Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shoqatat e Eksportuesve në të gjithë sektorët kanë dalë me një deklaratë për mediat lidhur me situatën e krijuar si pasojë e rënies së euros.
Shoqatata deklarojnë se forcimi i lekut “po sjell pasoja në të gjithë ekonominë, ka rrudhur xhepat e atyre që kanë të ardhura nga remitancat e kredi në euro, ndërsa ka përvëluar eksportuesit”.
Në deklaratë thuhet se eksportuesit kanë sugjeruar zgjidhje për suportin ndaj bizneseve eksportuese, por Banka e Shqipërisë i ka lënë në errësirë kërkesat e tyre dhe rriti sërish euron.
Shoqatat e Eksportuesve përsërisin kërkesën për vëmendje dhe krijimin e një grupi pune, që ka në fokus zgjidhje reale, me qëllim ruajtjen e ekulibrave në tregun financiar, atë të punës dhe atë të Shqipërisë me prodhimet vendase, që do rrudhen për tu ekspozuar me dinjitet në tregun ndërkombëtar.
Deklarata e plotë:
Në mes të javës së kaluar, adresuam në konferencë shtypi qëndrimin tonë lidhur me mbiçmimin e lekut që:
~ Po sjell pasoja në të gjithë ekonominë, ka rrudhur xhepat e atyre që kanë të ardhura nga remitancat e kredi në euro, ndërsa ka përvëluar eksportuesit;
~ Që kjo vjen si shkak edhe i ekspertëve të kabineteve vendimarrëse, të cilët nuk arrijnë të implementojnë dijet teorike në realitetet konkrete të vendit dhe se nuk kanë përgjegjshmërinë e duhur politike;
~ Sugjeruam zgjidhje për suportin ndaj bizneseve eksportuese, sugjerime të cilat në fakt u kryen në kushtet e vijimit të errësirës nga Banka e Shqipërisë, lidhur me shkaqet e mbiçmimit të lekut (muajt e fundit në mënyrë të menjëhershme).
Pas kësaj, pati një tendencë rritje të euros, e cila ndaloi po aq shpejt sa tentoi të niste, ndërsa publikisht lidhur me këtë çështje pati dy zhvillime:
- Prononcimi i Zotit Kryeministër se: është histori suksesi vlerësimi i lekut, ndonëse ka sjellë stres tek eksportuesit; ka këshilltarë të mirënjohur ekonomikë (këshilltarin e Merkelit); “Shqipëria tashmë nuk është favorit për krahun e lirë të punës siç ka qenë vite më parë, ndaj bizneset duhet të vrapojnë për të mbyllur ciklin (pra fasoneria nuk ka të ardhme)”.
- Prononcimi i Bankës së Shqipërisë se: nuk mund të fiksojë kursin e këmbimit siç sugjerohet nga eksportuesit; Banka e Shqipërisë nuk mund të ketë instrument ndihmës për kategori të veçanta biznesesh, ndërsa shpreh gadishmërinë për të diskutuar me çdo grup interesi.
Qëndrimi ynë ishte me shumë luajalitet, duke shprehur shqetësim dhe sugjeruam zgjidhje.
Sikurse shihet nga qëndrimet e Bankës së Shqipërisë, reagimet lidhen vetëm me kundërshtimin e zgjidhjes së sugjeruar nga ana jonë (!), ndërsa nuk rezulton të merren aspak me problemin që parashtruam: ndikimin negativ në ekonomi të mbiçmimit të lekut dhe falimentimin e sigurtë të kompanive eksportuese e ajo që është thelbësorja: Banka e Shqipërisë nuk bën transparencë lidhur me veprimtarinë e saj, për përmbushjen e detyrimeve ligjore për sa lidhet me kursin e këmbimit!
Në këto kushte, ripërsërisim kërkesën bazike, minimaliste që Banka e Shqipërisë të mos publikojë vetëm qëndrimet deklarative se: ‘BSH i kushton vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit’ dhe ‘BSH mbetet e angazhuar të krijojë ambient monetar e financiar sa më të sigurtë, të qëndrueshëm e transparent’, por të bëjë transparencë për përmbushjen e detyrimeve ligjore të BSH, për sa lidhet me kursin e këmbimit (të specifikuara në nene konkrete të ligjit për bankën e Shqipërisë) si psh:
¾ Raportin periodik të BSH në Kuvend për detaje, për vlerësimin e politikës të këmbimeve valutore të zbatuara nga BSh dhe ato që do të ndiqen në 6 mujorin e ardhshëm;
¾ Ku konsistojnë masat e marra nga BSh, për të nxitur e mbështetur sistemin e këmbimeve valutore në funksion të përmirësimit dhe stabilitetit të zhvillimeve ekonomike në vend?!
¾ Të dhëna/informacion për hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në vend;
¾ Vlerësime të këshillit mbikëqyrës për politikën e këmbimeve valutore – në funksion të të cilit (këtij vlerësimi), Guvernatori informon jo më pak se një herë në 6 muaj këshillin, për gjendjen e këmbimeve valutore dhe rrethanat që mund të influencojnë në arritjen e politikave për këmbimet valutore;
¾ Për vlerësimin për shpalljen ose jo të vlerës së lekut, në raport me valutat e huaja dhe çdo ndryshim tjetër të tij, etj.
Në fakt nga publikimet në ëebsite të BSH, kemi konstatuar zhvillime habitore të tregut të valutave, sikurse është rritja e numrit të Zyrave të Këmbimit Valutor, madje edhe përgjatë periudhës së pandemisë (ndonëse askush nuk dilte jashtë).
