Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-Durrës po rrit pabarazinë rajonale.
Rajoni Tiranë-Durrës është epiqendra e shërbimeve, financave, tregtisë, ndërtimit dhe gjithnjë e më shumë edhe e teknologjisë.
Në këtë rajon ndodhen qendrat kryesore tregtare dhe bizneset e mëdha, institucionet financiare, qeveritare dhe arsimore, porti më i madh i vendit dhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar.
Ky rajon tërheq më shumë investitorët e huaj dhe projektet publike. Në Tiranë-Durrës ushtronin aktivitet 58.2% e bizneseve aktive në vitin 2024 nga 57.5% në 2023, ndërsa 41.5 % e popullsisë së vendit jeton në këto dy qarqe, nga 41% në vitin 2023.
Ky përqendrim sjell rritje më të shpejtë ekonomike në këtë rajon, duke thelluar pabarazitë me qarqet e tjera, të cilat po bëhen më pak të qëndrueshme, teksa tokat bujqësore po braktisen dhe ka rënie të potencialit rural.
Sektori i bujqësisë hyri në vitin e pestë të rënies si pasojë e falimentimit të fermave të vogla rurale nga tkurrja e bujqësisë dhe mungesa e mbështetjes financiare.
Urbanizimi i përshpejtuar nuk po ndiqet nga planifikimi afatgjatë.
Qarkullimi rrugor është i mbingarkuar. Shërbimet publike si uji, energjia, transporti publik dhe mbetjet janë në kufi të kapaciteteve dhe ndotja e ajrit dhe menaxhimi i territorit janë kthyer në sfida madhore.
Autostrada Tiranë – Durrës është në gjendje të mjerueshme dhe gati e pakalueshme nga gropat nga mbikalimit i Rinasit deri në Durrës.
Në Tiranë dhe Durrës kostot e jetesës janë gjithashtu shumë më të larta veçanërisht në strehim. Përqendrimi i popullsisë dhe kërkesës në këto qytete ka rritur çmimet e qirave dhe banesave.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2014 deri më 2022, shpenzimet mujore të familjeve shqiptare në shkallë kombëtare u rritën mesatarisht me 27%. Nga ana tjetër, çmimet gjatë kësaj periudhe u rritën me 19.8% (inflacioni mesatar 2014-2022).
Të indeksuara me inflacionin, shpenzimet reale të familjeve shqiptare janë rritur me 7.2% gjatë periudhës në krahasim, por në qarqet e Veriut, ato janë ulur me rreth 10% sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve të INSTAT.
Në familjet e qarqeve të Veriut – Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër – rritja e shpenzimeve mujore ishte vetëm 11% nga 2014-2022, por duke qenë se gjatë kësaj periudhe, çmimet u rritën me 19.8%, konsumi mujor në familjet e Lezhës u ul me 15%, në ato të Shkodrës me 11.3% në të Dibrës me 10.1% dhe në Kukës, konsumi real për një familje u rrit me vetëm 2.6%.
Tirana kryeson për nga madhësia e shpenzimeve mujore të familjeve.
Në vitin 2022, një familje në kryeqytet shpenzoi mesatarisht 104,426 lekë në muaj, por shpenzimet reale të familjeve në kryeqytet u rritën me vetëm 8% ndërmjet 2014 dhe 2022.
Harta e rritjes së shpenzimeve të familjeve tregon zhvillim të pabarabartë ndërmjet rajoneve të vendit, që thellon më tej diferencat ekonomike, të cilat më pas bëhen shkak për zhvendosje të popullsisë nga këto vende.
Tregues të tjerë si Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve tregojnë se Rajoni i Veriut në dekadën e fundit u rrit me ritme shumë më të ulëta se rajoni i Qendrës dhe ai i Jugut.
Këto zhvillime shpjegojnë edhe largimin masiv të popullsisë nga zonat e Veriut sidomos të të rinjve, edhe pse qarqet kanë potencial të madh ende të pashfrytëzuar për turizmin malor./ Monitor.al
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në f...
Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord...
Ndryshimet klimatike do të japin efekte të shumta në sekto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për eko...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...