Konsumi i energjisë në Shqipëri, 44% e rinovueshme, rreth dy herë më e lartë se mesatarja e BE
Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 20...

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.
Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.
Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.
Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës; Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit; Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.
Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira?
Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.
Shembull sipas kontabilistit
Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.
Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%
Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.
Sa paguajnë shoqëritë tregtarë?
Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.
Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.
Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.
Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve./ Revista Monitor
Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 20...
Një muaj pas mbylljes të procedurës, “Furnizimi me ujë...
Sot më 22 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Komisioni Evropian ka miratuar një agjendë të re rritjeje ...
Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arrit...
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...
Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TV...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
Sot më 20 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 le...
Çmimi i produkteve ushqimore ka vazhduar të rritet për...
Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në...
Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ...
Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të m...
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
Sot më 19 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.1 le...
Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vi...
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligj...
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...