Kërkojmë pikërisht këtë transparencë nga Banka e Shqipërisë, bashkë me shpjegimet se mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit, me qëllim që më tej me ekspertët tanë që kemi ofruar e më shumë janë vetëofruar, të analizojmë e konkludojmë për zgjidhjet që do aplikojmë, apo që do sugjerojmë e kërkojmë të implementohen nga institucionet publike.
Asnjë ekspert ekonomie që kemi kontaktuar, nuk ka shpjegim ekonomik e makroekonomik për mbiçmimin e lekut brenda një periudhe kaq të shkurtër në masën 14%, ndaj mirëpresim transparencën e Bankës së Shqipërisë, që ta kuptojmë në drejtimin e duhur këtë fenomen.
Ndonëse deklarata e Kryeministrit nuk është në favor tonë, pa dyshim që jemi falënderues që e përcolli pa asnjë ekuivok se ‘ka një stres të eksportuesve’- fjala e zgjedhur për të etiketuar gjendjen tonë, është e mjaftueshme për të treguar që ka problem serioz, pasi askush nuk mund të presë që në një prononcim publik, kryeministri të ekspozojë haptazi falimentimin e pritshëm të një mori ndërmarrjesh eksportuese.
Pajtohemi tërësisht edhe me pohimin e Kryeministrit, që vendi ynë tashmë nuk është atraktiv për koston e ulët të krahut të punës, si dhe me nevojën për të vrapuar më shumë e më shpejt drejt ciklit të mbyllur, ndonëse vendimmarrjet e dy tre viteve të fundit për të lehtësuar fiskalisht në nivelin 5% investimet automative, të cilat janë pastërtisht fasone pasi përvec krahut të punës, nuk blejnë as edhe një bulon në tregun vendas, janë kontradiktore me pohimin e mësipërm.
Mirëpo duhet thënë, se prej kohësh pjesa dërrmuese e të ashtuquajturave kompani fason, në fakt kanë ndërmarrë hapa drejt ciklit të mbyllur – blejnë lëndën e parë, prodhojnë me porosi e eksportojnë, si çdo ndërmarrje tjetër – ndërsa ka arsye për të patur pikëpyetje pse nuk arrijnë të fitojnë prokurime publike veshmbathje etj., të cilat i fitojnë në fakt ndërmarrje fasone në shtete të tjera.
Pavarësisht kësaj, e theksojmë se edhe për ndërmarrjet e ashtuquajtura fason, falimentimi i pritshëm është për shkak të mbiçmimit të lekut në mënyrë të menjëhershme prej 14% dy muajt e fundit, pra për shkak të një ambienti të pasigurtë ekonomik e financiar, për të cilin theksojmë sërish, se Banka e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë transparencë.
Nga ana tjetër, mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Në vijim, pa dyshim pasojat do i kenë edhe ato që prodhojnë e shesin në vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situatën e krijuar dhe rritja e çmimeve nga ana tjetër ka ulur fuqinë blerëse. Pra goditet brandi dhe angazhimi qeverisë “made in Albania”, rritet numri i të papunëve, rritet pasiguria në treg dhe krijohet një atmosferë jo transparente në shoqëri në përgjithësi.
Për ata lidhet me këshilltarët, nga të cilët Zoti Kryeministër evidentoi këshilltarin e Merkelit, nuk kemi asnjë mëdyshje në përpjekjet e Kryeministrit, ndërsa shprehim respekt për këshilltarin ekonomik e të tjerë.
Mirëpo e themi me bindje, që këshilltarëve të huaj ju është modeluar në mënyrë të pasaktë problemi, ndaj rekomandimet e mundshme nuk mund të kene premisë të jenë të sakta!
Ka edhe raste të mëhershme në hartimin e zbatimin e politikave fiskale, për të cilat qëndrimet e këshilltarëve të mirënjohur të qeverisë, kanë ndryshuar qëndrimet kur tabloja lidhur me çështjet u është bërë e plotë dhe e qartë.
Në këtë kontekst, përsërisim kërkesën tonë për vëmendje dhe krijimin e një grupi pune, që ka në fokus zgjidhje reale, me qëllim ruajtjen e ekulibrave në tregun financiar, atë të punës dhe atë të Shqipërisë me prodhimet vendase, që do rrudhen për tu ekspozuar me dinjitet në tregun ndërkombëtar.
Grupi i shoqatave të eksportit është i gatshëm të thërrasë ekspertët më në zë të ekonomisë ndër vite dhe është i hapur për të diskutuar mbi këtë çështje me përfaqësuesit e qeverisë, qoftë këshilltarë pranë kabinetit të Kryeministrit, ashtu dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse dhe gardiane të politikave ekonomike./ CNA.al
Sot, më 30 Korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 le...
Sot, më 30 Korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 le...
Sot 29 Korrik 2023 dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dh...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur për raporti...
Sot më 28 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Sot më 27 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92.4 lek...
Pasojat ekonomike janë të ndërlikuara dhe dinamike (pjesër...
Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rri...
Sot më 26 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91.2 lek...
Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqipta...
Sot më 25 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.7 lek...
Sot më 24 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.2 lek...
Sot më 23 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.4 lek...
Gazetarja Dorina Azo është shprehur se largimet e padrejta...
Informacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mje...
Sot më 22 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.3 lek...
Ministrja e Ekomonisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u s...
Nëse doni të parkoni në kryeqytet, një mision që çdo ditë ...
Sot më 21 korrik, dollari amerikan blihet me 89.9 lekë dhe...
Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj fin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...