendim, asnjë konflikt gjyqësor, as nuk del ndonjë njeri me ndonjë dokument në dorë të kërkojë.
Përkundrazi, dhe kur janë ulur në tavolinë, dikush thotë në konfidencë: "Epo, na kanë paguar, tani do ta bëjmë dhe ne show-n tonë".
Por ky show erdhi pikërisht kur po diskutohej çështja e transgjinorëve në Shqipëri, dhënia e hormoneve të tyre, ndaj dhe Zvërneci po përdoret në mënyrën më kriminale, gjoja në emër të mjedisit dhe në emër të disa banorëve që s'dinë se ç’kërkojnë dhe çfarë pretendojnë, për të mbuluar një akt tjetër që është shumë më i rëndë, ai i terapisë së hormoneve ndaj fëmijëve në pubertet. Kjo është diferenca, prandaj dhe shpërtheu Zvërneci. /CNA
The media reported yesterday that there had been violence ...
Yesterday, the Supreme Court issued a ruling and said ...
The Erion Veliaj case is expected to be discussed again in...
In the real legal reading of the Constitutional Court's de...
There is an interesting and at the same time paradoxical s...
In the modern history of political propaganda, the name of...
One of the most disturbing elements of the way Erion Velia...
In one of his writings, of course, paid for, commissioned,...
Former head of SPAK, currently a prosecutor in hot cas...
Repeatedly, some characters, who are already public, who c...
It is an unbelievable comparison because the legend of our...
The Supreme Court, for yesterday's "unifying" decision, to...
Shortly after the murders in Durrës, a crime reporter coll...
For the past 10 months, 13 serious criminal charges have b...
Two days ago, a piece of news took over the media. Plarent...
Zegjine Çaushi, from the 2021 elections, became a soci...
When you hear Plarent Ndreca speaking so confidently about...
At a joint meeting of the High Prosecutorial Council and t...
Pamjet e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta d...
Former President Ilir Meta has been using his political rh...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Police Supervision Agency has arrested two police offi...
The 18-year-old who stabbed a citizen in the premises of t...
A road accident occurred this Thursday on the Tirana-Elbas...
A minor was arrested and taken to police headquarters afte...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The only Albanian MP in the Serbian Parliament, Shaip Kamb...
European Union Enlargement Commissioner Marta Kos has reac...
In the Chamber of Deputies (Camera dei Deputati) in Rome, ...
US Secretary of State Marco Rubio has significantly escala...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.1 lek an...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...