“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 11 mars 2024
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...

Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 342 miliardë lekë ose pothuajse 3.3 miliardë euro në fund të vitit të kaluar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me pothuajse 23% gjatë vitit 2023. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë. Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset. Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën 48% të portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë.
Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.
Në tetor të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rregullore formalizon, standardizon si dhe zgjeron të dhënat që mblidhen nga bankat dhe subjektet kredidhënëse lidhur me treguesit e standardeve që ato përdorin për ekspozimin ndaj pronave të paluajtshme rezidenciale dhe tregtare. Gjithashtu, rregullorja ofron mundësinë që Banka e Shqipërisë të përdorë këta tregues si instrumente të politikës makroprudenciale, kur është e nevojshme për të zbutur rreziqet që shoqërojnë këto ekspozime nëse vlerësohen në nivele të larta.
Në rastin e huave për pasuri të paluajtshme rezidenciale, subjektet huadhënës duhet të sigurojnë detajimet dhe klasifikimet e nevojshme të të dhënave për çdo hua të tillë, në mënyrë që të identifikojnë dhe të monitorojnë treguesit e ekspozimit të tyre, ndaj tregut të pasurive të paluajtshme rezidenciale.Në deklaratën e fundit të janarit 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i sugjeronte Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Bordi Ekzekutiv i FMN në deklaratë vlerësonte se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.
Rregullorja “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, e miratuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2019, parashikon, mes të tjerash, edhe aplikimin e mundshëm të një shtese kundërciklike, si instrument për të frenuar një rritje tepër të shpejtë të kreditimit për ekonominë.
Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk ka aplikuar shtesë kundërciklike kapitali dhe kjo u konfirmua edhe në vendimin e fundit të Guvernatorit, të datës 27 dhjetor 2023.
Vendimi për apiklimin e një shtese të tillë merret nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë me frekuencë tremujore, mbështetur në analizën e devijimit të raportit të kredisë ndaj PBB-së ndaj mesatares afatgjatë. Sipas rregullores, kriteri bazë për aplikimin e një shtese kundërciklike do të ishte devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë me më shumë se dy pikë përqindje. Niveli më i fundit prej -8.12% është ende shumë larg këtij pragu.
Megjithatë, si plotësues të këtij treguesi parësor në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, shërbejnë disa elementë të tjerë, të grupuar tek treguesi i paralajmërimit të hershëm dhe që sinjalizojnë zhvillimet në kreditim dhe në aktivet jofinanciare, konkretisht tregun e pasurive të paluajtshme.
Këtu përfshihen rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë. Këta tregues përmblidhen në indeksin e Treguesit të Paralajmërimit të Hershëm (TPHP). Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.51, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.49) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues (0.5).
Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN duket se mbështeten pikërisht tek treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre./ Revista Monitor
Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Sot, më 10 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Nazmia punon në sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fil...
Sot, më 9 mars 2024, në tregun valutor dollari amerika...
Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7...
Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për ...
Sot, më 8 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pa...
Është 8 Marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për n...
Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkoll...
Sot, më 7 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira...
Sot, më 6 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithsh...
Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen me rritje ...
Sot, më 5 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai...
Sot, më 4 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan bl...
Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pan...
Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kalua...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...