“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Treguesit fiskalë të buxhetit fillestar 2024 të detajuara në baza mujore tregojnë se dhjetori, nëntori dhe marsi kanë pritshmëri më të larta për arkëtimin e të ardhurave gjatë këtij viti.
Mesatarja e arkëtimeve të të ardhurave buxhetore është mesatarisht 56 miliardë lekë në muaj, ndërsa në muajin dhjetor planifikohen të arkëtohen rreth 65 miliardë lekë, ose 630 milionë euro. Gjithashtu pritshmëritë për muajt mars dhe tetor janë më të larta se mesatarja vjetore, përkatësisht me 58.4 dhe 59,9 miliardë lekë.
Në anën tjetër janari, shkurti dhe maji kanë plan të ardhurash më të ulët se mesatarja vjetore. Në shkurt planifikohen të arkëtohen 45,5 miliardë lekë dhe maj 53,9 miliardë lekë.
Kalanderi vjetor i arkëtimeve buxhetore po ndjek ciklin e ekonomisë. Të ardhurat më të larta përkojnë me fluksin e aktivitetit ekonomik, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit. Pas qershorit deri në dhjetor ekonomia dhe qarkullimi nxiten nga turizmi, sezoni i prodhimeve bujqësore, ndryshe nga muajt e parë të vitit.
Zgjatja e sezonit turistik vitin e kaluar deri në vjeshtën e vonë pritet të vijojë më të njëjtat ritme edhe këtë vit, duke shtyrë qeverinë që të kenë pritshmëri të larta në arkëtime deri në fund të vitit për të kulmuar në dhjetor. Ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë, festat e fundvitit nxisin konsum jo të zakontë që përkthehet edhe në të ardhura më të larta në buxhet. Në këtë muaj plani i të ardhurave është 15 % më i lartë se mesatarja vjetore.

Teksa qeveria e ka shpërndarë në mënyrë të harmonizuar vjeljen e të ardhurave sipas muajve, nuk vepron në të njëjtën mënyrë edhe me shpenzimet publike.
Shpenzimet buxhetore janë mesatarisht afërsisht 61 miliardë lekë në muaj këtë vit, por në dhjetor ato janë planifikuar 106,3 miliardë lekë. Kjo shumë përfaqëson 14,4 % të shpenzimeve totale buxhetore. Por duke qenë se në krahun e shpenzimeve plani buxhetor nuk respektohet, në muajin dhjetor akumulohet një shumë edhe më e madhe për t'u shpenzuar.
Investimet buxhetore janë zëri më produktiv në buxhet, pasi nëpërmjet tyre qeveria rrit vlerën e shtuar në ekonomi duke përmirësuar infrastrukturën në rrugë, ujësjellës, linjat e energjisë etj., por përqendrimi i tyre në dy muajt e fundit ngre shqetësimet për eficiencën e përdorimit të fondeve.
Vitin e kaluar Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Financave kërkoi që institucionet duhet të fokusohen në marrjen e masave për realizimin e këtij treguesi pasi mungesa e injektimit të likuiditetit në ekonomi ndikon ndjeshëm në sigurimin e mirëqenies në vend, në mosstimulimin e rritjes ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës apo të ardhurat nga tatimet e taksat./ Monitor.al
Miliona euro investime në impiantet dhe fabrikat e prodhim...
Përqendrimi i tregut bankar te bankat më të mëdha pëso...
Bebet e lindura në vitin 2023 shënuan rënie me rreth 10 pë...
Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet m...
Sot, më 12 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të le...
Qiratë mujore në kryeqytet e rrethe të tjera, sidomos në b...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të pal...
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 10 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fil...
Sot, më 9 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7...
Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për ...
Sot, më 8 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pa...
Është 8 Marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për n...
Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkoll...
Sot, më 7 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...