“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë në një shkresë drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave ka paralajmëruar për situatën e vështirë që po kalojnë subjektet e vogla e të mesme dhe ka kërkuar marrjen e disa masave për ta mbështetur atë, ashtu siç po bëjnë qeveritë e vendeve të tjera të Europës.
Ndër kërkesat kryesore janë shtyja e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit, rimbursimi i pagave të punonjësve, sigurimeve, përjashtimin nga taksa e pronës si dhe të gjenden forma rimbursimi për të kompensuar humbjet e bizneseve.
Në shkresë thuhet:
?Në situatat e pandemisë për shkak të covid-19, në të cilën po kalon vendi, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, përshëndet masat e ndërmarra nga Qeveria, për mbrojtjen e jetës të qytetarëve. Mbyllja e aktiviteteve ekonomike në shumicën e bizneseve edhe një here e ve në sprovë biznesin e vogël dhe të mesëm pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Përshëndesim Bankën e Shqipërisë për iniciativën që ndërmorri në shtyrjen e afatit 3 mujor për shlyerjen e kredive dhe interesave bankare ndaj individëve dhe biznesit, por jemi shpresëplotë që kjo të vihet në zbatim sa më shpejt.
Nga ana tjetër, natyrshëm kjo situatë pritet të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike ndaj biznesit në përgjithësi, por sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti, për arsye sepse biznesi i vogël është më i ndjeshëm ndaj këtyre situatave.
Sot problemet ekonomike varen shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Masat për shëndetin publik kufizojnë dhe dëmtojnë aktivitetin ekonomik. Bizneset vazhdojnë dhe paguajnë shpenzimet fikse megjithëse kanë pezulluar aktivitetin ekonomik.
Në treg ka ndryshime të mëdha të rregullit ekonomik kërkesë-ofertë.
Bizneset do të përballen me krizë parash, rrjedhimisht punëtorët do të ngelen pa punë. Në këto kushte, biznesi është i detyruar ose të marrë borxh para në banka dhe rrugë informale ose të falimentojë.
Lidhja biznes i vogël ? biznes i madh do të prishet dhe njëkohësisht do të shkatërrohen balancat ekonomike.
Pas mbarimit të krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale, frika e biznesit është e madhe nga largimi i punonjësve jashtë shtetit.
Paniku për një krizë financiare do të çojë në një krizë kredie etj.
Të ndodhur në këto kushte e shohim të arsyeshme për t?i kërkuar qeverisë marrjen e disa masave dhe plane veprimi ndërmjet palëve me grupet e interesit, për lehtësimin e barrës fiskale dhe monetare ndaj biznesit.
Duke marrë shembuj nga vendet e prekura nga pandemia, si Franca, Italia, Gjermania, Spanja, Kosova etj.të cilat kanë miratuar paketa fiskale shtesë edhe shteti ynë, duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm.
Deri në mbylljen e krizës shëndetësore sociale dhe ekonomike kërkojmë:
-Qeveria të shikojë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike e varur kjo nga situata në të cilën vendi do ndodhet për shkak të pandemisë.
-Qeveria të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit.
-Rimbursimin e plotë të pagës së punonjësve.
-Rimbursimin e detyrimeve për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
-Shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore.
-Për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre.
-Të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës.
-Të kompesohet e plotë pagesa e qerasë si dhe tatimit në burim i qeradhënësit, për të gjitha bizneset të cilat janë qeramarrës.
-Të shtyhet për një periudhë të caktuar nga ana e qeverisë deklarimet e bilanceve, për shkak të vështirësive të mbledhjes së dokumentacionit nga ana e kontabilistëve.
-Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.
-Zbutjen e normave të interesit duke i krijuar bizneseve mundësi më të mëdha kreditimi.
Në planin afatgjatë, për shkak të krizës si dhe ankimimeve tona të shpeshta për tatime dhe taksa të larta, qeveria duhet të rishikojë edhe një herë një program të një pakete të re fiskale dhe zbutjen e kostove ndaj biznesit. Kjo paketë do t?i krijonte mundësi edhe bizneseve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Në zbatimin e ligjit në kushtet aktuale, qeveria jo vetëm të ndërmarri masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por dhe masa lehtësuese që vendi të mos ndodhet para një recension i cili do të sillte falimentimin e mijëra bizneseve dhe largimin e mijëra shqiptarëve drejt perëndimit.
E shohim me vend t?i bëjmë thirrje biznesit të veprojë me rigorozitet ndaj masave të marra nga qeveria, gjithashtu askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve dhe shërbimeve dhe urojmë që kjo situatë të kalohet me lehtësi dhe sa më shpejt?./ Monitor
Pandemia e koronavirusit që përfshirë shumë vende të botës, ...
Banka e Shqipërisë bën të ditur se të gjithë ata persona që ...
Pas tërmetit të 26 Nëntorit, përhapja e koronavirusit pritet...
Vetëkarantinimi pa afat i shoqërisë shqiptare, mbyllja e bar...
Kriza e koronavirusit në Shqipëri ka prekur thuajse të gjith...
Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano paralajmëron se koronavir...
Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë...
Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipër...
Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe...
Nuk ka vend për panik, ka vend për përmbajtje, higjenë, kujd...
Me kalimin e muajve pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Par...
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipër...
* Ne vitin 2011, teksa ekonomia kishte hyre ne dallget e kri...
Rënia e lartë në indeksin e aksioneve të tregjeve globale u ...
Nga Hekuran Vladi*1. Morrat e kohës së tallonit.Në fund të v...
Konferenca e Donatorëve i tejkaloi pritshmëritë në totalin e...
Kredia për ekonominë ka shënuar rënie në janar, pas muajsh t...
Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë,...
Ka marrë fuqi ligjore duke u botuar në Fletoren Zyrtare, ven...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...