Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet alarmante për xhepat e qytetarëve, teksa çmimi i naftës në pikat e pakicës ka kapur shifra rekord.
Në një vëzhgim në terren të kryer këtë të hënë nga CNA, vihet re se çmimet e naftës në pika të ndryshme variojnë nga 211 deri në 214 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet pranë nivelit të 199 lekëve, si më poshtë:




Ky shtrenjtim reflekton një ngurtësi të pashpjegueshme të tregut vendas, pasi në bursat ndërkombëtare nafta ka pësuar një rënie drastike prej rreth 9% vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke zbritur në nivelin e 96 dollarëve për fuçi.

Ndërkohë që bota po reflekton këtë ulje të ndjeshme, në Shqipëri kriza në Lindjen e Mesme po përdoret si alibi për të mbajtur çmime artificialisht të larta. Kontrasti bëhet edhe më i fortë kur krahasohemi me rajonin, ku në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nafta kushton mesatarisht 50 deri në 55 lekë më lirë se në vendin tonë.
Në këtë klimë tensioni ekonomik, Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se qeveria do të rikthehet te regjimi i Bordit të Transparencës për të kontrolluar çdo abuzim të mundshëm, ndonëse pohoi se deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga tregtarët. Rama premtoi një ndërhyrje të përkohshme me ulje të akcizës prej 20% për të lehtësuar barrën mbi përdoruesit e mjeteve.
"Niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilido qoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët",-tha Rama.
Përtej premtimeve për rezervat dhe futjen e një faktori të ri publik në treg, realiteti i sotëm në tabelat e karburanteve mbetet i pandryshuar, duke i lënë konsumatorët shqiptarë të paguajnë faturën më të lartë në Europë në raport me të ardhurat e tyre, pavarësisht se bursa globale po tregon shenja të qarta të rënies./CNA
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon...
Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që...
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
Këtë të dielë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dhe...
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, p...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dh...
Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin ...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës k...
A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndër...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hodhi për konsultim ...
Tregtia me pakicë e ka mbyllur vitin 2025 me një performan...
Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmoniz...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...