Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.
Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.
Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.
Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.
Kjo do të thotë se pensionistët në qytete marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.
E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.
Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024 ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.
Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.
Një shkallë më e ulët zëvendësimi nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.
Rënia e shkallës së zëvendësimit është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.
Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.
Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.
Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit rad...
Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hart...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivel...
Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korri...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyr...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Eksportet e bostanorëve gjatë janar–qershor 2025 u rritën ...
Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronik...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Një projektligj i ri që është aktualisht në shqyrtim synon...
Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Europa, duke përfshirë BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicr...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...