Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tregtuesve fiskalë të qeverisë, të raportuar nga Banka e Shqipërisë, vlera e shpenzimeve kapitale ishte 0 lekë. Të paktën që prej dhjetorit 1997, kjo është hera e parë që zëri i shpenzimeve kapitale mujore në buxhet shënon nivelin 0.
Në fakt, tendenca e vlerës së investimeve publike në muajin janar është në rënie për të tretin vit radhazi. Nga pothuajse dy miliardë lekë në vitin 2021, shpenzimet kapitale për muajin janar zbritën deri në 649 milionë lekë në janar 2023. Ndërkohë, këtë vit shpenzimet kapitale kanë prekur nivelin më të ulët të mundshëm, në vlerën zero.
Paralelisht me stopimin e shpenzimeve kapitale, buxheti për janarin raportoi një rritje të ndjeshme të shpenzimeve korrente, me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ashtu siç pritej, edhe për janarin buxheti i shtetit rezultoi me suficit, për një vlerë prej 15.8 miliardë lekësh, në rritje me 2.9% krahasuar me janarin e vitit 2023.
Paaftësia për të shpërndarë në një mënyrë relativisht të balancuar shpenzimet kapitale është një tendencë historike për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Por, kjo tendencë po theksohet edhe më shumë në vitet e fundit. Në vitet 2022 dhe 2023, i gjithë deficiti buxhetor vjetor u shpenzua në muajin dhjetor.
Përqendrimi i fortë i shpenzimeve buxhetore dhe kryesisht atyre kapitale në muajt e fundit, në mos në muajin e fundit të vitit, ka implikime jo vetëm në ecurinë e treguesve fiskalë të qeverisë, por edhe në bilancet e sektorit privat dhe në indikatorë të rëndësishëm të tregut financiar.
Gjatë vitit të kaluar, suficiti buxhetor rekord i grumbulluar ndikoi në stanjacionin e depozitave bankare në lekë, të paktën deri në muajin nëntor. Gjithashtu, suficiti i lartë i qeverisë krijoi boshllëk të konsiderueshëm likuiditeti në sektorin bankar dhe diktoi nevojën për të rritur përdorimin e instrumenteve të likuiditetit të ofruara nga Banka e Shqipërisë, kryesisht marrëveshjeve të anasjella të riblerjes.
Shtrëngimi i likuiditetit në Lekë në sektorin financiar vlerësohet se ka pasur ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor. Pjesërisht, forcimi i paprecedent i lekut ndaj euros gjatë vitit 2023 u ndikua edhe nga ky faktor.
Ekzistenca e një mospërputhjeje të konsiderueshme mes kohës së huamarrjes publike, nëpërmjet emetimit periodik të titujve të borxhit dhe kohës së kryerjes së shpenzimeve publike, rezulton në teprica të mëdha likuiditeti në llogaritë e qeverisë dhe rritje të shpenzimeve për interesa. Kjo çështje është nënvizuar edhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas aktit normativ të muajit shkurt, shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për këtë vit parashikohen në vlerën e 135.6 miliardë lekëve ose sa 5.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlera e investimeve publike pritet të rritet me 14% krahasuar vitin 2023./Monitor
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar anulimin e ...
Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u ba...
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rë...
Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret n...
Sot, më 26 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 25 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Sot, më 24 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të ...
Në të paktën tetë bashki të audituara nga Kontrolli i ...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Sot, më 23 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare ...
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...