Ndërtime në bregdet, zona muzeore dhe ato të mbrojtura/ KLSH: U sinjalizuan, por nuk u veprua
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...

Depozitat me afat në lekë u rritën për të dytin vit radhazi vitin e kaluar.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit të 2025, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 226.3 miliardë lekëve, në rritje me 9.2% krahasuar me një vit më parë. Rritja e depozitave me afat u përmirësua ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 3.5% të një viti më parë.
Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në lekë patën nisur një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Vetëm pas vitit 2024, depozitat me afat në lekë iu kthyen zgjerimit, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.
Një faktor tjetër që ka shtuar depozitat me afat në banka mund të jetë edhe tendenca në rënie e yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar, që sidomos gjatë periudhës 2022-2023 u kishin bërë konkurrencë depozitave bankare në lekë.
Megjithatë, rritja e depozitave me afat në lekë vitin e kaluar mund të shpjegohet pjesërisht edhe me ecurinë e përgjithshme pozitive të depozitave bankare.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare në total vitin e kaluar u rritën me 9.1%.
Përmirësimi i normave të interesit të depozitave pas vitit 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat. Megjithatë, të paktën në terma mesatarë, interesat e depozitave gjatë vitit të kaluar nuk shënuan më rritje në 2025.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e depozitave në lekë në fund të vitit 2025 ishte 2.39%, nga 2.45% që kishte qenë në fund të 2024.
Ndërsa për euron, norma mesatare e interesit për depozitat me afat u rrit në 1.57%, nga 1.47% që kishte qenë në fund të 2024.
Sidoqoftë, duhet thënë se banka të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror, kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta se ato mesatare. Veçanërisht një grup bankash të përmasave të mesme, që po shfaqin ambicie për t’u rritur, po tregohen agresive në çmimin që ofrojnë për depozita dhe duket se kanë pasur sukses në zgjerimin e tyre në treg.
Rritja e depozitave me afat është reflektuar edhe në zgjerimin e shpenzimeve të sektorit bankar për interesa.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar shpenzimet për interesa arritën shumën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e normave të interesit të depozitave është nxitur edhe nga një kërkesë në rritje e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në veçanti, një grup i bankave të mesme, që është shfaqur shumë aktiv në kredidhënie, ka konkurruar me norma tërheqëse interesi për depozita të reja, duke kontribuar në zgjerimin e depozitave me afat të sistemin bankar.
Sipas monedhës, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të jetë e përqendruar në masën më të madhe te leku. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë në lekë u rrit me 16.5% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, vlerësohet se kredia në lekë përbën afërsisht 60% të portofolit të kredisë për ekonominë./ Monitor
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori i pagesave ka pësuar një rritje të konsiderueshme ...
Pamja fizike është kthyer në kapital ekonomik dhe social, ...
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ra...
Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë rënie të kërkesës pë...
Vala e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe tarifave të ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 202...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por ...
Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të leht...
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë auto...
Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në v...
Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur nj...
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...