Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...

Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja po zbatohet edhe për disa bashki të mëdha të vendit, si Durrës, Vlorë, Fier dhe Shkodër.
Por zbatimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë 8% po ndikon te kostot për ndërtuesit në rrethe, për shkak të shtimit të detyrimit. Ndërtuesit në qytetin e Fierit kanë propozuar pranë Këshillit Bashkiak uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë në 3%, e cila prej 2025 arritur në 8%, njësoj si në Tiranë. Bashkia e Fierit gjithashtu ka njoftuar se konsultimet për propozimin e ndërtuesve për rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë do të nisin më 2 Prill.
Arben Çuko, nënkryetari i këshillit bashkiak në Fier, njëkohësisht dhe ndërtues, pohoi për Monitor se zbatimi i niveli të taksës 8% pritet të rëndojë sektorin dhe rrezikon të reflektohet në rritjen e çmimeve të apartamenteve, në rast të zhbllokimit të situatës për dhënie të lejeve të reja për qëllime banimi apo shërbimi. Sipas tij dhënia e lejeve të ndërtimit për qëllime banimi nga bashkia e Fierit është e bllokuar prej gati 12 vitesh.
Çuko shton gjithashtu se niveli 8% i vendosur për taksën, është e njëjtë me bashkinë e Tiranës, por ndërkohë tregu i çmimeve të shitjeve dhe dhënieve të lejeve nuk është i krahasueshëm.
“Në Fier çmimi maksimal për shitjen e apartamenteve arrin 900 euro për metër katror, ndërsa në Tiranë çmimet variojnë 2,000-2,500 deri 3,000 euro për metër katror. Po ashtu në qytetin e Fierit, sektori i ndërtimit ka pasur bllokim të lejeve për rreth 12 vite. Propozimi për uljen e taksës shihet si mënyrë për të gjallëruar investimet dhe sektorin në rast se do të ketë një zhbllokim të situatës me lejet e ndërtimit”, nënvizon ai.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë përllogaritet si 8% e çmimit të shitjes për metër katror. Për shembull, për një çmim maksimal shitjeje 900 euro për metër katror në qytetin e Fierit , detyrimi për ndërtuesin arrin në rreth 72 euro për metër katror. Me nivelin 3% të propozuar prej ndërtuesve detyrimi për taksën do të jetë 27 euro për metër katror.
E llogaritur sipas çmimeve të referencës të propozuara për rrethet (për qytetin e Fierit çmimi i referencës maksimal është propozuar 62 mijë lekë për metër katror) për nivelin 8% është 4,960 lekë për metër katror dhe për nivelin 3% detyrimi llogaritet të jetë 1,860 lekë për metër katror.
Në rast të zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, ndërtuesi Arben Çuko paralajmëron se rritja e çmimeve do të jetë e pashmangshme, e ndikuar jo vetëm nga detyrimi i lartë për taksën e ndikimit në infrastrukturë, por edhe nga kostot në rritje të punës dhe çmimeve të materialeve.
“Për shembull, shtrimi i pllakave ka kaluar nga rreth 450 lekë/ për metër katror në 1,200 lekë për metër katror, ndërsa për suvatimin (suva), përveç materialeve, kërkohen rreth 600 lekë për metër katror vetëm për koston e punës. Ndërkohë, janë shtrenjtuar edhe çmimet për materialet elektrike dhe ato hidrosanitare.
Edhe kostoja e fuqisë punëtore është rritur ndjeshëm, ku një punëtor i thjeshtë nuk pranon të punojë për më pak se 5000 lekë në ditë.
Këta faktorë, të kombinuar me nivelin e lartë të taksës prej 8%, do të ushtrojnë presion të fortë për rritjen e çmimeve të shitjes së apartamenteve në rast të zhbllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit”.
Në qytetin e Durrësit, prej 1 janarit 2023, taksa për ndërtimet e reja me funksion banimi dhe shërbimi është 8%. Ndërsa në qytetin e Vlorës, nga 1 janari 2024, taksa varion nga 4% në 8% sipas zonave, me zgjerim të aplikimit të nivelit maksimal në më shumë zona urbane. Në bashkinë Shkodër gjithashtu aplikohet taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 4 deri 8% sipas zonave.
Të dhënat për totalin e arkëtimeve në rang vendi, tregojnë se kjo taksë po gjeneron të ardhura në rritje për bashkitë, por peshën kryesore të totalit të arkëtimeve e mban Tiranë, bashkia e Kamzës, Durrësi dhe zonat bregdetare.
Në vitin 2024 sipas të dhënave të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, u arkëtuan rreth 18.5 mld lekë, me një rritje prej 42% krahasuar me vitin 2023.
Mbi 53% e totalit u realizua në Tiranë, ndërsa Durrës zuri rreth 7.4%. Në bashkitë e tjera, pesha është më e ulët: Elbasan me rreth 3.9%, Vlorë rreth 3.3%, Shkodër 2.9%, Fier 2.6% dhe Korçë rreth 2.2%.
Vetëm Tirana arkëtoi rreth 14.3 mld lekë në 2024, e nxitur nga rritja e lejeve të ndërtimit dhe rritja e çmimeve të referencës që nisën të zbatoheshin nga muaji gusht 2023. Po ashtu sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e dhënë për ndërtim arriti nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metër katror, rreth 36% më shumë se një vit më parë dhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë./ Revista Monitor
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë dhe...
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet ala...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon...
Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që...
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
Këtë të dielë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dhe...
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, p...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dh...
Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin ...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës k...
A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndër...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...