Monedhat e huaja nuk dalin nga kriza/ Kursi i këmbimit, 18 dhjetor 2023
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...

Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nis nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Në Fletoren e fundit Zyrtare, është botuar akti normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e ri që hyn menjëherë në fuqi.
Akti Normativ përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.
Akti normativ shtyn edhe afatet e hyrjes në fuqi të pikës 1 për nenet 22,23 dhe 24 që përfshijnë zbritjen e shpenzimeve vetëm për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira kur deri 90% të të ardhurave bruto i sigurojnë nga më pak se 3 klientë, duke përfshirë edhe zbritjen për shpenzimet e fëmijëve. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2025.
Shtyhet edhe afati i zbatimit të normës tatimore progresive për të ardhurat e tatueshme nga punësimi. Konkretisht pika 1 e nenit 24, që përcakton tatimin 23% për të ardhurat e punësimit mbi 2,040,000 lekë në vit, do të nisë zbatimin nga 1 janari 2025.
Kontabilistët ngritën disa herë shqetësimin për mungesën e vënies në dispozicion për bizneset nga tatimet të formularëve të rinj që duhet të plotësojnë subjektet për deklarimin e pagesës së tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit të mbajtur në burim. Ndërsa vijon të jetë pengesë tjetër për zbatimin e ligjit sipas tyre edhe mungesa e listës së miratuar të profesioneve të lira që do të ndryshonin taksimin me ligjin e ri.
Për problematikën e mosnxjerrjes së formularëve të rinj, për deklarimin e të ardhurave, Akti Normativ përcakton se bizneset e regjistruara para datës 31 dhjetor 2023 për deklarimin e tatimit mbi fitimin për efekt të periudhës tatimore të vitit 2024 do të përdorin formularët sipas ligjit të miratuar më 1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.
“Të gjithë tatimpaguesit, të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si dhe ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, 'Për tatimin mbi të ardhurat', të ndryshuar”, citohet në Aktin Normativ.
Edhe deklarimi i tatimit të mbajtur në burim do të zbatohet duke filluar nga periudha tatimore janar 2025 me formularët e rinj. Për vitin 2024 akti normativ përcakton se do të përdoret deklarata për tatimin e mbajtur në burim sipas modelit ekzistues të formularëve.
Llojet e pagesave për të cilat mbahet tatimi në burim, përfshin pagesat për interesat bankarë dhe institucione të tjera financiare, pagesat nga honorarët, nga qiraja e individëve, për çdo pagesë të përfituar nga lojërat e fatit dhe kazinotë, pagesa për perfomancën e muzikantëve në koncerte etj.
Akti normativ gjithashtu thotë se për parapagimet, të përcaktuara sipas ligjit të ri për kategoritë e personave, të cilët furnizojnë shërbime profesionale dhe janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat nga data 1 janar 2024, përjashtimisht për vitin 2024, llogariten bazuar në deklaratat e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimit mbi fitimin të viteve paraardhëse, duke zbatuar normat tatimore të parashikuara në këtë ligj.
Kontabilistë nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Avokatëve më herët kanë pohuar se ligji i ri është antiligjor, krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin. Të dyja këto shoqata pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të ri.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” nis zbatimin nga 1 janari 2024. Ligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.
Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%./ Monitor.al
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për lit...
Pas ikjes së turistëve, bien blerjet për artikujt e shport...
Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve, në mjaft media ...
Sot më 17 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 le...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strateg...
Sot më 16 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe br...
Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor ...
Sot më 15 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Tregu i fondeve të investimit vijoi përmirësimin edhe ...
Interesi për projekte investimi në energjinë diellore ...
Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë mir...
Sot më 14 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 le...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave q...
Afera e inceneratorëve me 178 milionë euro të paguara ...
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hy...
Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike p...
Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e ...
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...