
Projektligji i ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme që synon të rrisë arkëtimin e të ardhurave për bashkitë ka parashikuar si do të veprohet edhe me raste specifike që hasen rëndom në vend.
Të tilla janë rastet e banesave në proces legalizimi por që ende kanë certifikatë pronësie, truall privat që është zënë nga ndërtesa në proces legalizimi apo ndërtime që janë në zhvillim dhe ku zhvillues mund të jetë një apo disa sipërmarrje. Konkretisht në projektligjin e nxjerrë për konsultim nga qeveria neni 9 përcakton se kush është taksapaguesi sipas rastit.
Në pikën një thuhet se “taksapaguesi është pronari i pasurisë së paluajtshme”. Më tej vijohet me rastin kur kemi objekte me pronësi të paqartë.
“Nëse pronari i parcelës nuk e shfrytëzon parcelën e tij, për shkak se ajo parcelë është zënë, nga një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, taksapaguesi/t për parcelën, është/janë poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarët e njësive të ndërtesave. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi parcelën, pronarëve ose poseduesve të njësive të ndërtesave” thuhet në pikën 2.
Ndërkohë sipas pikës 3 nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi pasurinë e paluajtshme, poseduesit.
Pika 4 përcakton si veprohet kur kemi një ndërtesë që ende s’ka përfunduar.
“Nëse njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe është duke u ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi, taksapaguesi është zhvilluesi i njësisë së ndërtesës. Kur njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapaguesi është poseduesi i njësisë së ndërtesës. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi njësinë e ndërtesës, poseduesit” thuhet në këtë pikë.
Në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, përgjegjësia për pagesën e taksës së plotë vjetore të pasurisë, për një vit tatimor të caktuar, i përket personit që është pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisë së paluajtshme në 30 nëntor të vitit paraardhës.
Pika 6 specifikon rastet kur kemi të bëjmë më bashkëpronësi, pra më shumë se një pronar.
“ Kur pasuria e paluajtshme është në bashkëpronësi ose bashkë-posedim, të dy ose më shumë personave, apo është duke u zhvilluar nga dy apo më shumë zhvillues, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore, është secili nga këta persona, në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Nëse pjesët janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta. Taksapaguesit janë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore” thuhet në këtë pikë./ Monitor.al
Sot, më 7 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë d...
Sot, më 6 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë d...
Sot, më 5 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.7 lekë...
Sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata e Ushqim...
Sot, më 4 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Zhvlerësimi i euros ka ndikuar te të ardhurat e eksportues...
Sot, më 3 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë...
Prej muajsh tashmë euro dhe monedhat e huaja kanë pësuar r...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zbu...
Sot, më 2 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë d...
Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura d...
Nga 230 lekë deri në 2,600 lekë në vit më shumë do të pagu...
Sot, më 1 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë...
Shoqatat e Eksportuesve në të gjithë sektorët kanë dalë me...
Sot, më 30 Korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 le...
Sot, më 30 Korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 le...
Sot 29 Korrik 2023 dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dh...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur për raporti...
Sot më 28 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Sot më 27 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92.4 lek...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...