Asnjë përmirësim në valutë/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2024
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...

Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por nuk kursehen aspak kur bëhet fjalë për të ndërtuar, sidomos banesa, duke ia kaluar çdo shteti tjetër të Evropës.
Të dhënat e Eurostat që llogarisin shpenzimet nominale si përqindje ndaj prodhimit të brendshëm bruto (PBB), apo asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022-shin, për Shqipërinë ishin sa 18.8% e PBB-së, nga 11.3% që është mesatarja e Bashkimit Evropian.
Në këto nivele, Shqipëria renditet e para në Europë. Nga vendet e rajonit, pas nesh renditet Maqedonia e Veriut (13.2%), Mali i Zi (12.7%), Bosnjë Hercegovina 11.7% dhe e fundit është Serbia me 10.2%.
Treguesi llogaritet si pjesë e Formimit bruto të kapitalit fiks, që mat investimet e rezidentëve në asete fikse. Ai përfshin ndërtimet inxhinierike dhe rezidenciale si dhe blerjet e impianteve, makinerive dhe pajisjeve, programe kompjuterike. Të dhënat e tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në ndërtim, dominojnë banesat rezidenciale, me 60% të totalit të shpenzimeve për ndërtim.
Në të kundërt, investimet për makineri e pajisje, që janë të domosdoshme për ecjen përpara të ndërmarrjeve pasi ndikojnë pozitivisht në rritjen e produktivitetit janë më të ulëtat në Evropë. Po Sipas Eurostat. Në vitin 2022, shpenzimet për makineri e pajisje ishin 4.1% e PBB-së në Shqipëri, e dyta më e ulëta në Europë. Në Serbi, ky tregues është 8.9% e PBB-së, në Mal të Zi 7.9%, në Bosnjë Hercegovinë 9.5%, në Maqedoninë e Veriut 7.5%.

Përkundrejt tendencës në tkurrje të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardhurave zyrtare, sektori i ndërtimit rezidencial po vijon aktivitetin, sidomos në kryeqytet. Në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord në dekadën e fundit.
Ndonëse kërkesa nuk duket se premton shumë, kompanitë e ndërtimit nuk tërhiqen. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa ishte rreth 1.8 milionë m2, niveli më i lartë rekord.
Të dhëna të tjera të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2021, tregojnë se formimi bruto i kapitalit fiks për ndërtesa për banim, i cili mat investimet e rezidentëve për banesa, arriti në 209 miliardë lekë (rreth 1.8 miliardë euro), që është niveli historik më i lartë rekord, duke ia kaluar vitit 2006, kur ishte arritur kulmi i ciklit të parë të rritjes së sektorit, që ishte nxitur nga zhvendosje masive të popullsisë pas viteve ‘90.
Më pas, ndërtimet hynë në një cikël rënieje, që zgjati deri në 2016-n. Pas këtij viti filloi sërish cikli i rritjes, këtë herë jo i nxitur nga zhvendosjet e popullsisë, sesa nga orientimi i kapitaleve të lira në këtë sektor, që është ndër më fitimprurësit në ekonomi./ Monitor.al
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku pr...
Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popu...
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në...
Sot, më 16 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritj...
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj adm...
Sot, më 15 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Teksa pas dy vitesh, inflacioni ka pësuar rënien më të...
Sot, më 14 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsideroh...
Ritmet e rritjes së çmimeve u zbutën në janar, teksa infla...
Punësimi në sektorin bankar arriti numrin më të lartë hist...
Sot, më 13 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
CNA ka hapur një sondazh ku kërkon të dijë qëndrimin e qyt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...