Euro nuk del nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 27 shkurt 2024
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...

Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u bashkuan këto ditë për të marrë çmime dysheme në negociata me grumbulluesit dhe eksportuesit.
Sezoni bujqësor ka nisur të japë prodhimet e para të serrave. Tani po vilen kastravecë, por çmimi i grumbulluesve arriti më pak se gjysma e kostos me vetëm 20 lekë për kilogram javën e kaluar.
Të ekspozuar ndaj çmimeve të tregut, pa mbështetje financiare nga qeveria fermerët provuan të bashkohen javën që kaloi për të vendosur një çmim dysheme për prodhimin e ri. Për dy ditë prodhuesit ranë dakord të mos vilnin duke bllokuar edhe eksportin. Në këtë mënyrë ato arritën të shisnin në fillim të kësaj javë me mbi 60 lekë për kilogram, gati dyfishi në krahasim me javën e mëparshme.
“Ka një deformim të tregut dhe çmimit gjithmonë në dëm të prodhuesit. Përveç eksportuesve ka disa grumbullues ndërmjetës. Këto arrijnë të përçajnë fermerët duke dhënë çmime të ulëta, pasi prodhimi nuk pret, duhet të vilet menjëherë. Fermerët nën presionin për të shitur sa më parë se ndryshe thellohet humbja, pranojnë çmime të cilat nuk mbulojnë as kostot” Tha Mariglen Ziu një fermer më përvojë të gjatë të kultivimit në sera në zonën Samaticës në Berat.
Ziu tha se bashkimi më fermerët e tjerë për të negociuar çmimet e shitjes ishte një precedent që mund të vlejë për herët e tjera.
Vitin e kaluar perimet e serrave kastraveci dhe domatja u eksportuan me çmime mjaft të larta mbi 100 lekë për kilogram, për shkak të mungesës së prodhimit në Spanjë dhe Itali. Nisur nga fitimet e vitit të kaluar fermerët zgjeruan sipërfaqet e serrave këtë vit, por çmimet me shumicë nuk janë si të vjetshmet, por shumë më të ulëta.
“Kemi marrë informacione se këtë vit çmimet e perimeve në tregjet Evropës janë më të ulëta, por ne jemi totalisht me humbje nëse e shesim një kilogram kastravec më pak se 70 lekë”, tha fermeri Ziu.
Fermerët shqiptarë ndryshe nga ata të Rajonit dhe Evropës nuk përfitojnë mbështetje direkte nga qeveria, por vendi ynë ka avantazhin gjeografik që nis sezonin e prodhimit së paku 20 ditë para vendeve të tjera të Rajonit, duke përfituar çmime më të larta eksporti në këtë periudhë. Mirëpo strukturat e brendshme të tregut vuajnë nga mbikëqyrja dhe spekulimi i lartë duke bërë që të gjitha anomalitë e zinxhirit bujqësor të bien mbi prodhuesin.
Bujqësia shqiptare në përgjithësi vuan nga kostot e larta të prodhimit, për shkak të fragmentimit të lartë të tokës dhe mungesës së mekanizimit, kostot e larta të imputeve etj.
Këto kosto nuk zbuten as nga subvencionet e qeverisë si në vendet e tjera. Kjo ecuri është duke i bërë prodhimet shqiptare jokonkurruese me importin, teksa eksportet kanë nisur tkurrjen e shpejtë. Në janar 2024 eksporti i perimeve shënoi rënie vjetore me 20%, ndërsa importet në ketë grup u rriten me 80%./ Revista Monitor
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rë...
Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret n...
Sot, më 26 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 25 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Sot, më 24 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të ...
Në të paktën tetë bashki të audituara nga Kontrolli i ...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare ...
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...