Pagat mbajnë buxhetin, investimet nuk prodhojnë rritje
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...

Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që mbijetojnë nuk janë ato që nuk goditen, por ato që kanë amortizatorë: industri funksionale, bujqësi produktive, eksporte konkurruese dhe politika të menduara për kohë të vështira
Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi një terren gjithnjë e më të pasigurt. Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në çmimet e naftës, në kostot e transportit dhe në zinxhirët e furnizimit.
Nafta është shtrenjtuar, rrugët detare janë bërë më të rrezikshme dhe tregjet po reagojnë me nervozizëm. Si gjithmonë, vala përfundimtare përplaset te konsumatori, nga faturat e energjisë te çmimet e ushqimeve.
Bota sot është më e lidhur se kurrë, por pikërisht kjo e bën edhe më të brishtë. Një konflikt rajonal prodhon efekte globale në kohë rekord. Lufta në Ukrainë e tregoi këtë qartë: tregjet e energjisë u përmbysën, zinxhirët e furnizimit u çrregulluan dhe u deshën vite që ekonomia europiane të gjente një ekuilibër të ri. Globalizimi nuk është më vetëm një avantazh, por edhe një burim rreziku.
Në këtë realitet, Shqipëria nuk mund të jetë përjashtim. Një ekonomi e vogël dhe e hapur nuk ka luksin të izolohet nga krizat e jashtme. Por pyetja që mbetet pa përgjigje është tjetër: sa amortizatorë ka vendi për t’i përballuar këto goditje?
Në pamje të parë, gjithçka duket në rregull. Madje, nëse u beson statistikave, ka edhe lajme të mira, ekonomia po rritet me norma të qëndrueshme, duke ia kaluar shumë shteteve të Europës. Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se sektori që po ecën më mirë është ai i pasurive të paluajtshme.
Shitjet janë rritur me rreth 36% dhe ndërtimi vijon të jetë motori kryesor i rritjes. Një lajm i shkëlqyer, nëse nuk do të ishte paksa ironik fakti që, në një kohë krize globale, ekonomia jonë po gjen siguri te tullat dhe betoni!
Në anën tjetër të tabelës, industria ka hyrë prej kohësh në territor rënës, duke humbur peshë dhe ritëm. Pra, ndërtojmë më shumë, por prodhojmë më pak. Një model që funksionon mirë në kohë të qeta, por që rrallëherë u reziston goditjeve.
Paradoksi bëhet edhe më i fortë te bujqësia. Shqipëria ka një nga peshat më të larta të këtij sektori në Europë, rreth 15% të PBB-së, shumë më lart se mesatarja prej rreth 2% në BE.
Megjithatë, raftet e tregjeve mbushen me produkte të importuara dhe çmimet për konsumatorët janë gjithnjë e më të larta, duke ia kaluar madje dhe mesatares së Bashkimit Europian, siç zbuloi së fundmi dhe indeksi i Eurostat.
Në një vend bujqësor, zarzavatet po shndërrohen në mall luksi. Zhvillimi më pozitiv i viteve të fundit ka qenë turizmi, po dhe ai në këtë rast është thikë me dy presa: Mund të ndodhë që kriza të na sjellë më shumë turistë, pasi ata do t’u largohen vendeve të konflikteve.
Por edhe mund të ndodhë që situata të përshkallëzohet dhe ata të mos lëvizin fare nga shtëpia. Askush nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë!
Në këtë tablo, mungesa e amortizatorëve bëhet e dukshme. Në Europë, vende si Italia, kanë ndërhyrë me paketa antikrizë për të zbutur goditjet nga rritja e çmimeve dhe pasiguritë globale, si lëvizja e fundit për të ulur përkohësisht akcizën. Këto janë masa të menjëhershme, por të domosdoshme, për të mbrojtur ekonominë.
Në Shqipëri, një reflektim i tillë mungon. Nuk ka një paketë të qartë për të përballuar krizat e jashtme, ndërsa ekonomia vazhdon të mbështetet te sektorë që japin fitime të shpejta, por pak qëndrueshmëri.
Te ne këto raste i shfrytëzojnë për të ngritur Borde, apo mekanizma të tjerë, që ndonjëherë në vend të ndihmojnë, godasin më të dobëtit. Edhe vendimi për të ulur akcizën e karburantit me 20%, ka një efekt të papërfillshëm në çmim, me 8-10 lekë për litër, që nuk arrin të amortizojë rritjet e njëpasnjëshme me gati 40 lekë për litër muajin e fundit.
Dhe këtu qëndron thelbi. Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që mbijetojnë nuk janë ato që nuk goditen, por ato që kanë amortizatorë: industri funksionale, bujqësi produktive, eksporte konkurruese dhe politika të menduara për kohë të vështira.
Shqipëria, për momentin, duket se po udhëton ndryshe. Një ekonomi që ndërton shumë, por mbrohet pak. Në një kohë kur goditjet ekonomike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pyetja nuk është më nëse do të vijë kriza e radhës, por sa të përgatitur jemi për ta përballuar.
Dhe nëse ekonomia vazhdon të mbështetet në sektorë që japin siguri vetëm në dukje, atëherë çdo lëkundje e jashtme do të ndihet më fort se sa duhet. Sepse në fund, një ekonomi pa amortizatorë nuk është thjesht e ekspozuar, është e pambrojtur./ Revista Monitor
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
Këtë të dielë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dhe...
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, p...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dh...
Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin ...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës k...
A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndër...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hodhi për konsultim ...
Tregtia me pakicë e ka mbyllur vitin 2025 me një performan...
Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmoniz...
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kalo...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë d...
Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në sektorin finan...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...