"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 23 shkurt 2024
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit të kaluar arritën vlerën e 83 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 4%.
Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte disa herë më e lartë. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit euro-lekë pësoi rënie me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë. E pastruar nga efekti i kursit, rritja e investimit të bankave në Eurobonde do të ishte rreth 13%.
Zhvlerësimi i euros megjithatë ka bërë pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar të mbetet pothuajse e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit 2022, me 4.2% të aktiveve totale të sektorit.
Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.4% të vlerës totale të aktiveve, me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Qeveria shqiptare emetoi Eurobondin e gjashtë në qershor të vitit të kaluar, me vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe afat maturimi 5-vjeçar. Megjithatë, në një masë të madhe investimet e bankave në Eurobonde kryhen nëpërmjet blerjeve në tregun dytësor.
Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit, për disa arsye. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.
Paralelisht, rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në dhjetor 2023, depozitat në euro rezultuan në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, kreditimi i sektorit privat vitin e kaluar pati një zhvendosje të ndjeshme drejt Lekut, për shkak të normave më të ulëta të interesit. Madje, shumë huamarrës vendosën të konvertonin kreditë e tyre nga euro në lekë, për shkak të interesave të favorshme, por edhe kursit të ulët të këmbimit.
Edhe kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë në euro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar./ Monitor.al
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare ...
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...