Thellohet drama e eksporteve/ Fasoni shënon rënie të thellë me 19% në Nëntor
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...

Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).
Vitin që vjen do të financohen për programin e menaxhimit të mbetjeve Urbane 2,9 miliardë lekë, ose më shumë se 27 milionë euro. Kjo shumë është 47 % më e lartë se në vitin 2020 dhe 124% më shumë se në vitin 2017 kur ende nuk kishin nisur përpjekjet për ndërtimin e inceneratorit në Tiranë.
Të dhënat nga një raport zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se Bashkia e Tiranës shpenzoi për menaxhimin e mbetjeve 1,3 miliardë lekë në vitin 2017, teksa kostoja për këtë shërbim nisi të rritej pas vitit 2018, kur filluan financimet për inceneratorin. Teksa kostoja e shërbimit është rritur, kryeqyteti ende nuk ka realizuar ndarjen në burim të mbetjeve, ndërsa inceneratori ende nuk është ndërtuar.
Sipas buxhetit të bashkisë në programin e menaxhimit të mbetjeve për 2024-2026 përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve.
Mbledhja dhe transportimi i mbetjeve nga zonat urbane dhe rurale, mbetje të ngurta të mbledhura dhe të transportuara nga zonat urbane dhe rurale, drejt venddepozitimeve në një vit. Këtu përfshihen shpenzimet kundrejt operatorëve që sigurojnë shërbimin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave një herë në ditë si blerjen, mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve të mbetjeve; mirëmbajtjen apo ripërtëritjen e mjeteve dhe pajisjeve, etj.
Në këtë program përfshihet edhe pastrimi i rrugëve dhe parqeve. Depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve, mbetje të ngurta nga zonat urbane dhe rurale të depozituara dhe trajtuara në landfilld kundrejt tarifës së depozitimit.

Këtu përfshihen shpenzimet për tarifën që lidhen me këtë shërbim. Ky zë përfshin edhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme për sensibilizimin apo ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit.
Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi një seri urdhër-arrestesh për zyrtarë të bashkisë, për abuzime me fondet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, teksa me herët në gusht të këtij viti u vendos masa e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptarëve rreth 9,9 miliardë lekë, rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se "Integrated" realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).
Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance. Bilanci i vitit 2022 nuk është publikuar ende, por nga të dhënat paraprake nga tatimet, të ardhurat janë rreth 2 miliardë lekë.
Në linjë me rritjen e të ardhurave janë shtuar ndjeshëm dhe fitimet, duke kulmuar në periudhën 2020-2022, në rreth 700-800 milionë lekë në vit. Norma e fitimit për këtë periudhë u luhat midis 31-35% (shiko tabelën: tregues financiarë të Inceneratorit të Tiranës).
Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit./ Monitor.al
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligj...
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për lit...
Pas ikjes së turistëve, bien blerjet për artikujt e shport...
Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve, në mjaft media ...
Sot më 17 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 le...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strateg...
Sot më 16 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe br...
Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor ...
Sot më 15 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Tregu i fondeve të investimit vijoi përmirësimin edhe ...
Interesi për projekte investimi në energjinë diellore ...
Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Afera e inceneratorëve me 178 milionë euro të paguara ...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hy...
Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...