“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i Lumturisë tregon se, megjithëse vendet më të pasura priren të renditen më lart, lidhja mes të ardhurave dhe mirëqenies nuk është lineare. Faktorë si besimi te institucionet, mbështetja sociale dhe cilësia e jetës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa të ardhurat, duke dëshmuar se mirëqenia nuk matet vetëm me nivelin e pasurisë.
Nëse e kthejmë debatin në trevat shqiptare, duket se paraja nuk blen lumturinë. Kosova është renditur në vend të 16 në indeksin e fundit të lumturisë Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për 147 shtete, duke qenë e para në Europën Juglindore dhe me përmirësim të ndjeshëm nga vendi i 29 që ishte vitin e kaluar. Kosova është shteti më i varfër i Europës, me të ardhura për frymë që në vitin 2025 ishin 8033 USD për frymë, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në indeksin e lumturisë, pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82.
Në kontrast, Shqipëria u rendit në raportin e 2026-s, e fundit në rajon, e 86-a në botë dhe e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Rritja e të ardhurave nuk na ka bërë më të lumtur. Shqipëria ka bërë vitet e fundit përparim në rritjen e të ardhurave për frymë, duke iu larguar vendit të fundit. Në 2025-n, të ardhurat për frymë sipas FMN-së, ishin rreth 11 mijë dollarë, duke ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.
Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë. Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë, shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.
Shqipërinë e penalizon korrupsioni
Shqipëria u rendit ndër 30 vendet më të korruptuara në botë, (e 27-a), ndërsa dhe Bosnja dhe Maqedonia e veriut e kanë këtë tregues shumë të lartë, duke u hyre në pesëshen e më të korruptuarve në botë. Kosova është e 43 më e korruptuara në botë. Serbia është e 58-a në botë për perceptimin e korrupsionit. Ndërsa më i ulët perceptimi për korrupsionit është në mal të Zi, që renditet e 87-a më e korruptuara në botë.
Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:
– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?
– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?
Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi
Treguesi ku historikisht Kosova merr pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”
Malazezët janë më pak bujarët në rajon (83) të ndjekur nga shqiptarët (59). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (42) Serbia (38), Bosnjë Hercegovina (32).
Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit
Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 108 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.
Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.
Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 72. Kryesimin e mban Serbia (23), e ndjekur nga Mali i Zi (36), Maqedonia e Veriut (46), Bosnjë Hercegovina (50),
Shtetasit e Kosovës kanë lirinë më të madhe për të zgjedhur në rajon
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 121 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (84), po ashtu në Serbi (73) dhe Mal të Zi (62).
Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”
Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 24-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 37.
Të rinjtë serbë, më të lumturit në Botë, ata shqiptarë më pesimistë
Të rinjtë e rajonit janë shumë më optimistë se një dekada më parë. Të rinjtë e Serbisë, nën 25 vjeç, renditen të parët në botë për nivelin e lartë të lumturisë dhe kanë pasur ndryshimin më të madh pozitiv në krahasim në 2023-2025, në krahasim me 2006-2010.
Të rinjtë e Kosovës renditen në vend të tetë në botë, të Bosnjë Hercegovinës të 20-ët, Malit të Zi në vend të 28, të Shqipërisë në vend të 49. Më pesimistë të rinjtë në rajon janë në Maqedoninë e Veriut (61)./ Revista Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndër...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hodhi për konsultim ...
Tregtia me pakicë e ka mbyllur vitin 2025 me një performan...
Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmoniz...
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kalo...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë d...
Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në sektorin finan...
Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çm...
Eksportet i janë rikthyer tendencës rritëse në shkurt, pas...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregtia midis Bashkimit Europian dhe SHBA-së mbetet shumë ...
Depozitat me afat në lekë u rritën për të dytin vit radhaz...
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori i pagesave ka pësuar një rritje të konsiderueshme ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...