Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në Konferencën e Ambasadorëve të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me temë “Shqipëria 2030 në Evropë, e ndërlidhur me botën”.
Gjatë diskutimit të tij, Guvernatori u ndal në një nga arritjet e vendit drejt integrimit në tregun europian: pranimin e Shqipërisë në juridiksionin e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro, apo siç njihet ndryshe, zona SEPA. Ai theksoi se përfshirja e Shqipërisë në SEPA konfirmon nivelin e lartë të pajtueshmërisë ligjore të vendit tonë me atë të Bashkimit Europian, në fushën e pagesave dhe të mbikëqyrjes financiare.
Guvernatori u shpreh se të gjitha bankat e vendit janë regjistruar në listën e institucioneve që mund të operojnë në skemat SEPA dhe, që prej datës 7 tetor, qytetarët shqiptarë do të mund të kryejnë transaksione ndërkufitare me vendet anëtare. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë vitit të parë të anëtarësimit, bizneset dhe qytetarët shqiptarë do të kursejnë rreth 20 milionë euro, si rezultat i uljes së komisioneve bankare.
Në këtë kontekst, Guvernatori solli në vëmendje ndikimin e drejtpërdrejtë të SEPA-s mbi sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. Tregtia me Bashkimin Europian, ku Shqipëria eksporton rreth 70% të mallrave dhe shërbimeve të saj, do të bëhet më konkurruese dhe efikase falë thjeshtimit të proceseve financiare. Turizmi do të përfitojë nga mundësia që vizitorët evropianë të përdorin shërbimet e tyre bankare në Shqipëri, me kushte të njohura dhe të favorshme. Remitancat, të cilat kalojnë shifrën 1 miliard euro në vit, do të mbërrijnë më shpejt, më lirë dhe në mënyrë më të sigurt përmes kanaleve formale bankare, duke rritur transparencën dhe ulur përdorimin e kanaleve informale.
Gjithashtu, përfshirja në SEPA është një sinjal i fortë për investitorët e huaj, veçanërisht ata nga BE-ja, duke shërbyer si dëshmi për përputhjen e Shqipërisë me standardet evropiane të pagesave dhe forcimin e stabilitetit të saj financiar. Ai theksoi se ky zhvillim nuk është thjesht një hap teknik, por një katalizator për modernizimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare dhe për përparimin drejt një tregu financiar tërësisht të digjitalizuar e konkurrues.
Përtej zhvillimeve në fushën e sistemeve të pagesave, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
“Shqipëria ka pasur një ndër performancat më të mira ekonomike gjatë pesë viteve të fundit, jo vetëm në rajon, por edhe në kontekstin e përgjithshëm evropian. Stabiliteti monetar e ai financiar kanë mundësuar përballimin e goditjeve të pandemisë dhe të rritjes së shpejtë të çmimeve që pasoi luftën në Ukrainë, me kosto minimale dhe pa dëmtuar trendin pozitiv të zhvillimit.” – tha Guvernatori.
Një dëshmi tjetër e stabilitetit financiar të vendit janë dhe tre uljet e rrezikut të borxhit nga agjencitë prestigjioze Moody’s dhe Standard and Poors, që kanë rritur besimin e investitorëve he kanë ulur kostot e financimit në tregjet ndërkombëtare.
Së fundi, ai nënvizoi se investimet e huaja direkte kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, duke u dyfishuar në 10 vitet e fundit dhe arritur në nivelin e 15 miliardë eurove, ose rreth 60% të PBB-së, shpërndarë në një shumëllojshmëri sektorësh strategjikë.
Guvernatori ftoi të pranishmit të bëhen promotorë të investimit në Shqipëri, duke promovuar avantazhet që ofron vendi ynë dhe seriozitetin e autoriteteve shqiptare në krijimin e një mjedisi miqësor dhe të qëndrueshëm për investitorët. Sipas tij, potencialet e vendit tonë si burimet njerëzore e natyrore, pozicioni gjeografik, angazhimi i palëkundur dhe perspektiva konkrete për integrimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian, ofrojnë një paketë tërheqëse për investitorët e huaj.
“Integrimi evropian i Shqipërisë është një proces që kërkon përkushtim, vizion dhe besim. Banka e Shqipërisë është e vendosur të vazhdojë të japë kontributin e saj për modernizimin e ekonomisë dhe forcimin e infrastrukturës financiare, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një partner të barabartë në tregjet evropiane e më gjerë.” – u shpreh Guvernatori Sejko./Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi më datë...
Perspektiva ekonomike për Europën dhe zonën e euros është ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga stër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shitjet e fundvitit këtë vit pritet të jenë më të vakëta, ...
Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-D...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...