"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...

Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat.
Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021.
Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e së cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime.
Në Evropë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%.
Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.
Ndërsa shqiptarët nuk renditen të parët në Evropë për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, ata mbajnë rekordin për pamundësinë financiare për të kaluar të paktën një natë jashtë shtëpisë.
Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Evropë. 3.2% cituan arsyet shëndetësore, 6.1% ato familjare, ndërsa 16.8% për shkak se ishin të angazhuar me punë apo me studime.

Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare.
Edhe rumunët cituan arsye të tilla si puna e shkolla (26.8%), apo çështjet familjare (12.1%), ndërsa 54.2% nuk lëviznin për arsye financiare.
Më të ngrohtë xhepin e kanë finlandezët, me vetëm 18.8% të tyre që thanë se nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar jashtë shtëpisë.
Edhe për grupmoshat mbi 65% Shqipëria mban rekordin për pamundësinë financiare. 50% e të moshuarve thanë se nuk munden, ndërsa 38% cituan arsye të shëndetit. Në kontrast me shtetet e tjera, arsyeja kryesore që mbizotëron është ajo e shëndetit.
Dalja në pension është një periudhë që nga shumëkush në Evropë shfrytëzohet për të udhëtuar jashtë shtëpisë, apo vizituar vendet që kanë ëndërruar gjithnjë. P.sh., të dhënat e Eurostat tregojnë se në Norvegji, vetëm 17% e personave që janë mbi 65 vjeç nuk kanë bërë pushime në vitin 2022.
Në kontrast, në Shqipëri gati 72% e personave mbi 65 vjeç nuk bëjnë pushime jashtë shtëpisë. Ndër më të lartat në Evropë. Rekordin në Evropë e mbajnë sërish bullgarët dhe rumunët me rreth 85-88%.

Në Shqipëri, grupmosha që udhëton më shumë është midis 25-34 vjeç, ku pesha e atyre që nuk kanë kaluar një natë jashtë shtëpisë është 37.8%, më e ulët nga të gjitha grupmoshat e tjera. Pas tyre renditet grupi nga 35-44 vjeç, me 43.3%.
Të rinjtë shqiptarë (15-24 vjeç) janë ndër ata që udhëtojnë më pak, me 50.6% që nuk kanë kaluar asnjë natë jashtë shtëpisë, përkundrejt psh, holandezëve dhe norvegjezëve që e kanë këtë peshë më të ulëtën në Evropë me 11.2%.
Duket se shqiptarët duan shumë të udhëtojnë e pushojnë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Ndërsa janë të parët në Evropë që nuk kanë mjete financiare të kalojnë të paktën një natë jashtë shtëpisë, vetëm 3.7% e tyre thanë se nuk kanë interes që të bëjnë pushime, e dyta më e ulëta pas Danimarkës, me 1.1%.
Mungesën më të lartë të interesit për të pushuar e udhëtuar e kanë portugezët, me 64%, të ndjekur nga suedezët, me 58% dhe finlandezët me 29%./ Monitor.al
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku pr...
Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popu...
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në...
Sot, më 16 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritj...
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj adm...
Sot, më 15 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Teksa pas dy vitesh, inflacioni ka pësuar rënien më të...
Sot, më 14 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsideroh...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...