Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...

Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve drejt Maqedonisë së Veriut për t’u furnizuar me naftë më të lirë. Përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës, çdo ditë kalojnë dhjetëra automjete, kryesisht nga zonat e Pogradecit, Përrenjasit dhe më gjerë.
Drejtuesit e mjeteve thonë se diferenca në çmim mbetet e ndjeshme. Një drejtues nga Përrenjasi shprehet se nafta në Maqedoni arrin rreth 160 lekë të rinj dhe furnizohet një herë në muaj, pasi për të “ia vlen” të bëjë këtë lëvizje. Ndërsa një tjetër nga Pogradeci thekson se çmimi atje ka qenë edhe më i ulët, rreth 140 lekë, duke e bërë shpesh zgjedhjen për t’u furnizuar përtej kufirit.
"Çmimi i naftës është rreth 160 lekë të rinj; furnizohemi një herë në muaj. Çmimet, në krahasim me Shqipërinë, janë më të ulëta. Unë vij nga Përrenjasi; për mua ia vlen të furnizohem në Maqedoni. Për të tjerët nuk e di."
"Në Maqedoni nafta ishte 140 lekë, ndërsa në Shqipëri është më e shtrenjtë. Kur më bie rasti, shkoj në Maqedoni. Unë jam nga Pogradeci."
Nga ana tjetër, edhe drejtuesit në Maqedoninë e Veriut konfirmojnë këtë fenomen. Një qytetar nga Struga tregon se çmimi i naftës ka pësuar rritje së fundmi, por sërish mbetet më i ulët se në Shqipëri, çka ka sjellë një fluks të vazhdueshëm automjetesh me targa shqiptare në pikat e karburantit. Ai shton se pret që edhe në Shqipëri të ketë ndërhyrje për uljen e çmimeve.
"Më parë në Maqedoni ka qenë rreth 70 dinarë, ndërsa tani është rritur me 20 dinarë. Kemi parë shumë shpesh makina me targa shqiptare që furnizohen me naftë në Maqedoni. Duhet ta ulin edhe te ju, shpresoj që qeveria të marrë masa."
Ndërkohë, një drejtues nga Shkupi e konsideron naftën në vendin e tij si më të lirë dhe cilësore, duke theksuar se lëvizjet mes dy vendeve janë të shpeshta, jo vetëm për furnizim, por edhe për qëllime turistike.
"Po, nafta është shumë e lirë dhe shumë e mirë në Maqedoni. Ne sot po vijmë drejt Pogradecit, për në liqenin e Ohrit, dhe do të qëndrojmë aty rreth 3 orë."
Ky fenomen vijon të mbetet i dukshëm në Qafë-Thanë, ku diferencat e çmimeve po ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjet e qytetarëve për furnizimin me karburant./ CNA
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.1 lekë d...
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit n...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë dhe...
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet ala...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon...
Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që...
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
Këtë të dielë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dhe...
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, p...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dh...
Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin ...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës k...
A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...