Rritja e çmimeve në Shqipëri shtyn drejtuesit drejt Maqedonisë së Veriut për karburant më të lirë
Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvi...

Turizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes as në muajin e dytë të vitit, pas rënies në janar.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se të huajt që hynë në Shqipëri ishin vetëm 0.03 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, duke treguar kështu një “ngecje” në ecurinë e sektorit.
Ashtu si janari, edhe shkurti në përgjithësi u përkufizua nga një mot aspak i qëndrueshëm, diçka që, sipas turoperatorëve, ka pasur ndikim direkt te të huajt që vizitojnë Shqipërinë.
Kjo periudhë përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët, por për asnjërën prej tyre shkurti nuk është parë i favorshëm.
Lëvizjet e shtetasve
INSTAT vlerëson se gjatë muajit shkurt 2026, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 1.100.681 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
"Ky tregues ka pësuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me shkurt 2025. Gjithashtu, 1.090.650 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa u takon hyrjeve në Shqipëri, shtetas shqiptarë janë 584.450 (rritje me 7,6 %), ndërsa shtetas të huaj 516.231 (rritje me 0,03 %).
Daljet nga Shqipëria: shtetas shqiptarë 572.854 (rritje me 5,3 %), shtetas të huaj 517.796 (rënie me 1,0 %). Rajonet e hyrjes së shtetasve të huaj: Evropa Jugore kontribuon me 85 % dhe Evropa Perëndimore me 5 % të hyrjeve nga Evropa” thuhet në publikimin e INSTAT.
Pritshmëritë për 2026-ën
Pavarësisht një starti jopozitiv në dy muajt e parë, pritshmëritë e turoperatorëve janë që viti 2026 të jetë një tjetër vit i mirë për turizmin, nxitur nga vijimi i interesit që të huajt po tregojnë për vendin.
Artikujt promovues vazhdojnë t’i japin jehonë, ndërsa edhe rrjetet sociale, edhe pse në një ritëm më të ngadaltë, vijojnë ta kenë Shqipërinë si destinacion të përmendur në masë. Një tjetër zhvillim që mund të rrisë ardhjen e të huajve drejt Shqipërisë është konflikti i fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, diçka që ka bërë që vizitorët t’i qëndrojnë larg vendeve pranë konfliktit.
Në përgjithësi, pritshmëria është që rritja këtë vit të jetë në të njëjtat nivele si në vitin 2025, por theksi vihet te marrja e masave për të përmirësuar problemet e një viti më parë, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë e interesit për Shqipërinë si destinacion./ Revista Monitor
Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri ka shtuar lëvi...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 l...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.1 lekë d...
Ashtu si edhe në Tiranë, niveli 8% për taksën e ndikimit n...
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit ...
Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 82.6 lekë dhe...
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet ala...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon...
Në një botë që lëkundet gjithnjë e më shpesh, ekonomitë që...
Ekonomia po shfaq shenjat e para të lodhjes, ndërsa burime...
Këtë të dielë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dhe...
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prodhimi vendas, p...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 82.4 lekë dh...
Qeveria ka ndërmarrë dy vendime për të stabilizuar çmimin ...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës k...
A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.7 lekë dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...