Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi më datë 3 shtator disa ndryshime në kuadrin e saj rregullator, që parashikojnë uljen e komisioneve për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare në euro.
Muajin e ardhshëm, pritet që bankat shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të Zonës Unike të Pagesave në euro (SEPA). Kjo pritet të sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat në nisje dhe në mbërritje në monedhën europiane.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë. Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në harkun e një dekade numri i këtyre transfertave është rritur më shumë se shtatë herë.
Në vlerë, ato arritën në afërsisht 1.71 trilionë lekë, me një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2023.
Struktura e transfertave ndërkombëtare të kryera në sektorin bankar shqiptar dominohet nga transfertat hyrëse, që në 2024 arritën në pothuajse 8.1 milionë, në rritje me 39.5% krahasuar me vitin 2023. Ato përbënin rreth 74% të totalit të transfertave ndërkombëtare.
Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë. Edhe për vitin 2024, rritja ishte mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.
Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 782.9 miliardë lekëve, në rritje me 42.7% krahasuar me një vit më parë.
Ndryshe nga sa ndodh me transfertat kombëtare, ato ndërkombëtare ngarkohen me komisione edhe në mbërritje. Sipas rregullave të reja miratuara nga Banka e Shqipërisë, pas tetorit, nëse banka aplikon komisione për tarifat e pagesave hyrëse SEPA hyrëse, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave dhe në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.
Transfertat ndërkombëtare dalëse, sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar arritën në 2.91 milionë, në rritje me 43% krahasuar me vitin 2023. Në vlerë, ato arritën shifrën e 924 miliardë lekëve, 17% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Aktualisht, transfertat ndërkombëtare kryhen nëpërmjet rrjetit të bankave korrespondente të bankave shqiptare. Kjo zgjidhje rezulton me komisione të larta dhe afate disaditore për kryerjen e transfertave. Pas muajit tetor, edhe komisionet ndërkombëtare që do të kryhen nëpërmjet sistemeve të SEPA do të jenë subjekt i niveleve maksimale të komisioneve, të vendosura nga Banka e Shqipërisë për transfertat kombëtare në euro.
Sipas ndryshimeve të miratuara në rregulloren, “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në euro”, komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, do të ulet nga 6 euro në 4 euro.
Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në lekë, edhe rregullorja për transfertat në euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.
Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.
Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike. Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA.
Përveç afërsisht transfertave ndërkombëtare, nivelet e reja të komisioneve prekin edhe transfertat kombëtare në euro, që vitin e kaluar ishin më shumë se 325 mijë./ Monitor.al
Perspektiva ekonomike për Europën dhe zonën e euros është ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga stër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shitjet e fundvitit këtë vit pritet të jenë më të vakëta, ...
Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-D...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...