Kredia për shtëpi përsëri në rritje, pavarësisht normave më të larta të interesit
Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rri...

Pasojat ekonomike janë të ndërlikuara dhe dinamike (pjesërisht si pasojë e psikologjisë së konsumatorit dhe sipërmarrësve), por me përafërsi, më shumë si prirje sesa si vlerësim sasior, mund të thuhet:
Fituesit më të mëdhenj
1. Fituesi më i madh është qeveria: qeveria ka mbi €5,5 miliardë borxh në monedhë të huaj që sot ‘kushton’ më lirë. Qeveria i ka të ardhurat në lekë të cilat i kthen në euro për të paguar borxhin, dhe sot i duhen rreth 20% më pak lekë se një vit e gjysmë më parë për të paguar borxhin e jashtëm. De facto, vetëm nga zhvlerësimi i valutave borxhi i jashtëm i vendit është ‘ulur’ me rreth €1 miliardë.
2. Një, dy, tre importuesit e naftës (importi i naftës është monopol/duopol/oligopol)—ata importojnë të paktën €600 milionë karburant në vit, që tani kushton 20 për qind më pak (në lekë) për ta blerë. Çmimi në shitje i karburantit nuk ka ndryshuar, ndaj vetëm nga forcimi i lekut fitimet e importuesve të karburantit janë shtuar me rreth €150 milionë në vit.
3. Importuesit në përgjithësi: kostoja (në lekë) e blerjes së mallrave në tregjet e huaja u është ulur me afërsisht 20%, ndërsa të ardhurat nga shitjet u janë rritur (çmimet kanë mbetur të pandryshuara ose janë rritur). Prandaj, fitimet e importuesve mund të jenë rritur afërsisht 20% vetëm nga kursi i këmbimit. Importet totale të vendit janë rreth €8,5 miliardë në vit.
4. Turistët shqiptarë jashtë vendit: pushimet e shqiptarëve jashtë vendit janë rreth 20 për qind më të lira në lekë. Duhet pasur parasysh se shqiptarët harxhojnë në një vit për turizëm jashtë thuajse aq sa harxhojnë të huajt për turizëm në Shqipëri. Nga zhvlerësimi i valutave, sot është relativisht më lirë të bësh pushime jashtë Shqipërisë sesa në Shqipëri në krahasim me një vit më parë.
5. Kredimarrësit në euro: të gjithë ata që kanë marrë kredi në euro dhe nuk u është ndryshuar/strukturuar kushtet apo interesi. Mes tyre përfituesit kryesorë janë kredimarrësit e mëdhenj që zakonisht marrin hua në euro (konsumatorët marrin zakonisht kredi në lekë).
Humbësit më të mëdhenj
1. Emigrantët shqiptarë: dërgesat e tyre (afërsisht €850 milionë në 2022) kanë humbur 20 për qind të fuqisë blerëse—për shembull, €850 milonë sot blejnë afërsisht aq sa blinin €680 milionë në vitin 2021. Rreth 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë plotësisht ose pjesërisht nga dërgesat e emigrantëve dhe janë prekur ndjeshëm nga forcimi i lekut.
2. Eksportuesit: të ardhurat në lekë të eksporteve kanë rënë, përfshi të ardhurat e produkteve bujqësore që fermerët shqiptarë kanë arritur të nxjerrin në tregjet e huaja. Kostot e tyre të prodhimit janë në lekë, ndaj të ardhurat e eksportuesve kanë rënë afërsisht me 20%. Për disa, kjo gjendje është rrezik falimentimi. Në vitin 2022 Shqipëria eksportoi rreth €4,5 miliardë.
3. Turistët e huaj dhe turizmi shqiptar: turizmi në Shqipëri është bërë praktikisht 20 për qind më i shtrenjtë. Të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliard euro në 2022; këtë vit për të marrë të njëjtin nivel shërbimesh turistët duhet të harxhojnë të paktën rreth 200 milionë euro më shumë.
4. Kushdo që paguhet në euro: banorët vendas dhe të huaj që i kanë rrogat apo të ardhurat në euro, përfshi qiradhënësit me kontrata në euro. Një grup i rëndësishëm janë diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët tani kanë edhe arsye personale për të denoncuar (te shefat e tyre) shkakun kryesor të zhvlerësimit të monedhave të tyre përballë lekut.

Fitues apo humbës ende të papërcaktuar:
1. Sektori bankar: vështirë të vlerësosh që tani ndikimin neto në sektorin bankar pasi ai vepron edhe në lekë edhe në valutë.
2. Kompania e energjisë (KESH apo si e ka tani) e cila importon edhe eksporton energji në varësi të faktorëve të pranishëm, përfshi reshjet në vend (duke shmangur faktin se një pjesë e madhe e vendimeve shitblerjes të saj bëhen mbi konsiderata joekonomike dhe jo të interesit publik)./CNA
Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rri...
Sot më 26 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91.2 lek...
Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqipta...
Sot më 25 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.7 lek...
Sot më 24 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.2 lek...
Sot më 23 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.4 lek...
Gazetarja Dorina Azo është shprehur se largimet e padrejta...
Informacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mje...
Sot më 22 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.3 lek...
Ministrja e Ekomonisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u s...
Nëse doni të parkoni në kryeqytet, një mision që çdo ditë ...
Sot më 21 korrik, dollari amerikan blihet me 89.9 lekë dhe...
Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj fin...
Sot më 20 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Sot më 19 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.7 lek...
Sot më 18 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të p...
Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i ...
Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë...
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në filli...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...