Çmimet e apartamenteve në kryeqytet shtrenjtohen deri në 30% brenda një viti, kryeson periferia
Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Ng...

Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet në bare dhe restorante dhe për disa produkte të shportës ushqimore sipas bizneseve. Përmirësim të konsumit, sipas grosistëve, ka pasur për produktin e sheqerit, pas rënies së çmimit në tregjet e huaja.
Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka rënë 30%.
Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve. Në restorantet e kryeqytetit çmimet për person vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë.
Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Enri Jahja u shpreh më herët se përveç përfundimit të sezonit turistik, edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante. Sipas tij, kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante dhe vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante.

Jahja parashikon që me fillimin e verës, konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.
“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.
Në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e kafesë shënuan një rënie me 32%, duke zbritur në 363 ton, nga 534 ton që ishin vitin e kaluar.
Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se turizmi ka nxitur ndjeshëm konsumin e kafesë në vend. Në gusht dhe shtator, importet e kafesë u rritën përkatësisht me 68% dhe 29%, duke amortizuar rënien që u shënua në muajt e parë të vitit.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem shqetësues në vend. Teksa edhe këtë vit pritet një fluks i lartë turistësh strukturat turistike, nga hotelet te baret e restorantet po ankohen se nuk po gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e pritshme nga turistët.
Gjatë vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 10 milionë, me rritje 34% me bazë vjetore. Kërkesa e turistëve ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka amortizuar rënien e kërkesës nga konsumatorët vendas, si rrjedhojë e emigracionit të lartë, kryesisht të të rinjve.
Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar muajt e fundit, sërish ato vazhdojnë të shtrenjtohen.
Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë. Shtrenjtimi më i fortë ka ndodhur në Jug të vendit, për shkak të kërkesës së turistëve./ Monitor.al

Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Ng...
Sot, më 3 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Gazetari Klodian Tomori ka komentuar deklaratat e ish-mini...
Sot, më 2 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Ame...
Sot, më 1 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje ...
Rreth 15 milionë euro do të financohen për zbatimin e ...
Sot, më 29 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Depozitat kanë përshpejtuar ndjeshëm tendencën rritëse...
Sot, më 28 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime...
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar anulimin e ...
Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u ba...
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rë...
Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret n...
Sot, më 26 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 25 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Sot, më 24 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...