Zbulohet "projekti"/ "Kumbari" që i thotë f*ck you popullit të tij, kërkon të bëhet mbret
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...

Në muajin korrik të këtij viti, hynë në fuqi masat e vendosura nga Banka e Shqipërisë, për aplikimin e disa kritereve të detyrueshme të riskut në huadhënien për blerje të banesave nga individët.
Të dhënat e para të Bankës së Shqipërisë tregojnë se hyrja në fuqi e kufizimeve rregullatore nuk duket të ketë sjellë një efekt dramatik në frenimin e kredisë për shtëpi. Gjatë muajit korrik, sektori bankar dha rreth 4.65 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi. Huadhënia u rrit me 12.5% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Vlera e kredisë pësoi megjithatë një rënie të ndjeshme krahasuar me vlerën rekord prej 7.4 miliardë lekësh të muajit qershor; megjithatë, shifrat shumë të mëdha të huadhënies në qershor reflektuan kryesisht nxitimin për të kryer sa më shumë disbursime para hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
Duke filluar nga 1 korriku, bankat do të jenë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).
Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm.
Deri tani, kredia për shtëpi gjatë 2025 po shënon vlerat më të larta historike. Në shtatë muaj, bankat kanë dhënë gjithsej pothuajse 41 miliardë lekë kredi, në rritje me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Portofoli aktiv total në fund të korrikut arriti vlerën e 232 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me 17%. Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti./ Monitor.al

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të hua...
Për herë të parë në vitin 2024, një grup-profesion ka një ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit rad...
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hart...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivel...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...