
Propaganda e 99-çave, avokatëve të Veliajt dhe mediat e korrupsionit të pushtetit, nga dita e djeshme kanë shpallur një fitore të madhe në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të qëndrojë në burg për 13 akuza të rënda penale dhe i shmanget gjykimit me skema dhe skenarë prej gati një viti.
Për të shpallur fitoren kanë gjetur jo pa qëllim mendimin e pakicës dhënë nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Sonila Bejtja, e cila në fakt nuk është penaliste, por jo pa qëllim qëndrimi i saj shpërndahet si propagandë.

CNA po sjell më poshtë gjashtë pika në lidhje me qëndrimin e zonjës Bejtja, pasi dje publikuam argumentet e zotit Asim Vokshi, një anëtar tjetër i Gjykatës Kushtetuese.
Së pari, në krye të mendimit të pakicës, zonja Sonila Bejtja na njofton se do të jetë “koherente” me qëndrimin e saj në çështjen “Ilir Meta”. Mirë, po ç’lidhje kanë? Gjykatat nuk japin vendime me autopilot. Çdo çështje ka faktet, provat dhe rrethanat e veta. Koherenca është virtyt kur buron nga i njëjti arsyetim juridik, jo kur bëhet argument në vetvete.
Së dyti, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, arrin në një formulim që tingëllon paradoksal. Sipas saj, “dyshimi i arsyeshëm duhet të provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm.” Kjo është përzierje e dy standardeve krejt të ndryshme të provës. “Dyshimi i arsyeshëm” është pragu që justifikon masa apo vazhdimin e procedimit në faza të caktuara, ndërsa “tej çdo dyshimi të arsyeshëm” është standardi i dënimit penal. Të kërkosh që i pari të provohet me standardin e të dytit do të thotë të ngatërrosh fazat e procesit penal. Nëse kjo nuk të bën të ngresh vetullat, vështirë të gjesh një shembull më ilustrues të konfuzionit mbi standardet e provës.
Së treti, nga arsyetimi i zonjës Bejtja, krijohet përshtypja sikur ajo injoron një parim bazë të së drejtës penale: korrupsioni nuk kërkon domosdoshmërisht një akt të paligjshëm.
Edhe kur zyrtari kryen një veprim që ligjërisht duhet ta kryejë, marrja e parave ose e një përfitimi të parregullt për ta bërë atë mjafton për të konsumuar veprën penale të korrupsionit.
Së katërti, paradoksi i mendimit të pakicës së zonjës Sonila Bejtja është se ajo shkruan se “nuk po bëj analizë të provave, megjithëse mund ta bëj”. Vetëm kjo fjali ngre një pyetje themelore: Që kur Gjykata Kushtetuese ka kompetencë të analizojë provat si një gjykatë fakti?
Kushtetuta nuk e ngarkon me rivlerësimin e provave, por me kontrollin e respektimit të të drejtave kushtetuese.
Së pesti, edhe më paradoksale është se, pasi deklaron se nuk po analizon provat, mendimi i pakicës vazhdon pikërisht me një rivlerësim të tyre, duke diskutuar peshën dhe mjaftueshmërinë e elementeve të dosjes. Kjo krijon përshtypjen se Gjykata Kushtetuese po vihet në rolin e një “shkalle të katërt” gjykimi, rol që nuk i njihet nga Kushtetuta dhe ligji.
Së gjashti, pastaj vjen pjesa më e habitshme. Sonila Bejtja thotë se nuk provohet se si Erion Veliaj ka ndërhyrë për të siguruar përfitimet. Kjo, pasi, megjithëse deklaron se nuk po bën analizë provash, i futet pikërisht rivlerësimit të tyre.
Mjafton të hapësh faqet e para të dosjes për të parë se mbi çfarë është ndërtuar çështja; aktet e firmosura nga vetë Veliaj për kalimin e fondeve publike drejt OJF-së së lidhur me bashkëshorten e tij; pretendimet për përfitime në pasuri të paluajtshme nga subjekte që kishin marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës; sponsorizime dhe përfitime të tjera në favor të bashkëshortes së tij nga kompani që kishin interesa pranë bashkisë. Këto janë pikërisht elementet që prokuroria i paraqet si mekanizmin e ndërhyrjes.
Mund të mos biesh dakord me vlerësimin e prokurorisë, por të shkruash se nuk kuptohet fare se si është realizuar ndërhyrja, ndërkohë që dosja përmban pikërisht elementet mbi të cilat është ndërtuar kjo tezë, është të paktën e vështirë për t’u ndjekur. Sonila… gjë e mirë që po largohesh nga ajo gjykatë, megjithëse dëmet tashmë i ke bërë. Përveç se nuk je për atë punë duket që ke edhe probleme madhore me kapjen.
Nëse ky është standardi metodologjik që propozohet për Gjykatën Kushtetuese, atëherë shqetësimi nuk lidhet vetëm me një çështje konkrete, por me mënyrën se si kuptohet vetë funksioni i kësaj gjykate. /CNA
A group of protesters have moved in front of Police Statio...
The Democratic Party has elected 20 members of the Preside...
Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur me për...
Albania continued to face a structural challenge in the yo...
The Special Prosecution Office has sent for trial the crim...
The High Prosecutorial Council opens the competition for t...
Tensions continue between protesters and police officers. ...
After the end of the plenary session, there were tensions ...
Clashes have again been recorded in today's protest betwee...
Some of those present at today's protest in front of Parli...
The Special Prosecution Office has closed the investigatio...
The head of the Socialist Party Parliamentary Group, Taula...
The leader of "Albania Becomes", Adriatik Lapaj, attempted...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Dushaj është ...
Following the tensions that occurred outside the Parliament...
Several protesters and a police officer felt unwell and we...
The Court of Appeals has sentenced Erjon Llapushi to 17 ye...
The protesters in front of Parliament, in addition to the ...
Police forces have escorted some of the citizens who were ...
With less than an hour left until the start of the plenary...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred on Thursday afternoon in the M...
A vehicle caught fire today in neighborhood no. 4 of the c...
A lightning strike has struck a herd of cattle on Nikollar...
This morning, a powerful explosion suspected to be caused ...
Today is characterized by hot and mostly clear weather thr...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
A field inspection has begun in the Maliq area, after the ...
Heavy rainfall accompanied by strong winds has caused prob...
The Vita milk factory in Kosovo has been closed. According...
Iran's Supreme Leader Mojtaba Khamenei will not attend the...
After eight days under the rubble of a building collapsed ...
Russian forces have launched a major drone and missile att...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
Whenever a new infrastructure project is announced, the fi...
Minister of Finance, Petrit Malaj, spoke in today's plenar...
This Thursday, one US dollar is bought for 82 lek and sold...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...