Taksat dhe Tarifat Vendore Tiranë: Paguani detyrimet 2026 në kohë për të shmangur penalitetet
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pr...

Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kompanitë me aksionerë të regjistruar në Holandë investuan 202 milionë euro, në Shqipëri vitin e kaluar. Investimet holandeze u rritën me 14.8% krahasuar me vitin 2024.
Holanda ngelet investitori më i madh i huaj edhe në vlerën e stokut të deritanishëm të investimeve. Stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.76 miliardë eurove, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë.
Investimet e mirëfillta hollandeze për nga origjina e kapitalit janë të pakta dhe një ndër tyre ishte kompania Shell, që realizoi investime të mëdha për shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut. Por, në vitin 2024 kjo kompani vendosi të ndërpresë shpimet në puset naftëmbajtëse dhe të heqë dorë përfundimisht nga kërkimet e naftës në Shqipëri.
Duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Investitori i dytë më i madh për të dytin vit radhazi ishte Italia, me një fluks total prej 187 milionë eurosh. Investimet italiane megjithatë kanë pësuar sërish rënie me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.
Stoku i investimeve italiane në fund të vitit 2025 arriti në 1.89 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë. Rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja (që ishin në rënie), por në të llogariten edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.
Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan investimet e ndërmarrjeve nga Kosova, që arritën vlerën e 186 milionë eurove, me një rritje prej 94% krahasuar me të një vit më parë. Stoku i investimeve kosovare raportohet në 584 milionë euro, në rritje me 38% krahasuar me vitin 2024.
Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.
Në muajin korrik 2025, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.
Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi.
Ndërsa në muajin shtator 2025, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding, finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.
Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.
Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.
KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.
Pasi kryesoi investimet e huaja për vitin 2024, vitin e kaluar Turqia investoi më pak në Shqipëri. Për vitin 2025 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2025 ka arritur në 1.41 miliardë euro, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.
Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse.
Investitori i pestë më i rëndësishëm vitin e kaluar, për nga vlera e flukseve të reja, ishte Austria, me 146 milionë euro, në rritje me 22.7% krahasuar me vitin 2024. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Stoku i investimeve austriake në fund të 2025 arriti në 926 milionë euro, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë./Monitor
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pr...
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe...
Jet Bank plotëson procesin e licensimit nga Banka e Shqipë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvillua...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Ndonëse ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj u ngadalësuan...
Turizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes a...
Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvi...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.1 lekë d...
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit n...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë dhe...
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet ala...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon...
Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që...
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...