Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2026
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri arritën në mbi 150 milionë euro gjatë vitit 2025, duke tejkaluar lehtë planin vjetor të financimit.
Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit (ERRU), për vitin 2025 ishin planifikuar fonde prej 14.46 miliardë lekësh, ndërsa disbursimet arritën në 14.76 miliardë lekë, që përfaqëson një realizim prej 102%.
Pjesa më e madhe e financimit erdhi nga buxheti i shtetit. Nga totali i investimeve të disbursuara, rreth 11.66 miliardë lekë, ose 79%, u financuan nga qeveria shqiptare, ndërsa 3.1 miliardë lekë, ose rreth 21%, u mbuluan nga donatorë të huaj përmes marrëveshjeve me qeverinë.
Investimet janë zbatuar kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) dhe janë përqendruar në ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë, si dhe në kontrata studimi, projektimi dhe mbikëqyrjeje.
Në nivel më të gjerë, portofoli i projekteve të raportuara përfshin rreth 290 investime infrastrukturore për periudhën 2019–2025, me një vlerë totale kontratash prej rreth 39.3 miliardë lekësh dhe realizim financiar kumulativ prej afro 25.5 miliardë lekësh.
Sipas analizës së ERRU, rreth 71% e projekteve – ose 206 investime – lidhen drejtpërdrejt me furnizimin me ujë të pijshëm. Në aspekt financiar, këto projekte përfaqësojnë më shumë se 66% të vlerës totale të kontratave, duke reflektuar prioritetin që i është dhënë përmirësimit të aksesit në ujë dhe modernizimit të infrastrukturës bazë.
Megjithatë, raporti vëren se, pavarësisht volumit të konsiderueshëm të investimeve, përmirësimi i treguesve financiarë të shoqërive të ujësjellësve mbetet i pabarabartë. Sipas ERRU, ndërhyrjet infrastrukturore, në mungesë të reformave paralele në menaxhim, rritje të eficiencës operative dhe përmirësim të strukturës tarifore, nuk janë të mjaftueshme për të garantuar vetëqëndrueshmëri financiare të sektorit.
Raporti gjithashtu evidenton një balancë të kufizuar midis investimeve në furnizimin me ujë dhe atyre për kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të ndotura, si dhe një fragmentim territorial të ndërhyrjeve. Në disa raste, projektet nuk janë të lidhura plotësisht me kapacitetet operative dhe financiare të shoqërive rajonale të ujësjellësve, duke rritur rrezikun që përmirësimet infrastrukturore të mos shoqërohen me qëndrueshmëri afatgjatë të shërbimit./ Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 202...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por ...
Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të leht...
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë auto...
Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në v...
Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur nj...
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipa...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Inflacioni u rrit në muajin shkurt, duke arritur nivelin m...
Prej ditës së enjte (më 4 mars 2026) nuk është ndalur rrit...
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 do...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe...
Reformat e fundit kanë krijuar shpesh një zhvendosje gjuhë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka mbyllur javën në r...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dh...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...