Qeveria bën tenderë pa fonde/ 370 milionë euro nga investimet për t’u paguar pas 2024
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...

Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të madhe për gjetjen e punonjësve, ndonëse së fundmi kompanitë italiane që ofrojnë shërbim ndaj palëve të treta kanë zgjeruar kontratat me operatorë ndërkombëtarë, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive).
Për përfaqësuesit e operatorëve "call center" shkaku kryesor i problematikës te burimet njerëzore mbetet emigracioni i lartë i të rinjve drejt vendeve evropiane. Stafet e punonjësve për sektorin sipas kompanive janë tkurrur 30% krahasuar me vjet. Të rinjtë e grupmoshës 25 deri 35 vjeç janë ata që më tepër po emigrojnë sipas tyre.
Të gjendur para kësaj vështirësie kompanitë po shohin si alternativë zgjidhjeje zëvendësimin e fuqisë punëtorë, me punonjës të huaj me njohuri të gjuhës angleze dhe frëngjishtes, si kontribut në përmirësimin e situatës, duke qenë se ndërmarrjet nuk punojnë më masivisht vetëm me italishtfolës.
Lorenc Goga nga “Facile.it” tha për "Monitor" se mbetet një opsion për t’u parë mundësia e marrjes së punonjësve nga Filipinet, apo shtetet e Afrikës Veriore, si: Tunizia dhe Maroku dhe të Afrikës perëndimore Gana dhe Nigeria.
“Nëse gjenerata e viteve '80-'90 mësuan në mënyrë autodidakte gjuhën italiane, tashmë kjo nuk po ndodh më masivisht me të rinjtë e sotëm. Por problematika kryesore nuk është mungesa e njohurive për gjuhë të huaja, pasi pjesa dërrmuese e të rinjve të sotëm janë njohës të gjuhës së studiuar angleze. Ky është avantazh për sektorin, i cili ka zgjeruar kontratat e shërbimet me shumë kompani ndërkombëtare.
Problematika kryesore mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Aktualisht kompanitë "call center" nuk mund t’i përgjigjen me punonjës zhvillimit të këtij tregu. Në shumë raste jemi të detyruar që fushata shërbimi që mund të kryenin në vend i kemi transferuar në Itali për zbatim, pasi nuk gjejmë punonjës. Një alternativë mbetet studimi i opsionit për marrjen e punonjësve të huaj”, tha ai.
Ndonëse deri tani nuk është finalizuar asnjë kontratë për rekrutime punonjësish në "call center" nga Filipinet dhe vendet e Afrikës, Goga thekson se para zbatimit të kësaj mase është mjaft e domosdoshme që të mbështeten nga institucionet shqiptare me hartimin e një legjislacioni, për formalizimin e marrëdhënieve me punonjësit e huaj dhe për kualifikimin e tyre, me qëllim përjashtimin e rreziqeve të mundshme për mosfuksionimin e saj.
Për sa i përket alternativës tjetër për zgjidhjen e problematikës së punësimeve duke përdorur inteligjencën artificiale Lorenc Goga pohon se të gjitha kompanitë kanë avancuar me investimet për automatizim, duke i ndihmuar në reduktim kostosh, por roli i njeriut në këtë sektor mbetet i pazëvendësueshëm.
Edhe kompanitë e tjera të sektorit "call center" kanë ngritur më herët shqetësimin se problematika me rekrutimet ka nisur që në vitin 2017 dhe vitet e fundit është kthyer në një shqetësim real.
Më tepër tkurrje të të punësuarve kanë kompanitë e vogla "call center". Të mëdhenjtë pas rënies së numrit të të punësuarve në pandemi, kanë nisur rikuperimin me rekrutimet.
Administratori i kompanisë “Albacontact”, Ervin Gogo, pohoi më herët për "Monitor" se në terma afatshkurtër problemi duket i pazgjidhshëm për sektorin, duke rrezikuar tkurrjen deri në mbylljen e kompanive të vogla.
Sipas të dhënave të DPT, deri në shtator të vitit 2022 në ndërmarrjet "call center" ishin të punësuar 12,404 punonjës. Në raport me 2019 numri i punonjësve është ulur 8%./Monitor
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
Sot më 19 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.1 le...
Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vi...
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligj...
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për lit...
Pas ikjes së turistëve, bien blerjet për artikujt e shport...
Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve, në mjaft media ...
Sot më 17 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 le...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strateg...
Sot më 16 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe br...
Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor ...
Sot më 15 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Tregu i fondeve të investimit vijoi përmirësimin edhe ...
Interesi për projekte investimi në energjinë diellore ...
Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...