Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira përmes "AirBnB" apo "Booking" për qëllime turistike, nuk do të ketë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si strukturë akomoduese, pasi ofron aktivitet sezonal (2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festën e Krishtlindjes).
Ministria e Financave propozoi këtë lehtësi në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, duke ndryshuar draftin fillestar të projektligjit për turizmin, që parashikonte regjistrimin e çdo njësie në QKB.
Detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh, ata që kanë “Struktura akomoduese të trashëgimisë kulturore” dhe “Hoteli i shpërndarë” i cili është i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik.
Individët apo qytetarët që i përkasin kësaj kategorie do të duhet të marrin në Ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës.
“Individi qiradhënës për kategoritë, dhomë, apartament apo vilë përpara ushtrimit të aktivitetit paraqet pranë Ministrisë së Turizmit kërkesën për certifikatë kategorizimi sipas kritereve të përcaktuara. Ne e gjejmë pak të shpejtë regjistrimin e këtyre kategorive si një biznes. Ne kemi shumë individë që japin ambientet e tyre si dhomë, vilë apo apartament me qira dhe nuk i japin me qëllime turizmi gjithë kohës dhe për një periudhë të caktuar i japin me qira.
Propozimi i Ministrisë së Financave vetëm për ata individë që kanë një apartament, kanë një vilë, apo një dhomë dhe e japin me qira për qëllime turistike, të mos regjistrohen në QKB si biznes, por t'i japin apartamentet me qira në periudha të caktuara, të paguajnë detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës së të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajiset me një NIPT dhe të marrë ngarkesa të tjera fiskale siç mund të jetë pagesa e kontributeve apo edhe të tjera detyrime që i shtohen nga pushteti vendor. Pra për këtë kategori të bëhet ky lehtësim”, tha zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.
Drafti parashikon që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimit gjobiten nga 20-50 mijë lekë. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin veror.
Me miratimin e ndryshimeve në projektligjin për turizmin, gjoba për strukturat akomoduese që nuk deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, rezidencën, gjininë dhe moshën ulet nga 150 mijë në 100 mijë lekë./Monitor
Sot, më 6 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithsh...
Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen me rritje ...
Sot, më 5 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai...
Sot, më 4 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pan...
Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kalua...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Ng...
Sot, më 3 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Gazetari Klodian Tomori ka komentuar deklaratat e ish-mini...
Sot, më 2 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Ame...
Sot, më 1 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje ...
Rreth 15 milionë euro do të financohen për zbatimin e ...
Sot, më 29 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Depozitat kanë përshpejtuar ndjeshëm tendencën rritëse...
Sot, më 28 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...