Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 milionë euro më shumë këtë vit për naftën
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kalo...

Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), metodologji e Eurostat arriti në 2,5% në muajin shkurt 2026, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Kjo vlerë ishte më e lartë se mesatarja e BE-së ku inflacioni mesatar në shkurt ishte 2.1%.
Ky tregues shënoi një rritje të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, ku çmimet e konsumit u rritën me 0,5% brenda një muaji. Rritja më e lartë vjetore u vërejt në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, i cili u shtrenjtua me 9,7%, duke pasur një ndikim të ndjeshëm prej 0,60 pikë përqindje në shifrën totale të inflacionit. Megjithatë, peshën kryesore në rritjen e çmimeve vazhdojnë ta mbajnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, të cilat edhe pse u rritën me 2,3%, dhanë kontributin më të madh në indeks me 0,81 pikë përqindje për shkak të peshës së tyre të lartë në shportën e konsumit.
Grupe të tjera si “Kujdesi personal” me 3,3% dhe “Sigurimet” me 3,0% gjithashtu ndikuan në këtë trend rritës, ndërkohë që sektori i transportit mbeti pothuajse i pandryshuar me një rritje minimale prej 0,1%.
E krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria pozicionohet në një nivel mesatar, duke qëndruar mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila për shkurtin 2026 u llogarit në 2,1%.
Shqipëria me 2,5% paraqitet me një normë inflacioni më të ulët se vende si Rumania, e cila kryeson listën me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, e ndjekur nga Islanda, Sllovakia dhe Kroacia. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një inflacion më të lartë se fuqitë e mëdha ekonomike si Gjermania, Franca dhe Italia, apo vende të tjera si Finlanda dhe Suedia. Nivelet më të ulëta të rritjes së çmimeve në Europë për këtë periudhë u regjistruan në Danimarkë dhe Zvicër, të cilat mbyllin renditjen me normat më minimale të inflacionit.
Ky botim i INSTAT shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm metodologjik, pasi që nga Shkurti 2026, llogaritja e indeksit mbështetet në klasifikimin e ri ECOICOP 2018 dhe ka ndryshuar vitin bazë të referencës në 2025=100.
Ky ndryshim synon harmonizimin e plotë me praktikat statistikore evropiane të Eurostat, duke siguruar që matja e stabilitetit të çmimeve në Shqipëri të jetë e krahasueshme me standardet ndërkombëtare./ Monitor
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kalo...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë d...
Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në sektorin finan...
Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çm...
Eksportet i janë rikthyer tendencës rritëse në shkurt, pas...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregtia midis Bashkimit Europian dhe SHBA-së mbetet shumë ...
Depozitat me afat në lekë u rritën për të dytin vit radhaz...
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori i pagesave ka pësuar një rritje të konsiderueshme ...
Pamja fizike është kthyer në kapital ekonomik dhe social, ...
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ra...
Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë rënie të kërkesës pë...
Vala e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe tarifave të ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...