Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një rregullore të re për analizën e tregjeve, që parashikon disa ndryshime në listën e tregjeve të cilat do të analizohen si tregje të mundshme për rregullim parandalues (ex-ante).
Sipas rregullores, në këtë listë do të përfshihen tregu me shumicë i aksesit lokal në një vendndodhje fikse, tregu me shumicë i aksesit në kapacitete të dedikuara, tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale të telefonisë fikse dhe tregu me shumicë i terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale të telefonisë së lëvizshme.
Krahasuar me rregulloren e mëparshme, të vitit 2009, nga lista e tregjeve që do të merren rregullisht në analizë janë hequr tregu me shumicë i origjinimit të thirrjeve në rrjetin telefonik publik të ofruara nga vendodhje fikse, tregu me shumicë i segmenteve terminuese të linjave me qira dhe tregu me shumicë i aksesit broadband.
Ndryshimi i listës së tregjeve të përcaktuar për rregullim ex-ante është bërë mbështetur në rekomandimet më të fundit të Komisionit Europian, që i takojnë vitit 2020.
Megjithatë, ashtu si në rregulloren ekzistuese, AKEP rezervon të drejtën të përcaktojë dhe analizojë tregje të tjera, nëse vlerësohet e nevojshme për qëllime rregullimi.
Në vendimin për të marrë në analizë tregjet e tjera, AKEP do të mbështetet te testi i tre kritereve, të përcaktuara nga kuadri rregullator i Bashkimit Europian.
Konkretisht, këto tre kritere janë verifikimi i prezencës së barrierave të larta dhe jokalimtare të hyrjes; verifikimi nëse një strukturë tregu nuk ka tendencë për të shkuar në drejtimin e një konkurrence efektive brenda një afati kohor përkatës dhe vlerësimi nëse aplikimi vetëm i ligjit në fuqi, që rregullon fushën e konkurrencës, është ose jo i mjaftueshëm për të adresuar në mënyrë të përshtatshme dështimin e tregut të marrë në shqyrtim.
Nëse një treg nuk plotëson një nga tre kriteret e mësipërme, AKEP nuk e analizon këtë treg për fuqi të ndjeshme në treg dhe nuk vendos detyrime rregullatore në këtë treg ose anulon detyrimet ekzistuese.
Mbështetur edhe në parashikimet e ligjit të ri “Për komunikimet elektronike”, rregullorja e re vendos edhe afatet periodike kohore të kryerjes së analizave. AKEP do të kryejë analizën periodike brenda pesë vjetësh nga data e vendimit të mëparshëm për përcaktimin e sipërmarrësve me fuqi të ndjeshme në një treg përkatës; brenda tre vjetësh nga data e ndryshimit të rregullores për përcaktimin e tregjeve përkatëse, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Europian, për tregjet e pa analizuar më parë; brenda tre vjetësh nga data e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në raste përjashtimore e të justifikuara, afati mund të shtyhet jo më shumë se një vit.
Rregullorja përcakton se gjatë rishikimit të analizës së tregut, AKEP merr parasysh ndryshimet në strukturën e tregut dhe konkurrencën; evolucionin teknologjik dhe zhvillimet e tregut; rekomandimet dhe udhëzimet e Komisionit Europian dhe BEREC (Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike) për analizën e Tregjeve.
Sfidat kryesore rregullatorë në vijimësi për AKEP janë të lidhura me tregun e shërbimeve celulare, treg që përgjithësisht është oligopol natyror, ndërsa në vitet e fundit ka kaluar një fazë përqendrimi, me vetëm dy aktorë të ngelur në treg.
Në fund të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës hapi hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.
Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.
Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming./ Revista Monitor
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndër...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hodhi për konsultim ...
Tregtia me pakicë e ka mbyllur vitin 2025 me një performan...
Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmoniz...
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kalo...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë d...
Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në sektorin finan...
Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çm...
Eksportet i janë rikthyer tendencës rritëse në shkurt, pas...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregtia midis Bashkimit Europian dhe SHBA-së mbetet shumë ...
Depozitat me afat në lekë u rritën për të dytin vit radhaz...
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori i pagesave ka pësuar një rritje të konsiderueshme ...
Pamja fizike është kthyer në kapital ekonomik dhe social, ...
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...