Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ndryshimet synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor dhe të forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e kapitalit fillestar, dokumentimin e burimit të kapitalit dhe kërkesat për ushtrimin e aktivitetit, me qëllim forcimin e kërkesave rregullatore, që, ndër të tjera, adresojnë edhe hyrjen dhe operimin në treg të subjekteve që plotësojnë kushtet e nevojshme të qëndrueshmërisë financiare, përshtatshmërisë dhe integritetit të strukturave të zotërimit të kapitalit, drejtimit të përgjegjshëm, si dhe zbatimit të kuadrit rregullator.
Rregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë. Çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit duhet të shoqërohet me paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të informacionit lidhur me burimin e krijimit të këtij kapitali.
Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimet e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital fillestar minimal ose si shtesë e mëvonshme e tij.
Gjithashtu, rregullorja vendos për herë të parë limite mbi veprimet në para fizike të kryera nga zyrat e këmbimit. Subjekti i licencuar, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së këmbimit valutor nuk do të lejohet të mbajë në arkë vlera monetare (cash) mbi baza ditore, më të larta se vlera e kapitalit fillestar minimal.
Gjithashtu, zyrat e këmbimit nuk do të lejohen të kryejnë transaksione në para fizike, të cilat tejkalojnë një shumë prej një milion lekësh ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, të kryera në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin. Transaksionet që tejkalojnë shumën një milion lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, duhet kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.
Në listën e institucioneve që do të konsultohen nga Banka e Shqipërisë gjatë shqyrtimit të kërkesës për licencim, do të shtohet edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, përveç institucioneve të tjera të parashikuara edhe në kuadrin ekzistues, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.
Përveç kërkesave të rregullores së mëparshme, rregullorja e re parashikon që në shqyrtimin e kërkesës për licencim të zyrës së këmbimit valutor Banka e Shqipërisë do të vlerësojë përshtatshmërinë, reputacionin e mirë dhe integritetin e aksionarit/ortakut, pronarit përfitues dhe administratorit të subjektit gjatë momentit të licencimit, si dhe sa herë që ka ndryshime në përbërjen e strukturës së pronësisë dhe organeve drejtuese gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
Një aksionar, pronar përfitues apo administrator do të konsiderohet të ketë reputacion të mirë, nëse respekton kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, përfshirë ato që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; nuk ka rekorde kriminale të lidhura me krime financiare, aktivitete të paligjshme ose shkelje të rënda ligjore; ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk është i përfshirë në çështje financiare ose ligjore të rëndësishme që mund të dëmtojnë reputacionin ose besueshmërinë dhe nuk është subjekt i hetimeve ose sanksioneve për mosrespektimin e kuadrit ligjor e rregullator të zbatueshëm.
Rregullorja parashikon gjithashtu rritje të vlerës maksimale të gjobës për shkeljet të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në rregulloren e mëparshme, gjobat për subjektin ose administratorin parashikoheshin nga 20 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ndërsa me rregulloren e re gjobat mund të arrijnë deri në 1 milion lekë.
Me rregulloren e mëparshme, Banka e Shqipërisë pezullon licencën e zyrës për 60 ditë, në rast se ka prova të besueshme që subjekti është përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me rregulloren e re, propozohet që pezullimi i licencës të bëhet pa afat.
Aktualisht në vendin tonë rezultojnë gjithsej të licencuara 604 zyra të këmbimit valutor.
Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 u vendosën masa administrative (gjoba) për 12 zyra këmbimit valutor dhe revokim licence për njërën prej tyre./ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në f...
Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord...
Ndryshimet klimatike do të japin efekte të shumta në sekto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për eko...
Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell k...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në muajin korrik të këtij viti, hynë në fuqi masat e vendo...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...