Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në dhjetor dhe prekën nivelin më të ulët të të gjithë vitit 2023. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në dhjetor të vitit të kaluar zbriti në 4.85%.
Ky nivel është vetëm 0.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022. Por, nga ana tjetër, normat e interesit në muajt e fundit të vitit ndoqën një tendencë të vazhdueshme në rënie, duke nxitur rritje të ndjeshme të kreditimit në monedhën vendase.
Për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022. Jo rastësisht rritja e kredisë së re erdhi e gjitha në lekë.
Vitin e kaluar, sektori bankar disbursoi 179.7 miliardë lekë kredi të reja në monedhën vendase, me rritje prej pothuajse 35% krahasuar me një vit më parë.
Veç kredidhënies së re, shifrat e kredisë në lekë përfshijnë edhe një vlerë të konsiderueshme të huave në valutë që kredimarrësit vendosin t’i konvertojnë në monedhën vendase, për shkak të kursit të ulët të këmbimit dhe normave më të favorshme të interesit.
Shifrat e rritjes janë edhe më të larta në segmentin specifik të kredisë për shtëpi. Kredia e re për blerje banesash vitin e kaluar arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh.
Normat relativisht të ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi të rritet sidomos në monedhën vendase. Kredia e re për shtëpi në lekë vitin e kaluar arriti në 30.2 miliardë lekë, në rritje me 36% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 62% të disbursimeve të reja për këtë produkt.
Frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ndikoi në korrektimin e rritjes tepër të lartë që yield-et e bonove dhe obligacioneve kishin shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Yield-et pësuan rënie në gjysmën e parë të vitit 2023, ndërsa ishin në përgjithësi të qëndrueshme në pjesën e dytë, sidomos për instrumentet afatshkurtra. Kjo solli një ndikim direkt edhe në interesat e kredive në lekë, që në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi interesin e bonove të thesarit.
Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro arriti në 5.2% në dhjetor 2023, nga 4.44% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Te kredia në euro gjatë vitit të kaluar u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Evropiane dhe rritjen e treguesit benchmark, Euriborit 12-mujor.
Diferenca mes normës mesatare të interesit për kreditë në euro dhe ato në lekë arriti nivelin më të lartë historik, me 0.35 pikë përqindje më shumë.
Sidoqoftë, për huamarrësit me të ardhura në lekë, rritja e normave të interesit të euros është balancuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një rënie vjetore me 9.1%.
Historikisht, normat e interesit për kreditë në euro kanë qenë më të ulëta se ato në lekë, duke reflektuar sidomos normat më të ulëta që ka aplikuar Banka Qendrore Evropiane. Por, vitin e kaluar raportet ndryshuan. Banka Qendrore Evropiane ndërmori një rritje agresive të normave të interesit deri në nivelin maksimal historik prej 4.5%. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë e ngadalësoi rritjen dhe e mbylli vitin në nivelin 3.25%./ Revista Monitor
Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret n...
Sot, më 26 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 25 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Sot, më 24 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të ...
Në të paktën tetë bashki të audituara nga Kontrolli i ...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare ...
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...