Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 do...

Prej ditës së enjte (më 4 mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë, për shkak të ndryshimeve të shpejta që po pëson çmimi në bursat e huaja.
Pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në tregun e pakicës kanë ndryshuar 3 herë, duke arritur sot për disa pika në Tiranë në nivelin e 189 lekëve për litër. Krahasuar me çmimin para nisjes së sulmeve, nafta deri tani është rritur me 14 lekë për litër.
Nga një vëzhgim nga “Monitor” sot rezulton se në disa pika me pakicë çmimi është rritur sërish 7 lekë për litër. Nga 182 lekë që ishte ditën e premte (6 mars), çmimi i naftës arrin në nivelin e 189 lekëve për litër.
Çmimi i rritur në Tiranë është regjistruar në pikën e kompanisë “Elda” pranë zonë së Oxhakut, ku nafta ka arritur 189 lekë për litër.
Rritje për disa pika pakice është shënuar edhe për çmimin e benzinës. Në një nga pikat e kompanisë “Coral” pranë “Casa Italia”, çmimi i benzinës ka arritur 186 lekë për litër. Ndërsa nafta është tregtuar me 181 lekë për litër.
Çmimet e kompanisë “Gega” në një pikat e saj pranë Tregut Ushqimor tregojnë se çmimi i naftës është 182 lekë për litër dhe ka mbetur i pandryshuar nga çmimi i ditës së premte (6 mars).
Çmimet rezultojnë të pandryshuara edhe përgjatë autostradës. Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” në Vorë çmimi i naftës është 182 lekë për litër.
Kompania “Alpet” në një nga pikat e saj pranë rrugës dytësore të autostradës rezulton me çmim të pandryshuar prej 182 lekësh për litër.
Rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 marsit, me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër.
Çmimi prej 175 lekësh për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.
Me tej më 6 mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër.
Rritja e sotme e çmimeve në tregun e pakicës vjen menjëherë pas ndryshimeve që në mbrëmjen e djeshme pësoi çmimi i naftës në bursat e huaja duke arritur në nivelin e 100 USD për fuçi. Ndërsa mëngjesin e sotëm çmimi arriti në 103 USD për fuçi.
Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi. /Monitor
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 do...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe...
Reformat e fundit kanë krijuar shpesh një zhvendosje gjuhë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka mbyllur javën në r...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dh...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka zhvilluar d...
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëhe...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë d...
Rendja e investitorëve drejt investimeve në fotovoltaikë k...
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi sot se përshkallëz...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas kon...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve pë...
Aksidentet kanë shënuar ulje në muajin e parë të vitit duk...
INSTAT ka raportuar të dhënat për lejet e dhëna në vend, k...
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...