“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen me rritje të kostove të prodhimit në tremujorin e katërt të 2023-shit, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se një vit më parë.
E njëjta tendencë ka qenë edhe për subjektet ndërtuese. Ndërsa zhvlerësimi i euros dhe inflacioni më i ulët në Evropë kanë ndikuar në rënien e çmimeve të importit.
Vijon rritja e kostove të ndërtimit
Kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e katërt 2023. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2023 arriti 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2023 është 4,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,0%.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 9,0%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,5%, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 3,9% secili, “Shpenzime materiale” me 3,3% dhe “Shpenzime makinerie” me 1,5%.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4,4%, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 3,4% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,1%.
Prodhuesit përballen me kosto të larta
Krahas mungesës së fuqisë punëtore, bizneset po përballen dhe me rritje të vazhdueshme të kostove.
Në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131,6 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 3,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 21,4%.
Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7,5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4,5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,7% dhe “Industri përpunuese” me 1,5%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 5,8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4,5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,4%, “Prodhimi i mobiljeve” me 3,4%, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3,3%, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,7%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3,3%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,5%, etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje me 4,2%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11,0%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 6,4%, “Industria Përpunuese” me 1,9% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje prej 1,1%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 14,0%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 1,1%. Nga ana tjetër, seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 1,1%, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 1,0%.
Ulet indeksi i çmimeve të importit
Produktet e importit janë bërë më të lira. Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111,9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë, njoftoi INSTAT. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6,7%. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin e tretë 2023 është -0,4%.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3,6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,0% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2,1%. Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 90,6% ,shënuan një ulje prej 0,3%.
Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,9%, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3,2%, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,9% secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,8%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1,8%, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3,1%./Monitor
Sot, më 5 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai...
Sot, më 4 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pan...
Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kalua...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë vetëm po shtrenjtohen. Ng...
Sot, më 3 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Gazetari Klodian Tomori ka komentuar deklaratat e ish-mini...
Sot, më 2 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
IRS (Autoriteti Tatimor i Shteteve të Bashkuara të Ame...
Sot, më 1 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike panë rritje ...
Rreth 15 milionë euro do të financohen për zbatimin e ...
Sot, më 29 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Depozitat kanë përshpejtuar ndjeshëm tendencën rritëse...
Sot, më 28 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime...
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar anulimin e ...
Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u ba...
Sot, më 27 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...