Sektori bankar zgjeroi investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare edhe në 2023-shin
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...

Në të paktën tetë bashki të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit procedurat që janë ndjekur për lejet e ndërtimit, plotësimi i dokumentacionit, respektimi i pagesës së detyrimeve apo përmbushja e kritereve teknike dhe urbane ka shfaqur probleme në një apo disa aspekte. Të publikuara së fundmi raportet e auditit kanë marrë në analizë bashkinë Vorë për të cilën nënvizohet se për disa objekte nuk janë respektuar distancat minimale nga objekti në objekt dhe për këtë janë sjellë edhe rastet konkrete.
Ndërkohë edhe një tjetër bashki, ajo e Pogradecit, duket se ka të njëjtin problem. Raporti i auditit nënvizon se lejet e ndërtimit të audituara janë miratuar në mospërmbushje të dokumentacionit të rregullt sektorial për ndërtimin, duke evidentuar mangësi që lidhen me treguesit e distancave ndërmjet ndërtimeve dhe pronave.
Për Bashkinë Mirditë sa u takon lejeve problematika e evidentuar lidhet me dokumentet që nuk janë të nënshkruara elektonikisht. “Nga DPKZHT dhe Bashkia Mirditë të merren masa për të kontrolluar nënshkrimin elektronik në të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në sistemin e-lejet, të vërtetojë nëse këto dokumente janë nënshkruar ose jo elektronikisht, nëse ky nënshkrim është kryer sipas përcaktimeve ligjore dhe nëse është kryer nga personat përgjegjës për hartimin e këtyre dokumenteve” thuhet në raport.
Për bashkinë Selenicë problematika sa u takon lejeve ka të bëjë me komunikimin institucional ku sipas raportit nuk është saktësuar se cilat sipërfaqe kanë kaluar për ndërtim objektesh.
“Drejtoria e MTPM, Bordit të Kullimit, Pyjeve dhe Kullotave nuk ka bashkëpunuar me DPZHT Bashkia Selenicë, për të marrë informacion lidhur me sipërfaqet që kanë kaluar për ndërtim objektesh, si dhe nga ASHK për ato sipërfaqe me transaksion për shitje tokash apo për regjistrim të lejeve të ndërtimit” thuhet në raport.
Edhe për Bashkinë Klos KLSH ka konstatuar se ka problematika me afatet kohore të shqyrtimit të dokumentacionit për lejet si dhe distancat minimale.
“Nga DPZHT Klos të merren masa që lejet e ndërtimit të miratuara të jenë në përputhje dhe të respektojnë distancat minimale të lejuara ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës. Nga Bashkia Klos të merren masa për shqyrtimin brenda afateve kohore të kërkesave për pajisje me leje ndërtimi. -Nga Bashkia Klos të merren masa për respektimin e të gjitha kritereve të përcaktuara, për rregullimin e veprimtarisë ndërtimore të subjekteve zhvilluese” rekomandon KLSH.
Për Bashkinë Delvinë KLSH ka konstatuar se gjatë auditimit të rasteve konkrete distancat ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës nuk janë respektuar sipas kritereve të Rregullores së Zhvillimit të Territorit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Delvinë. Po kështu mungon dokumentacioni shoqërues si dhe projektet teknike, që në tërësinë e tyre, përbëjnë projektin ndërtimor, siç janë relacioni teknik për projektin e mbrojtjes nga zjarri, studimi sizmik dhe gjeologjik, projekti i instalimeve të ngrohje-ftohjes, si dhe raporti i auditimit të eficiencës energjetike.
Në Bashkinë Tropojë auditimi ka dalë në konkluzionin se gjatë viteve 2021-2022 nuk është miratuar Leje Ndërtimi për subjekte private në pronë shtetërore. Të gjitha lejet e miratuara kanë qenë në truall privat të personave apo subjekteve që kanë aplikuar dhe janë pajisur me leje ndërtimi.
Për Kukësin KLSH ka vlerësuar në raport se janë konstatuar anomali në fushën e lejeve të ndërtimit dhe zbatimit të tyre në teren. “Në 2 raste plan vendosja e paraqitur nuk është në përputhje me projektin e miratuar. Në 2 raste nuk janë respektuar distancat minimale ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës. Në 1 raste dokumentacioni i ngarkuar në sistemin e-leje, paraqitet me deviacione të sipërfaqes ekzistuese të truallit para miratimit të shtesës për leje. Në 2 raste realizimi i punimeve të ndërtimit nuk është në përputhje me leken e ndërtimit të miratuar” thuhet në dokument./Monitor
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare ...
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...