Nga maji, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...

Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, e ndikuar nga shtrenjtimit e furnizimeve të importuesve.
Shtrenjtimi i lëndëve djegëse për rafineritë e përpunimit të vajit të lulediellit jashtë dhe tarifat për transport kanë sjellë që përgjatë muajit mars importuesit vendas të shtrenjtojnë çmimin e shitjes me shumicë të vajit ushqimor nga 7-8%.
Gjatë muajit shkurt, periudhë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, sipas importuesve vaji i lulediellit tregtohej me çmim shumice nga 176 deri 178 lekë për litër. Duke nisur nga java e tretë e muajit mars importuesit pohojnë se kanë qenë të detyruar të rrisin çmimin me rreth 5 lekë për litër, duke e çuar 182 deri 183 lekë për litër.
Nga fillimi i javës së fundit të muajit mars, importuesit e vajit të përpunuar që ambalazhohet në vend, thonë se do të ketë edhe një tjetër shtrenjtim të çmimit me 7 lekë të tjera për litër. Pas këtyre rritjeve, çmimi më shumicë i vajit ushqimor arrin 190 lekë për litër.
Një prej importuesit e vajit të lulediellit shpjegoi për “Monitor” se shkak i shtrenjtimit të çmimit është rritja e çmimit të produktit nga fabrikat prodhuese dhe shtrenjtimit të tarifave të transportit.
“Prodhuesit e vajit në Hungari nga ku furnizohet Shqipëria kanë rritur çmimin e shitjes së produktit, për shkak të rritjes së kostove nga karburanti dhe lëndët djegëse që përdorin rafineritë. Vetëm nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse çmimet e furnizimeve janë rritur 1.5 lekë për litër.
Pas nisjes së luftës shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për tarifat e transportit. Nëse gjatë muajit shkurt për transportin e 1 ton vaj paguhej tarifa nga 140 deri 160 USD, pas nisjes së luftës tarifa e transportit arriti 200 USD për ton. Kjo e shtrenjton edhe 1 lekë tjetër për litër vajin e importuar.”
Situatë e ngjashme me shtrenjtim të çmimeve për vajin ushqimor të lulediellit ndodhi edhe gjatë muajit mars 2022.
Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%. Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit në tregun e pakicës u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje).
Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.
Ekspertët nënvizojnë se mungesa e prodhimit të vajit ushqimor vendas tregoi edhe një herë se ekonomisë shqiptare i mungoi amortizatori kryesor për të frenuar inflacionin e çmimit.
Shqipëria ka pasur dy rafineri të përpunimit të vajit, fabrikën e kompanisë “Olim” dhe të shoqërisë “Vajra bimore” që tregtonte vajin “Fiol”, por aktualisht asnjë prej tyre nuk importon vaj të papërpunuar (grexho) dhe ta rafinojë atë duke e kthyer në vaj ushqimor. Prej 2016, prej gati 1 dekade kompanitë përpunuese janë kthyer në ambalazhues të vajit të përpunuar të importit./ Revista Monitor
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit...
Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie t...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë dh...
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në...
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pr...
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe...
Jet Bank plotëson procesin e licensimit nga Banka e Shqipë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvillua...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Ndonëse ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj u ngadalësuan...
Turizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes a...
Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvi...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.1 lekë d...
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit n...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë dhe...
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet ala...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...